“Fjalët kanë peshë” – Rohde i përgjigjet akuzave të Vuçiqit

30 qershor 2024 | 21:09

Në dhjetëra raste presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, gjatë dy-tri viteve të kaluara denonconte Gjermaninë si “mbështetësja” e veprimeve të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti në raport me politikat e ndjekura në veri.

Madje në raste, ambasadorin gjerman në Prishtinë, Jorn Rohde, e quante edhe “anti-serb” ndërsa politikat gjermane në rajon i vlerësonte për “hegjemoniste”.

Ambasadori Rohde u pyet nga Nacionale për këto deklarime të Vuçiqit, teksa ai ia tërheq vërejtjen se “fjalët kanë peshë”.

“Shikoni, unë s’shoh pas, por para. E di që ka shumë komente, por vetëm disa herë kundër meje. Por, unë jam ambasador në Kosovë, dhe di gjithashtu që Gjermania shpesh përgëzohet që është investitori më i madh në Serbi. Gjermania poashtu është investitori më i madh në Kosovë. Prandaj ndikimi ynë është aty, veçanërisht në Kosovës, ku marrëdhëniet Kosovë-Gjermani, diaspora më e madhe në Gjermani. Nuk dua të shoh mbrapa, por përpara. Dhe, sërish, fjalët kanë peshë, por veprat edhe më shumë. Çka duam ne të shohim është përmirësime në terren”, tha Rohde.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një tifoz i Anglisë, i cili u fotografua i përgjumur…