Fjalët prekëse të motrës së policit që vdiq nga Covid-19: Nuk di si të jetoj pa ty

17 korrik 2020 | 08:48

Motra e Ilir Gjokës, zyrtarit policor të të Gjakovës që e humbi betejën me koronavirusin nën moshën 40 vjeçare, ka shkruar fjalë prekëse për vdekjen e vëllait.

Ajo ka thënë se Iliri ishte shtylla dhe krenaria e shtëpisë, ndërsa ka shkruar se nuk e di si do të jetojë pa të.

“I dashur vëllau im, na ike në moshë të re. Na thave shpirtin bre Ilir Gjoka, ne u rritëm bashkë, perveç që ishim vëlla e motër, ishim shokë dhe ekip i fortë bashkë, nuk di si do jetoj pa prezencën tënde, pa shakatë tuaja, pa këshillat e tua dhe pa forcën dhe mbështetjen e madhe që ma dhe gjithmonë ??
Mungesën tënde nuk e zëvendeson askush o ylli jonë i bukur. Qe shtylla e shpisë, krenaria jonë, i shërbeve atdheut dhe popullit pa e kursyer veten në asnjë moment… qysh bre na tradhtove kështu ???? kujtimet me ty do të mbesin gjithmonë sirtar i çmuar i zemres time ?????? “, ka shkruar ajo.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Instituti Hidrometerologjik i Kosovës (IHMK), ka bërë të ditur se…