FJALIM NË EMËR TË LËVIZJES POPULLORE TË KOSOVËS, NË PRISHTINË, MË 2 QERSHOR, NË VITIN 1991

02 qershor 2024 | 11:33

Ismet Sylejmani

Varrimi i madh, masiv e gjithpopullor në Prishtinë, i Martirit të Kombit Fehmi Ademi, ishte rasti i parë dhe më i madhi në Kosovën e pas demostratave të mëdha të vitit 1981 dhe 1989 e 1990, në të cilin LPK foli hapur dhe qartë, tregoi para familjes së Martirit të Kombit Fehmi Ademi, por edhe para familjeve të Heronjëve e Dëshmorëve të Atdheut, para anëtarëve te vet, e para veprimtarëve politik kombëtar, e para ish-të burgosurve politik, para pushtuesve serb dhe veglave të tyre, dhe para armiqve dhe miqve, para aleateve tanë të shumtë, se kishte ardhur koha, ku populli shqiptar, bijtë e tij më të mirë, zjarrit do t’i përgjigjeshin me zjarr dhe plumbit me plumb, dhe të gjithë atyre që do të vinin të na vrisnin, vdekjen do të ua jepmnim!

Më 2 Qershor 1991 ishte fjalimi dhe paraqitja ime e dytë në emër të Lëvizjes, por edhe më e madhja, pas fjalimit tim të parë në fsh. Llaushë në Podujevë, në 1 vjetorin e rënies dhe të inaugurimit të përmendores në formë lulekuqeje, te varri i Heroit të Kombit Fahri Fazliu!

Dalja ime në emër të LPK në tribunën ku mbaheshin fjalimet në nderim të Martirit të Kombit Fehmi Ademi, i vrarë nga eskadronet serbe të vdekjes, në afërsi të Kronit të Mbretit në fsh. Korroticë, ishte ngjarje e madhe dhe me efekte të shumta!

Atë ditë para qindra dhe mijëra njerëzve anë e mbanë Kosovës, që ishin ardhur për t’i dhënë lamtumirën e fundit shqiptarit të vrarë nga pushtuesit serb, LPK e tha fjalen e sajë!

LPK përmes përfaqësuesit të saj, jo vetëm doli hapur e publikisht para masës së madhe popullore, e denoi vrasjen e pafajshme dhe monstruoze të shqiptarit Fehmi Ademi, dhe bëri thirrje publike se do të fillojmë të kundërpërgjigjemi, zjarrit me zjarr e plumbit me plumb!

Në fjalimin tim në emër të LPK-së, për herë të parë goditja kundër Serbisë pushtuese dhe veglave të tyre, ishte e drejtëperdrejtë, ashtu sikur nuk ishim mësuar ta themi e as ta dëgjojmë publikish kurrë më parë, deriatëherë!

LPK e kishte për obligim, i takonte dhe duhej ta bënte atë hap të madh, jo vetëm të dilte hapur e paekuivoke në mbrojtje të qytetarëve të Republikës së Kosovës, që ishte shpallur me 7 Shtator të vitit 1990 nga deputet e Kuvendit të Kosovës, në Kaçanikun Legjendar, por edhe duhej ta paralajmeronte Serbinë pushtuese dhe veglat e saja, se kishte ardhur momenti i madh, se kishin filluar përgaditjet për orën finale të historisë dhe se paralajmerimi ishte serioz dhe i vendosur!

Dhe pas 2 Qershorit 1991, atij fjalimi të zjarrtë dhe paraqitjes publike e spektakulare të LPK-së, përmes përfaqësuesit të saj, më 8 Qershor 1991, nga LPK nisin fillimet lëvizjes së madhe ushtarake, nga Gjilani dhe Kumanova, u nis delegacioni i parë zyrtarë i LPK-së, për vizitë politiko-ushtarake në Shqipëri!

Kjo vizitë e parë i parapriu vizitës së dytë të lartë dhe historike të delegacionit të udhëheqjës së Lëvizjes brenda e Degës Jashte Vendit, sepse në Tiranë u realizua takimi i madh në mes Presidentit të Shqipërisë Ramiz Alia dhe një pjese të delegacionit të LPK-së, Anëtarit të Komitetit Drejtues Xhavit Haziri, Anëtarit të Këshillit të Përgjithshëm Ahmet Haxhiu dhe Anëtarit të Kryesisë së Degës Jashtë Vendit, Xhavit Halitit!

Takimi i delegacionit të LPK-së, me Presidentin e Shqipërisë Ramiz Alia, ishte zanafilla konkrete e UÇK-së!

Martirin e Kombit Fehmi Ademi në përvjetorin e vrasjes së Tij nga rregjimi serb, jo vetëm duhet ta përkujtojmë e ta nderojmë, por Atij, ashtu sikur e kam thënë edhe herave tjera, duhet t’i behen nderimet më të mëdha dhe duhet të merret inisiativa institucionale, që ndaj Tij të bëhen e të kryhen të gjitha detyrimet kombëtare e shtetërore, sepse me vrasjen dhe varrimin e Tij, Ai i ka dhënë shumë luftës për liri dhe çlirim të Kosovës nga Serbia pushtuese!

Lavdi e përjetshme Martirit të Kombit Fehmi Ademi!
Lavdi e përjetshme të rënëve për liri!

Ismet Sylejmani,
Prishtinë, më 2 Qershor 2024!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lidhja Demokratike e Kosovës në Gjenevë, ka organizuar manifestimin solemn,…