Fjalët e para të trajnerit të ri të Manchester United-it

29 nëntor 2021 | 14:04

Ralf Rangnick është zotuar se do të bëjë përpjekje të mëdha për ta bërë të suksesshëm këtë sezon për Manchester United-in, pasi është emërua në rolin e trajnerit të përkohshëm të “Djajve të Kuq”.

Gjermani 63-vjeçar do ta zëvendësojë Ole Gunnar Solskjaerin, i cili është shkarkuar më 21 nëntor pas humbjes turpëruese ndaj Watford-it.

Rangnick është larguar nga posti i shefit të sportit dhe zhvillimit në klubin rus, Lomotiv Moscow për t’iu bashkuar United-it.

Duke folur për uebsajtin e United-it, Rangnick ka thënë: “Jam i ngazëllyer që po i bashkohem Manchester Unitedit dhe i përqendruar për ta bërë të suksesshëm këtë sezon. Ekipi është i mbushur me talente dhe ka baraspeshë të madhe të rinisë dhe përvojës. Të gjitha përpjekjet e mia për gjashtë muajt e ardhshëm do të jenë t’i ndihmoj këta lojtarë ta përmbushin potencialin e tyre, individualisht dhe ç’është më e rëndësishmja si ekip”.

Pas përfundimit të këtij sezoni, Rangnick do të mbetet në United, por në rolin e këshilltarit për dy sezonet vijuese.

Ndeshja e parë e tij në stolin e United-it mund të jetë kundër Arsenalit në Premierligë më 2 dhjetor, nëse deri atëherë i lëshohet viza e punës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lottie Tomlinson është dukur sensacionale në bikine kreme derisa po…