FJALIMI I ALI AHMETIT NË BUTEL
Të nderuar vëllezër e motra,
I dashur Kryetar i Degës,
që ma përkujtove,
sot e 26 vjet njihem me Muharemin, me Ekremin, me Beqën, me të gjithë.
Të dashur anëtarë të Kryesisë së Degës, kryetarë të këshillave vendor,
këshilltar këtu në komunën e Butelit.
Për ne si Bashkim për Demokratik për Integrim vërtetë janë kriju shqetësime të mëdha, që këto shqetësime së pari i ndajmë mes vete ne si anëtarë të BDI-së dhe tani të gjithë bashkë shqetësimin ta ndajmë me shqiptarët.
Përballjet që na presin nuk janë çështje vetëm të Bashkimit Demokratik për Integrim, janë çështje të të gjithë shqiptarëve të Maqedonisë.
Është çështje që duhet t’i shqetësojë edhe këta të VLEN-it që nuk ua ka marrë mendja se është lehtë për të marrë përgjegjësi në këtë vend.
Dhe duhet t’i ftojmë si shqiptarë të gjithë ata që kanë votu për VLEN-in të solidarizohemi të gjithë t’i dalim zot situatës sepse të arriturat tona nuk janë dhuratë që na e kanë dhuruar.
Janë arritur me gjak.
Janë të arritura që kanë ardh përmes rezistencës së mijëra e mijëra të rinjve nëpër burgje, që i kanë gjakosur qelitë nga Gjevgjelia e deri në Sejnicë, janë të arritua me shumë mund e sakrificë, prandaj duhet ta shndërrojmë në Lëvizje dhe Rezistencë kombëtare, me mjete politike dhe demokratike, dhe të arsyeshme, sepse shqiptarëve, me heqjen e ligjit të gjuhës shqipe, u hiqet shtetformësia.
Tashmë shqiptarët nuk janë shtetformues në këtë vend.
Përderisa u hiqet shtetformësia u hiqet edhe e drejta për të qenë zot në shtëpi të vete.
Kështu kanë filluar hap pas hapi të drejtat e shqiptarëve të sakatohen.
Deri në 1989 kur Millosheviçi suprimoi autonominë e Kosovës, autoritetet vazale që i shërbenin këtu Beogradit, abroguan Kushtetutën dhe hoqën shqiptarët si element konstituiv në Republikën e Maqedonisë së atëhershme.
Do të thotë gjeneratori i krizave, luftën e shkaktuan vetë, edhe tani përplasjet, pakënaqësitë nuk i krijojmë ne, i krijojnë ata që po heqin ligjin e gjuhës, po heqin përfaqësimin etnik, po dëmtohen shqiptarët nëpër institucione, malltretohen, përjashtohen.
Po përdoret drejtësi selektive, kërcënohen njerëz të biznesit, njerëz që i takojnë një blloku tjetër politik.
Ky vend nuk ka nevojë për të thelluar dallimet në mes etnive por etnitë të jenë të përfaqësuara drejt dhe të mos veprohet në mënyrë selektive sepse e kaluara është tepër e dhimbshme dhe ne nuk duam të na përsëritet ajo.
Prandaj, autoritetet, nuk e kontestojmë fitoren e VMRO-së në zgjedhje, edhe pse atë e ka bë me politike anti-shqiptare, ne nuk ia kthejmë në atë mënyrë me anti-maqedonizëm.
Se po të hym në garë se kush është më anti-shqiptar dhe kush më anti-maqedonas, nuk e di se kush do i dalë në krye.
Dhe nuk është mirë kjo politikë.
As të instalohet, as të promovohet, por edhe maqedonët nuk duhet të rrijnë indiferent si komb.
Në ua pranojmë të gjithë historinë e tyre, nuk kontestojmë asgjë të tyre, ne kërkojmë koncensus kombëtar për zgjidhjen e të gjitha problemeve dhe kontesteve.
Jemi në solidaritet të plotë, ku është zëri i tyre që duhet të ngritet për të mos lejuar rrezikimin e gjuhës së bashkëqytetarëve të tyre që e kanë fituar me mund dhe sakrificë, duhet të ngriten.
Sepse lojaliteti i qytetarit ndaj shtetit varet se sa shteti është lojal ndaj qytetarit.
Por jo duke ja rrënu të drejtat që i ka fitu me gjak.
Sepse të drejtat që fitohen me gjak, ka dalëzotës, ka burra, gra dhe vajza që se harrojnë gjakun e derdhur, mundin dhe sakrificën e djersën që kanë dhënë shqiptarët për të qenë zot në shtëpi të vet.
Unë e di që i duan hyzmeqarët, le t’i dojnë hyzmeqarët, por le t’i mbajnë në shtëpi të vet, dhe jo të përfaqësojnë shqiptarët, sepse unë ua kam thënë edhe atyre, ju jeni mësu si vazalë të Beogradit dhe keni përvojë të rekrutoni vazalë.
Hiqni dorë nga vazalët, nuk ju shpëtojnë vazalët.
Nuk ndërtohet paqeja, stabiliteti afatgjatë me vazalë, sepse ata hynë për interesa grupore, satelitore, jo për interes të përgjithsëm kombëtar.
“Na qenka i korruptuar Bashkimi Demokratik për Integrim”, ta zëmë që Po, na qenka.
Urdhëroni ta bëjmë Vetingun, e kemi propozu ligjin para katër viteve, urdhëroni e bejmë Vetingun me përfaqësues nga Brukseli, Amerika.
Punë që e kanë bërë, e ka bërë Shqipëria.
Asgjë nuk e ka gjetur.
60 ministra i kanë burg nga SPAK-u.
Duam drejtësi, le të hapet hetim për partitë politike, për prejardhjen e pasurisë për të gjithë funksionarët, për privatizimin, si u bë privatizimi në vitet 92-93.
T’i hapim këto gjëra.
Jo drejtësi selektive.
Sepse dëgjoj edhe kështu komplete që bëhen.
Të burgosim këtë, ta arrëstojmë atë, të bëjmë ansambël të thurrin shpifje e akuza.
Kështu nuk sundon ligji, kështu me këto veprime sundon anarkia dhe ne Bashkimi Demokratik për Integrim nuk të sotshëm, ne dimë se si funksionon, ne dimë se si edhe janë përgatit në të kaluarën komplote të ndryshme anti-shqiptare, prandaj larg duart nga plane ogurzeza sepse nuk na del puna mirë.
Prandaj duhet të jemi të vëmendshëm e të kujdesshëm se si veprojmë dhe çka flasim. Më shqetësoi deklarata e kryeministrit të Kosovës.
Më vjen keq që ai, dhe dua të besoj që është i keqinformuar nga ish bashkëpartiakët e mi që shumica kanë qenë, për ligjin e gjuhës.
Nuk do doja ta dëgjoj nga kryeministri i Kosovës se gjuha shqipe nuk është zyrtare në Maqedoni, nuk do doja ta dëgjoja.
Sepse për atë gjuhë zyrtare djemt e nënave kosovare derxhen në Sllupçan të Kumanovës.
Nënat nuk i kanë marrë t’i vajtojnë e t’i varrosin andej.
Por i kanë lënë sepse e kanë ditë që nëna shqiptare i vajton dhe ua përkëdhel ballin edhe këtu.
Dhe ata janë këtu, nuk prehen në Kosovë.
Në mbrojtje të gjuhës e të gjakut që kanë derdhur.
Prandaj më vjen keq për këta bashkëpartiakë që e kanë keqinformu kryeministrin e Kosovës se gjuha shqipe nuk është zyrtare.
I lus nënkryetarët e mi, sekretarin e përgjithshëm, sekretarin organizativ dhe atë të komunikimit.
Këtu nga ky moment të gjithë autoritetet e Kosovës t’i njoftojnë për ligjin e gjuhës.
Nga këtu të fillojnë, Parlamentin e Kosovës, Qeverinë e Kosovës, partitë politike, pozitë e opozitë, mediave të gjithave t’u dorëzohet ligji i gjuhës shqipe, sepse këtë poshtrim që e kanë bërë nuk e durojmë!
Marrëveshja e Ohrit, Marrëveshja e Prespës, Marrëveshja për Fqinjësi të mirë, marrëdhëniet ndëretnike janë çelësi i stabilitetit, çelësi i ardhmërisë së shtetit, çelësi i rrugës euro-atlantike të Maqedonisë.
Si preket Kushtetuta?
Si preket ligji i gjuhës?
Në vend që gjuha edhe më tepër të avancohet, e jo të rrënohet.
Gjuha është mjet komunikimi, gjuha është mjek pasurimi, si për ne që e flasim edhe për ata që nuk e flasin gjuhën tonë, por ta mësojnë.
Nuk është njësoj, në Ballkan flasin 10 milionë njerëz, shqipfolës janë, po është pasuri e madhe për ekonominë e shtetit, është pasuri e madhe për ekonominë e Evropës, për kompanitë e tyre.
Kompani të mëdha që mund të instalohen në Shkup, është metropol që i lidh të gjitha shtetet përreth shqipfolësë, është pasuri për shtetin kjo gjuhë.
Nuk flas vetëm për aspektin kombëtar, por edhe për aspektin e ekonomisë dhe të zhvillimit.
Njerëzit që mendojnë mbrapsht, nuk e kanë mendjen te ardhmëria, por se si të ndërtojnë politika artificiale patriotike, patriota me bateria.
Sepse tash edhe bateritë janë bë moderne, i nxjerr në rreze të diellit, nxehet dhe prodhojnë energji.
Ne kemi investu në avancim, materializim të Marrëveshjes së Ohrit, i shpjegoi Bujari.
46 ka zgjat vetëm ndarja territoriale.
Ligji i gjuhën 15 vite.
Dhe përsëri dalin sot e thonë se gjuha shqipë s’është zyrtare. Dhe kush e bën atë, bashkëpartiakët e mi që të gjitha të mirat e BDI-së i kanë pas.
Turp është.
Po hiqen 2-3 dispozita.
Vëllezër e motra alarmoni çdo shqiptar.
Nuk janë në pyetje 3 dispozita.
10 nene të ligjit hiqen.
Atë që e shpjegoi në mënyrë mjekësore Bujari.
Kjo plagë që shkaktohet e dëmton zemrën, jo lëkurën.
Do të thotë që gjuha shqipe nuk është më zyrtare.
Nesër do jetë vonë, ne mund të dalim në rrugë, ne mund të bërtasim.
Sot është momenti kur të gjithë të jemi në këmbë, të alarmum, mos na prekni aty ku s’preket.
Gjuhën e nënës po na prekin.
Unë e shpjegova se çfarë domethënie ka për zhvillim, ekonomi dhe në aspektin kombëtar.
Nuk janë shqiptarët minoritet në këtë vend.
Janë mbi 30%.
Dhe 54% janë maqedonas.
Ne nuk kontestojmë asgjë.
Por mos na prekin ku s’preket.
Ne duam të jetojmë në fqinjësi të mirë.
Ne duam paqe dhe stabilitet, jo vetëm për veten tonë, por për tërë rajonin.
Nuk ka zgjidhje të qëndrueshme dhe këtë e mendoj me zemër, pa pajtimin shqiptaro-serb në radhë të parë, çdo zgjidhje tjetër është e përkohshme.
Ne në hasmëri 150 vjet me serbët kemi qenë, dhe kjo një ditë duhet të merr fund. Kosova duhet të ec përpara, të anëtarësohet në mekanizma ndërkombëtar.
Duke mos i zgjedh problemet, dhe duke mos pasur një pajtim mes shqiptarëve dhe serbëve, zgjidhjet tjera gjithmonë do jenë pengesë dhe Kosovë do të vendnumërojë.
Veriu i Kosovës përdoret vetëm për çështjet e politikave ditore, edhe nga Serbia edhe nga Kosova.
Nuk zgjidhet problemi i Mitrovicës kështu.
“Po kemi instalu ne forca në Veri”.
Po me një të rënë të gishtit, Vuçiçi t’i mbush rrugët e veriut me serb.
Sepse janë 99.3%.
Çka do bësh me polici.
Prandaj këtu duhet dialogim dhe ndërmjetësim, Kosova është projekt amerikan dhe evropian.
Pa Amerikën, Evropën dhe NATO-n nuk zgjidhet problemi përfundimtar.
Sepse është patriotike.
Edhe mua më pëlqen kur hyn policia e Kosovës, por nuk është zgjidhje.
Ky është veprim patriotik por nuk sjell dobi.
Edhe ne këtu, Marrëveshja e Ohrit është dokument që rregulloi raportet në mes dy etnive, shqiptarëve dhe maqedonasve.
Dhe si e tillë është e shenjtë, model që mund të shfrytëzohet për kriza, vende, lufta tjera.
Nesër mund t’i shërbejë Ukrainës, Gjeorgjisë.
Këtë nuk e them unë, e kanë thënë ndërkombëtarët.
Si mund ta rrezikojmë ne një dokument kaq të rëndësishëm, me kaq vlerë.
Prandaj edhe komuniteti ndërkombëtar duhet të alarmohet, edhe pse e kemi alarmuar, sepse është garantuesi i kësaj Marrëveshje.
SHBA-të, BE-ja dhe NATO.
E ardhmja është në duart tona.
Nëqoftëse i bëjmë hyzmet të keqes, keq do gjejmë.
Nëse i bëjmë hyzmet të mirës, mirë do bëhet, mirë do gjejmë.
Ne i bëjmë hyzmet të mirës, ne i bëjmë hyzmet ardhmërisë.
Po na nguci kush, po preku kush mbi gjëra të shenjta, le ta mendojë mirë.
Ali Ahmeti,
Butel, 18.11.2024!