FJALIM I MADH PËR KOSOVËN NË BEOGRAD
Ismet Sylejmani
Ajo që ngjau në paralmentin serb në Beograd në kryeqytetin e ish-jugosllavisë dhe të Serbisë, duket e pabesueshme!
Ngjarje e madhe ishte dhe do të mbetet fjalimi i deputetit e politikanit liberal demokrat serb në parlamentin e Serbisë në Beograd!
Fjalimi, mund të quhet me plotë të drejtë fjalim i madh i një seance parlamentare, fjalim muaji e viti, fjalim dekade e shekulli në parlamentin e Serbisë!
Një fjalim i tillë do të duhej të përshendetej nga çdo intelektual shqiptarë e nga çdo institucion relevant kombëtar, shkencorë e shtetërorë në Atdheun e Kombin tonë, brenda e kudo nëpër botë!
Gjithashtu një fjalim i madh historik serb, sikur ky i z. Çedomir Jovanoviq, do të duhej të gjente mbështetje e përshendetje edhe nga individ e institucione relevante ndërkombëtare, shtete e kombe, qofshin miq apo kundërshtarë të çështjes shqiptare!
Aty ku dikur ka zhvilluar punimet e veta parlamenti i republikave jugosllave, aty ku dikur kanë folur e kanë vjellur helmë e vrerë kundër shqiptarëve njëri pas tjetrit shumë politikan antishqiptarë nga republikat dhe krahinat jugosllave, aty gjëmonte fuqishëm thirrja e përfaqesuesit të politikës së re moderne serbe, se populli shqiptarë në Kosovë, duhet ta ketë shtetin e tij dhe Serbia duhet ta njohë e ta ndihmojë këtë shtet, të pajtohet e të kontribuojë për këtë realitet të ri, në Ballkan!
Në atë parlament ku krimineli e xhelati Milosheviq ka mbajtur fjalimet më famkqija antishqiptare, apo edhe krimineli i luftës Sheshel, por presidentët serb Millutinoviq, Kostunica, Gjingjiq, Tadiq, Nikoliq e edhe ky i sotmi Vuqiq, ndodhi fjalimi historik, më i madhi deri më tani për popullin shqiptar, më i madhi për Kosovën!
Pas bombardimeve historike të NATO-s, por edhe pas Dronit të famshëm dhe pas vizitës historike të Kryeministrit Rama në Beograd, ky fjalim i këtij politikani liberal e demokrat serb, është e do të mbetet ngjarja e katërt e madhe e pasluftës së UÇK-së!
Lufta heroike e titanike e UÇK-së në Kosovë, luftërat e ushtrive çlirimtare në Luginën e Preshevës dhe në Maqedoninë e Veriut, janë luftërat e lavdishme të popullit shqiptar, janë epokat e mëdha të fund shekullit të vjetër dhe fillim shekullit të ri!
Për të dëgjuar, shikuar dhe lexuar në tv e mjete të tjera të informimit masiv, këtë fjalim brilant e qëndrim parimor internacionalist e në mbështetje të aspiratës shekullore të popullit shqiptar e luftës së tij të madhe dhe përpjekjeve të pandërprera për liri e pavarësi të Kosovës nga Serbia pushtuese, është dashur të kalohet nëpër shumë rrathë e nëpër një kalvar shumë të tmerrshem të vuajtjeve e gjenocidit serb ndaj popullit tonë!
Në parlamentin serb, gjatë diskutimit fenomenal dhe heshtjës pothuaj totale të deputetëve, me perjashtim të zhurmës së kriminelit Sheshel, u goditën për vdekje dhe u hodhën në koshin e plehrave planet, projektet dhe elaboratet antishqiptare të Qubrilloviqëve, Garashaninëve, Andriqëve, Pashiqëve, carëve, mbretërve e krajlëve serb, të cilët nuk lanë gjë pa bërë e gurë pa lëvizur, që të na vrisnin e masakronin, të na shpërngulnin e asimilonin, të na merrnin tokën e të parëve (edhe pse na morrën shumë nga ajo, Nishi, Toplica, Kurshumlia), që të na mundnin e tu dorëzoheshim përgjithmonë!
Çka e ka shtyrë me mbajtë një qëndrim të këtillë këtë deputet serb trim e të vendosur?
Duhet ta themi hapur, e ka shtyrë lufta e drejtë e gjigande e popullit shqiptar të Kosovës dhe viseve të saja, e ka shtyrë qëndresa dhe mospërkulja shekullore heroike e luftarake UÇK-së, e ka shtyrë qëndrimi trimërorë e kategorik,diplomatik e i panënshtruar, i shtetit dhe i kombit shqiptarë, dhe krejt në fund e ka shtyre përkrahja e madhe dhe e hapur që ia kanë bërë çështjes shqiptare aleatët tanë të mëdhenj SHBA, Anglia, Gjermania, Franca, Italia dhe shumë të tjërë, por edhe e kashtyrë politika antinjerëzore, antishqiptare dhe antieuroatlantike e strategjisë shfarosëse serbe, kundër Kosovës dhe popullit të saj të pambrojtur!
Dikur jo larg në të kaluarën, në CZ-në e Beogradit e nëpër burgjet tjera serbe, janë burgosur, torturuar e vrarë barbarisht me qindra e me mijëra shqiptarë vetëm e vetëm, pse vepronin e dëshironin që populli shqiptar dhe Kosova të mos ishte nën pushtimin serb.
Fjalimi ishte homazh e nderim për ata qindra e mijëra të burgosur politik shqiptare që kanë vuajtur dhe lënë shëndetin,rininë dhe jetën e tyre nëpër kazamatet serbe!
Fjalimi i deputetit serb ishte homazh e nderim, për ato qindra e mijera viktima shqiptare nga Kosova, të cilat pasi u burgosen e u dhunuan, u vranë e u masakruan e pastaj u bartën me mjete transportuese të vdekjes dhe u hodhën në Danub e nëpër humnera të ndryshme nëpër serbi!
Atë ditë në parlamentin serb ëndrra e tillë, u bë realitet i madh, deputeti serb Jovanoviq, me qëndrim e tij dhe me oratorinë spektakulare, e konfirmoi në foltore përballë Presidentit të Serbisë, Kryetares së Parlamentit, Kryeministres së Qeverisë e Ministrave të kabinetit qeveritar, para mjeteve të informimit e i transmetuar live nga Radiotelevizioni serb, pra para gjithë Serbisë e popullit serb brenda e jshtë kufinjeve, deklaroi se duhet të pranohet realiteti i ri dhe të mos veprojmë kundër interesave të popullit shqiptar, por t’i ndihmojmë në konsolidimin dhe ta njohim shtetin e Kosovës!
Populli shqiptar i Kosovës në veçanti dhe populli shqiptar në përgjithësi kudo që jeton dhe të gjithë brezat që do të vijnë, do ti jenë mirënjohës e falenderues deputetit liberal internacionalist e patriot serb Çedomir Jovanoviq, për fjalimin e madh e historik dhe qëndrimin e mbajtur në mbrojtje dhe përkrahje të shtetit të pavarur e sovran të Kosovës, të njohur e të pranuar ndërkombëtarisht nga SHBA, BE e NATO!
Urojmë që asnjë e keqe të mos i ndodhë deputetit serb Jovanoviq, të mos burgoset, të mos i bëjnë atentate e të mos vritet për qëndrimin e tij brilant në mbrojtje të Kosovës!
Gjithashtu urojmë që edhe atyre që i dalin në mbrojtje e mbështesin dhe ecin rrugës së tij, të mos ndiqen dhe asnjë e keqe të mos ju ndodhë!
Prishtinë, më 4 qershor 2019!