FJALIM I MADH E HISTORIK I ALI AHMETIT NË TIRANË

04 maj 2024 | 11:55

Ismet Sylejmani

Nderim i madh për Udhëheqësin e popullit, Atdheut dhe Kombit shqiptar nga Maqedonia e Veriut Ali Ahmeti!
Shpallet “Qytetar Nderi” i Tiranës!

Në fjalimin e Tij historik të mbajtur, pas marrjes së Dekoratës “Qytetar Nderi” i Tiranës, i madhi Ali Ahmeti, nderimin e ndau duke e thënë fuqishëm, se sikur e Tij, kjo është Tirana edhe e Adem Jasharit, kjo është Tirana edhe e Zahir Pajazitit, po kjo është Tirana edhe e Fehmi Lladrovcit dhe e Xhevë Krasniqit, kjo është Tirana edhe e Luan Haradinajt, të cilin si djalin e vet e ka mbajtur Nëna Dritë…

Kjo Nënë Tirana, Nënë Shqipëria ka qenë e varfër, por neve na ka mbajtur ngrohtë në gjirin e saj!

Udhëheqësi në mes tjerash ka thënë, se vërtetë Shqipëria me ne ka ndarë, buk e krip e zemër!

Dekoratën ” Qytetar Nderi” i Tiranës
E ndau me të gjithë bashkëluftëtarët e tij, me patriotët, me të burgosurit politik në shtetin e Tij në Maqedoni të Veriut dhe në Kosovë!

E ndau me 3000 mbetje mortore në vendlindjen e Tij, në Kompleksin Memorial pranë Nanës Shqiptare!

E falenderoi Shqipërinë për gjithëçka dhe deklaroi se pa mbështetjen, pa përkrahjen dhe pa ndihmën e Shqipërisë nuk do të ishte e mundur të bëhej lufta për liri, çlirim e pavarësi as të Kosovës, as pjesëve tjera!

Prishtinë, 4 Maj 2024!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një tërmet është raportuar në Shkup pas mesnatës së datës…