Fjalët e para të Montellas si trajner i Sevillas
29 dhjetor 2017
| 21:11
Vicenzo Montella i është rikthyer punë së trajnerit.
Një muaj pas shkarkimit nga Milan, tekniku italian është bërë me skuadër të re.
Ai do të vazhdojë karrierën në La Liga, te skuadra e Sevillas. Montella në deklaratën e parë si trajner i skuadrës spanjolle, është deklaruar shumë i entuziazmuar, duke e pritur me padurim aventurën e re.
“Jam shumë i entuziazmuar, sepse gjithçka ndodhi shpejt dhe në mënyrë të papritur. Në La Liga luhet një futboll mjaft interesant, ku prioritet është edhe të argëtosh publikun, ndaj besoj se jam në vendin e duhur, për të aplikuar idetë e mia. Me Sevillan jam përballur kur isha trajner j Fiorentinës dhe kam mbresa mjaft të mira nga atmosfera në Andaluzi”, u shpreh Montella./Lajmi.net/