Fjalët emocionuese të Rasim Selmanajt pas vdekjes së këngëtarit Jeton Kuçi
Deputeti i AAK-së, Rasim Selmanaj ka marrë pjesë në mbledhjen komemorative pas vdekjes së këngëtarit Jeton Kuçi.
Ai ka thënë se Jetoni ka qenë djal me vullnet dhe patriot.
Lexoni fjalimin e tij të plotë:
Kurrë s’më kishte shkuar mendja që unë do të flas në lamtumiren e fundit për djaloshin Deçanas , mikun e bashkudhëtarin e viteve të 90-ta , të atyre viteve të përplasura nënë okupimin serb, njeriun e sinqertë e të dashur , këngëtarin e talentuar Jeton Kuçi.
Ishin kohë të liga kur kishim formuar SHKA,, Jusuf Gërvalla’’ .
Si dhe ku e njoha Jetonin?
Ishte i ri , gati fëmijë kur e njoha në Shoqërinë Kulturo Artistike!
E shikoja në atë kohë më simpati sepse edhe mua ma ngriste moralin , kur shihja Jetonin një djalosh shumë i ri tek më një çifteli në dore këmbë vinte gjithandej fshatrave të komunës tonë , për të marrë pjesë në manifestimet me karakter kombëtar.
Vullnetin , patriotizmin dhe guximin e tij me kohë i kuptova se i ka traditë nga familja , ngase jo rastësisht krejt djemtë e burrat e kësaj familje do të jenë në demonstrata e pastaj edhe në luftën e Lavdishme të UÇK-së.
Jeton Kuçi do të jetë shumë aktiv në të gjitha ngjarjet e viteve të 90-ta i pa ndarë më Fatmir e Luan Nimanaj dhe Orhan Halilaj, tani dëshmor!
Gjatë gjithë jetës së tij ai do të ruaj më besnikëri amanetin e shokëve dëshmorë .
Njerëzit që kanë vlera janë ata që janë të thjeshtë dhe punëtorë , i tillë ishte Jetoni i cili kurrë nuk më ka thirrë në detyrën që kisha si drejtues i komunës por vetëm baca Rasim, sepse më thoshte më të thirr ndryshe sikur po të largoi .
Jeta e mikut tonë paska qen e shkurtë por më vlera dhe vepra të mira .Prandaj unë sot nuk kam të drejtë ta ndajë nga shokët e tijë të këngës e të idealit , Luanin , Fatmirin e Orhanin .
Sikur të ngjallej Jusuf Gërvalla ai më siguri do të t’ia kushtonte dhe këndonte një këngë Jeton Kuçit më kitarën e tij .
Edhe Luani , Fatmiri e Orhani do të këndonin për te njëjte siç u këndoi ai atyre dhe Jusuf Gërvallës .
Jetoni u këndoi më zemër e më shpirt Luan Haradinaj e gjithë luanëve të këtij trualli.
Në sot gjithë këtu , jo vetëm familja por i gjithë Deçani kemi dhembje e mall pa kufi , por kemi edhe krenari sepse jeta dhe vepra e Jetonit na bënë të ndihemi gjithmonë krenarë që e njohëm dhe punuam bashkë më të!
Sot telat e qiftelis të shokëve tu dëshmorë kanë heshtur bashkë me kitaren e Jusuf Geravllës ..por nesër jo nuk do të heshtin!
Të gjithë kemi më këndu për ty ashtu siç këndove gjithmonë ti i dashuri miku yn Jeton Kuçi.
Zoti paska thënë më mbete përgjithmonë ri.
Lamtumirë miku im i dashur!!!