Fjalimi emocionues i  kryeministrit të Izraelit për Kosovën, në vitin 1999 (Video)

18 shkurt 2018 | 16:45

Në ditët me të vështira të popullit shqiptar të Kosovës, kishin dal përkrah shumë kombe. Njëri ndër ato kombe ishte edhe Izraeli.

Gjatë ceremonisë së përkujtimit për Holokaustin në Jerusalem, kryeminsitri izrealit Benjamin Netanjahu, i’u ishte drejtuar kombit izrealit me një fjalim për popullin shqiptar të Kosovës të cilët ishin dëbuar nga shtëpitë e tyre nga Serbia, në vitin 1999, shkruan “izraelisot”.

“Asgjë nuk është e krahasueshme dhe as nuk mund të krahasohet me Holokaustin, e popullit tonë, por si hebrenj, nuk mund të qëndrojmë duarkryq kur përballem me imazhe të Kosovës, me mijëra refugjatë të dëbuar nga shtëpitë e tyre, me fytyra e frikshme që shikojnë nga trenat në hekurudha, nga fëmijët që kanë humbur prindërit e tyre. Si hebrenj këto pamje na prekun më shumë se çdo popull tjetër dhe si hebrenj ne kemi një përgjegjësi të veçantë për të kujtuar, kuptuar dhe vepruar”, kishte thënë Netanjahu.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Fotografi i njohur Hektor Pustina, në saje të dhjetë vjetorit…