Fjalët e para të Mbappes si lojtar i Realit (video)

16 korrik 2024 | 13:23

Kylian Mbappe është prezantuar te klubi i ri. Ai është shprehur tejet i lumtur që i është bashkuar Real Madridit.

“Është e pabesueshme që jam këtu”, kanë qenë fjalët e tij të para në gjuhën spanjolle në prezantim.

“Kam kaluar net të shumta pa fjetur duke ëndërruar se një ditë do të luaj për Real Madridin. Sot jam një person i lumtur”, ka thënë ai, dhe më pas ka puthur emblemën e Real Madridit.

Teksa ka falënderuar tifozët, Mbappe ka thënë se tani ëndërron ta lartësojë historinë e klubit.

“Premtoj se do të jap gjithçka për këtë klub dhe emblemë”, ka përfunduar ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka pritur në takim drejtorin…