FJALIM I ALI AHMETIT NË DIBËR

29 tetor 2024 | 17:41

Të nderuar vëllezër,
motra
të dashur miq,
anëtarë të degës,
të këshillave vendor,
veteranë,
ish-drejtues të Bashkimit Demokratik për Integrim,
kryetar i komunës,
miq të ardhur nga Shqipëria

Kjo është një përballje e degës me anëtarët dhe përkrahësit në të gjitha proçeset që kemi pasur si Bashkim Demokratik për Integrim.

Sipas vendit edhe Kuvendi.
Pas luftës së dytë botërore u shpall amnestia.
Gjuha shqipe ishte zyrtare në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë, unë i kam parë edhe procesverbalet se si gjeneralë të armatës së atëhershme folnin gjuhën e tyre shqipe, edhe ata turq folnin gjuhën e tyre turke.
Pas shpalljes së amnestitë, shqiptarët menduan se vërtetë realizuan objektivat e tyre, por autoritetet vendore të kohës duke u vu në shërbim me besnikëri, vazalë të shkëlqyeshëm të Beogradit, shërbëtorë të mirë të Rankoviçit, përpara të cilit duheshin të japin prova se janë besnikë të programit dhe platformës së Çubrilloviqit dhe Andriçit se me shqiptarët nuk ka as jetesë as bashkëjetesë por të respektohet programi i tyre i ideologëve si Çubrilloviqi, ashtu edhe Grashaninit edhe Ivo Andriçit.

Pushkatuan në mënyrën më mizore, i shkaktuan vdekje të ngadalshme njeriut i cili kishte kontribuar mjaft për kombin e vet, sepse ai vetë mund të jetonte mirë në Itali, në Padovë, në universitet por ai u vu në shërbim të popullit të vet.
Dhe atë shërbim të popullit e pagoi shtrenjtë me vdekje të ngadalshme në burgun e Idrizovës që varri akoma nuk i dihet, Nexhat Agollit.

Kam parë diskutime në parlament në shqip të Sali Lisit si bashkëluftëtar i Sado Ames. Idealet u tradhëtuan, qëllimet u tradhëtuan, ekzekutoheshin njerëz vetëm e vetëm se ishin shqiptarë.
Pse e hapa diskutimin tim këtu në Dibër, sepse Dibra memoarien e ka të freskët pavarësisht ngjarjeve që janë zhvilluar 80 vjet e më parë.
Kjo situatë s’duhet lejuar që t’ju përsëritet shqiptarëve.
Këtu në vendin e vet të mos dëgjojmë edhe në të ardhmen, po çka kishte nevojë të bëhet lufta e 2001-shit se ne do i bënim këto të drejta dhe do e përmirësonim statusin politik e juridik të shqiptarëve. Këta që ndryshojnë sot Kushtetutën, gjuhën, këta flisnin se pse u bë lufta, se ne do i bënim këto gjëra.
Pse more shkoni e prekni aty ku s’preket. Po kjo gjuhë me gjak është fitu.
Djemt më të mirë kanë rënë për këtë gjuhë e këtë flamur.
Ata që ëndërrojnë të prekin gjuhën shqipe, flamurin shqiptar kombëtar, i kanë bë hesapet gabim.
Gjuha shqipe është e paprekshme.
Flamuri shqiptar është i paprekshëm. Shtetformësia e shqiptarëve është e paprekshme.
Ne nuk kemi ardh nga ndonjë vend tjëtër e t’ja zëmë hisen e diellit dikujt.
Ne jemi nën diellin e hisen tonë, jetojmë me gjuhën tonë dhe simbolet tona, dhe nuk i cenojmë dhe nuk i ofendojmë ata të cilën ne bashkëjetojmë.
Por secili në shtëpi të vet zot e dalëzotës, se ne qiraxhinj nuk mund t’jetojmë dhe pajtohemi.
Bashkimi Demokratik për Integrim hapur e ka thënë urdhëroni e hapim hetim për të gjitha partitë poliktike, urdhëroni e hapim hetim për prejardhjen e pasurisë për të gjithë politikanët, urdhëroni.
Tani unë nuk jam gjel deti të dal për ditë e të them ky i kriminalizum e ai i korruptum sepse nuk jam as prokuror, as hetues e as gjykatës.
Udhëroni të bëjmë fjalim dhe hetim ndërkombëtar me specialistë nga Brukseli dhe Uashingtoni dhe tani t’i hymë kësaj historie, ta shohim kush i përvetësoi mbi dy miliardë pasuri.
U përjashtuan tërësisht shqiptarët nga privatizimi.
Thua ti që ishin kopilat e Ballkanit.
Që të bëjnë hajgare të tjerët.
Mos hy në lojëra të këqija e të rrezikshme. Ky vend ka nevojë për stabilitet, ky ka nevojë për marrëdhënie të mira ndëretnike dhe përgjegjësinë mbi supe e bartin dy komunitetet më të mëdha, shqiptarët dhe maqedonët, të tjerët ndihmojnë në këto procese.
Por përgjegjësinë mbi fatet dhe fatkeqësitë e këtij vendi i kemi ne si dy komunitete më të mëdha, dhe në këtë situatë udhëheqësitë, drejtuesit e bashkëqytetarëve tanë maqedonas duhet të jenë të vëmendshem dhe të kujdesshëm se çfarë raportesh vendosen në mes dy etnive më të mëdha.
Nga e din zotëri Mickoski që 2-3 amendamente duhet të preken në Kushtetutë për gjuhën shqipe.
Ai nuk është anëtar i Gjykatës kushtetuese.
Nga e dijti?
Po ai e ka pas platformë dhe e thoshte në fushatë elektorale, dhe kryetari i Gjykatës kushtetuese zbaton një direktivë të platforme zgjedhore politike.
Vendimet politike përherë e kanë dëmtu dhe e kanë çu në drejtim të gabuar shtetin. Diku në 54-tën hiqet në Kushtetutën e Republikës së Maqedonisë së atëhershme “albanci” dhe zëvendësohet me “shiptari”. Kthehet sërish në 74-tën, Maqedonia shtet i maqedonëve, shqiptarëve, turqve, romëve dhe të tjerëve.
Në 89-tën përfundimisht hiqen shqiptarët si element konstituiv i Republikës së Maqedonisë dhe Maqedonia bëhet shtet i maqedonasve.
Kush ndjell keq në vend?
Ne që kërkojmë paqe dhe stabilitet, ne që kërkojmë anëtarësim në Bashkimin Evropian, ne që kërkojmë marrëdhënie të mira ndëretnike, ne që kërkojmë të respektohen komunitetet, kulturat, gjuhët, ne që kërkojmë zero probleme me fqinjët. Kush krijon destabilitet në shtet?
Apo ata të cilët prekin dhe hapin çështje të dhimbshme, ndryshimin e gjuhës shqipe, gjuhë që është arrit me gjak.
Ata të cilën heqin përfaqësimin etnik në institucionet e shtetit.
Kush prodhon destabilizim.
Luftën e shkaktoi gjeneratori i krizës – Kushtetuta që e ndryshuan në 89-tën dhe e vulosën në 91-92 me rastin e pavarësisë së njëanshme.
Ky ishte gjeneratori i krizës, prandaj po u kthyem pas nuk bëhet mirë për asnjë palë. Ne kemi nevojë që shtetin ta integrojmë në Bashkimin Evropian, ne kemi nevojë t’i zgjdhim problemet që akoma nuk kanë marrë zgji dhjen e duhur.
Ta ndryshojmë Kushtetutën.
Pse frikësohen nga një komunitet i vogël bullgar bashkëqytetarët tanë maqedonas? Se ata do rrezikojnë Maqedoninë?
Përse nuk punojnë me njerëzit e tyre, elektoratin e tyre, por i kanë frikësuar, ua kanë shti lepurin në bark se po i futëm bullgarët në Kushtetutë – Maqedonia do bëhet Shqipëri e Madhe dhe Bullgari e Madhe.
Ne nuk kërkojmë as Shqipëri të Madhe as Buullgari të Madhe.
Ne kërkojmë Evropë të bashkuar, Evropë të madhe, Athinë – Stokholm pa kufij.
Sepse kufijtë historikisht kanë qenë e keqja e vendeve.
Hiç më shumë mend akoma, ne nëse kemi varreza të dëshmorëve këndej, shteti amë andej ka varreza të djemve të rinj që për një kafshatë buke vriteshin e ekzekutoheshin në kufijtë e Jugosllavisë së atëhershme dhe Maqedonisë të atëhershme.
Varreza të tërë, shkoni në Rajcë, shkoni të rrethinat e Librazhdit.
Dhe ne këto gjëra s’duam të na përsëriten. Ne s’duam të na përsëritet e kaluara.
E kaluara është e dhimshme.
Por këta politikanët e rinj lëre që s’mbajnë mend, por edhe s’kanë mend që mund të rrezikohen në këto rrethana të komplikuara dhe delikate në politikat botërore. Lehtësisht mund të rrëshqasim deri në përplasje dhe mendt i kanë përmbi kapuç. Duhet të mbahet llogari, s’është Ukraina larg, është një e luftë e tmerrshme, Rusia e ka aneksu, i ka marrë territore, po i shkel mbi varre.
Lindjen e mesme nuk e kemi larg, për ditë flitet e përflitet për koka bërthamore që do futen në shërbim të fronteve.
Evropa ka vënë në lëvizje të gjithë industrinë ushtraka.
Evropa ka vendos tërë bataljonet, divizionet në kufi me Rusinë.
Nuk kanë shkuar ato divizione për të luajtur balet aty.
Por këta politikanët tanë mendt i kanë se si të përfitojnë nga politika ditore dhe sa të fitojnë nga politika ditore.
Dhe nuk mbajnë llogari se si vendin ta rreshtojmë aty ku e ka vendin dhe sigurinë. Ne pagujtëm një çmim për çështjen e emrit, e ndryshuam, por sot jemi anëtarë në NATO.
Se për ndryshe me tre mushka na kishte hy Rusia neve, me këta luftëtarët që i pash unë në 2001-shin sa ishin të fortë.
Andaj, ne thirremi tek arsyeja.

Shtrohem problemi, pse dalin shqiptarët në zgjedhje kur dikush po hiqet si padron i këtij shteti.
Jo more.
Këto akrobacione janë të kryera dhe këto shërbime si vazalë që kanë qenë, besnikë të Beogradit këto shërbime i kanë kry, dhe këto shërbime kanë marrë fund në vitin 2001.
Shqiptarët nuk përulen.
Shqiptarët kanë sot tre universitete.
Nëse dikush mendon që shqiptarët do i nënshtrojë, ëndrrat i ka parë gabim.
Ne duam paqe, ne duam stabilitet, ne duam të sundojë ligji, shteti ligjor, ne vendin e duam në Bashkimin Evropian të anëtarësuar, ne duam problemet me fqinjët tërësisht t’i zgjedhim.
Sepse unë nuk dua të hy tani në histori, por Ballkani është i komplikuar dhe historia është tepër e komplikume.
Bashkëvuajtës si ne si bashkëqytetarët maqedonas në periudhën osmane. Gjithashtu edhe gjatë luftrave ballkanike. 1878 Marrëveshja ruso-turke, këto hapësira deri në Novi Pazar ja dha dhuratë Bullgarisë.
42 vite Bullgaria qeverisi në këto hapësira. Dhe këta nëse janë patriotë maqedonas, këtë patriotizëm vetëm me ne mund ta bëjnë, por jo duke u shtetitur andej këndej veri jug e jug perëndim.
Këtë shtet mund ta ndërtojmë vetëm bashkë.
Ndaras, me miqasi të vjetra, ky shtet nuk gjen stabilitet.
Prandaj, mbledhni mend, sa më parë.
Mos prekin në të paprekshmen, në gjuhën shqipe, në simbolet kombëtare, në përfaqësimin e drejtë të etnive.
Sepse organizimi ynë do të jetë tepër i fortë kundërpërgjigja do të jetë tepër e fortë dhe jemi në përgatitje e sipër se si t’i përgjigjemi iniciativës për hapjen e Kushtetutës dhe abrogimin e gjuhës shqipe si gjuhë me përdorim zyrtar që e kemi fitu me gjak.

Gjithashtu, ne bëmë kurrëfar krimi.
Eja të hapim hetim si u bë privatizimit.
Pse u përjashtuan shqiptarët?
Përse po hiqen njerëzit të cilët mbajnë familjet e tyre, po hiqen nga listat e votimit mërgata.
Po ajo mërgatë merr pjesë brenda një viti me miliarda deviza që i siguron shteti. Secili ka ndërtime, paguan tatime.
Këtij nuk i thuhet tjetërfare, përveçse Apartheid.
Prandaj unë ju them mosni me këto gjëra se s’keni takat të përballeni me shqiptarë, larg duart.

Të nderuar vëllezër e motra, falemnderit shumë për praninë tuaj në mbledhjen e degës së Bashkimit Demokratik për Integrim – Dega Dibër.
Tani fjalën e keni ju të bashkëbisedojmë.

22 vite unë nuk kam fituar në mënyrë arbitrare.
Unë kam ardh të drejtoj me shpatë në brez. Unë kam drejtuar me besimin tuaj, votën tuaj 18 cikle zgjedhore, asnjë të humbur, për 22 vite me radhë.

Dhe kjo i pengon oponentët tanë, bashkëqytetarëve.
A këta tanë që shkuan bënë turpin e madh. Sa më parë që të hiqen.
Lërë që s’dinë politikë, kanë hy për një copë të vogël.
Mirë bëjnë të hiqen prej aty, mos i lëjnë turp familjes së vet e vetvetes.
Çfarë ndryshimi është ai, të gjithë ata kanë qenë BDI.
Kush 10 vjet, kush 15 vjet, kush 22 vjet. Ndryshimi, ndryshimi, po çfarë ndryshimi, e keni sakatu ndryshimin.

Ali Ahmeti,
Dibër, 28.10.2024!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Rrahman Jasharaj, kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Kulturës…