FJALIMI I ALI AHMETIT NË ÇASHKË

22 janar 2025 | 16:52

Të dashur vëllezër e motra,
i nderuar Kryetar i Degës, anëtarë të Degës,
kryetarë të këshillave vendor,
këshilltarë komunal në komunën e Çashkës,
funksionarë e anëtarë të BDI-së.

Është instaluar në BDI që pas Kongresit do të marrë do të bëhet kategori statutare mbledhjet, takimet e BDI-së, dega e BDI-së, të gjitha dikasteret e BDI-së do i mbajnë me qytetarët, me ata që i kanë votuar, me ata që i mbështesin, që të gjithë ta dinë si funksionon, si ndërtohen politikat e BDI-së dhe pjesëmarrës të jenë të gjithë ata mbështetës dhe përkrahës të asaj politike dhe asaj filozofie.

Të nderuar të pranishëm,

Republika e Maqedonisë së Veriut është vend i vogël, gjithësej janë 2 milionë banorë që mund të njihemi të gjithë kokë për kokë, shqiptarë e maqedonas.
Unë jam shumë i dëshpëruar kur dëgjoj debate të intelektualëve, të analistëve e publicistëve të bashkëqytetarëve tanë maqedonas.
Ata i mundon shumë pse shqiptarët e kanë ndryshuar statusin e vet politik në këtë vend, dhe nuk janë më qiraxhinj në shtëpi të vet por janë bë zot në shtëpi të vet.
Atyre ju pengon pse shqiptarët kanë gjuhën e vet, flasin gjuhën e vet, shkruajnë gjuhën e vet, kanë administratorë shqiptarë, kanë policë, ushtarë, dmth përfaqësim në të gjitha institucionet.

I shoh me gjuhën e gjarprit flasin, sikur ky shtet është vetëm i maqedonasve.
Po nuk shkon ashtu, se nuk është vetëm i tyre.
Në këtë shtet shqiptarët nuk janë ardhacak, kanë ardh prej ndonjë vendi tjetër, ashtu siç e përshkruajnë.
Pse shqiptarët këtu të flasin shqip, pse nuk flasin arabisht algjerianët në Francë, pse nuk flasin turqisht turqit në Gjermani, këta po të donë të flasin shqip le të shkojnë në Shqipëri.
Po t’ja nisim kështu, dikush të shkojë në Bullgari e dikush në Shqipëri, kujt do ja lëmë këtë vend ne.
Atëherë këtë vend do e lemë pa njërëz, se disa në Bullgari e disa në Shqipëri.
E këtu do e lemë të kullosin gomerët.
Është për keqardhje sepse partitë politike maqedonase duhet të punojnë me qytetarët e vet, ashtu siç kemi punuar ne me shqiptarët.
A e dini ju që mua në 2002-3 shqiptarët më vendosin me shpatulla për muri, pse nuk e bëre Shqipëri?
Po edhe Shqipëria me mend bëhet, jo pa mend.
S’kishte se si e ndajmë, si do ja vendosësh kufijtë?
Dhe shumë më e mirë ishte për të dy palët, edhe për maqedonasit edhe për shqiptarët, Marrëveshja paqësore e Ohrit me garanca ndërkombëtare.
Degjoj mbrëmë një debat që ishte një ish-deputete e jona, Arta Bilalli me një intelektual maqedonas.
Si nepërkë gjuhën e kishte, i thotë vetes intelektual e i ditur.
I thotë s’janë shqiptarët 30% këtu.
Çka gjuha shqipe?
Merreni gjuhën e juaj e flisni në katunde.
Si Ali Ahmeti mos të flet asnjë fjalë maqedonisht.
Ore, nuk urrej gjuhë, ju kam thënë edhe atyre, takohem për çdo ditë, ata e dinë se sa flas unë maqedonisht.
Por që unë nuk flas maqedonisht janë fajtorë sistemet.
Se ne Lëvizja studentore në 1979 kemi kërku të hapet Universitet në gjuhën shqipe në Shkup.
Dhe si u shpërblyem në atë kohë.
U shpërblyem me hetime, tortura, dhe arsyeja ishte se ishim pjesëmarrës dhe organizator të demostratave të 1981 në Prishtinë.
Shqiptarët kërkuan Universitet, i vranë.
Shqiptarët kërkuan flamur në Gostivar, i vranë.
Këto reprezalje janë ushtru ndaj shqiptarëve.
Sepse Shkupi ka qenë laboratori anti-shqiptar.
Në 1989 këtu është abrogu, është ndryshu Kushtetuta e Maqedonisë së atëhershme, ku shqiptarët me Kushtetutë të 1974 kanë qenë element shtetformues.
Në 1989 i heqin shqiptarët dhe turqit si element konstituiv dhe Maqedoninë e shndërrojnë në shtet vetëm të maqedonasve. Dhe tani pas këtij eksperimenti të suksesshëm këtu, Millosheviçi abrogon autonominë e Kosovës në 1989, dhe fillojnë shkollat e përzime, për t’i asimilu shqiptarët dhe për t’i zhvesh nga identiteti i tyre kombëtar.
Prandaj ne u themi bashkëqytetarëve tanë maqedonas, kryetarëve politik të tyre, VMRO, LSDM, ZNAM, LEVICA, DESNICA, të gjithëve ju themi:
Ky shtet është edhe i shqiptarëve, por jo i shqiptarëve “të ndershëm” si i duan ata, pa flamur, pa gjuhë, pa identitet, pa përfaqësim, por i duan qobaj, i duan t’i shohin në majen e Selanikut me shkop në dorë, iku ajo kohë më.
Sot, mos flasim për Tetovë, por flasim për Jabollçisht, për Çashkë, 60 i ka njerëz me fakultet, a unë mbaj mend që vinin vullnetarë prej Kërçovë në Jabollçisht.
Sot 60 i ka me fakultete të kryme, ka mjek të vetin që kujdeset për popullatën që jeton këtu. Iku ajo kohë, shkuan ato kohëra, nuk përsëriten më.
Le të çohen të gjithë në këmbë.
Por, të jenë më të arsyeshëm, më bindës me qytetarët e vet, t’ua shpjegojnë ashtu siç e bëri në 2002 Branko Cërvenkovski, kur iu drejtua Parlamentit që duhej të votohej për kryeministër: 6 vjet kam qenë kryeministër por jo edhe i shqiptarëve.
Prandaj ju bashkëqytetarët e mi maqedonas, duhet ta dini që me Marrëveshjen e Ohrit, ky shtet nuk është vetëm i joni por edhe i shqiptarëve, kjo është deklaratë e Branko Cërvenkovskit.
A i keni dëgju, pse ndodhi lufta se ne do i realizonim të drejtat e shqiptarëve me dialog.
22 vite nuk e heqin nga fjalori këtë deklaratë.
S’është dashur lufta, se ne do i bënim këto punë.
Pasi qenkëshit aq trima, që do i bënit pa luftë këto punë.
Pse e ndryshoni tani ligjin, që me luftë është arrit ai ligj. Merreni me mend, po ndryshojnë ligjin e përdorimit të gjuhës shqipe që është arrit me luftë.
Ajo që është arrit me gjak, nuk lahet aq kollaj.
Ta harrojnë që mund të ndryshohet ligji i gjuhës.
Por ama, si një trup i vetëm duhet të jemi në këmbë, sepse ata e kanë nda mendjen, janë në partneritet të fortë të gjithë maqedonasit për ta ndryshu ligjin e gjuhës.
Por ai ligj dhe ajo Marrëveshje është e siguruar dhe garantuar nga SHBA, BE, NATO, me gjakun e UÇK-së. Dhe nuk mund të ketë asnjë ndryshim ashtu siç e propagandojnë se do i mbledh Gjykata Kushtetuese ekspertët, komisionin e Venecias, kryetarët e partive politike.
Çka?
Me e rinegociuu Marrëveshjen e Ohrit?
Ajo nuk rinegociohet, por është mbyll me 13 gusht 2001, kanë hedh firmat të gjithë, kanë nënshkruar pranim, me Presidentin Trajkovski, edhe UÇK-ja që e pranon atë Marrëveshje.
Dhe ajo Marrëveshje nuk mund të ndryshohet sepse kthehet situata para vitit 2001.
Ne nuk kemi nevojë të kthehemi pas, ne kemi nevojë të ecim përpara, vendi duhet të integrohet në BE, në vend duhet të kemi marrëdhënie të mira ndëretnike në mes shqiptarëve, maqedonasve dhe komuniteteve tjera, vendi ka nevojë për ekonomi të zhvilluar e të përparuar, vendi ka nevojë për infrastrukturë të mirë, ashtu siç ka fillu korridori i 8 të ndërtohet, të lidh qendra e brigje të Adriatikut, Shkupin, Tiranën, Prishtinën, Sofjen, vendi ka nevojë për përparim e jo për kthim pas.
Se ky shtet na qenka vetëm i maqedonasve, dhe ju pengon shumë sepse flamuri kombëtar shqiptar po valvitet, e flamuri i maqedonasve nuk valvitet. Secili le ta valvisë të vetin. Nuk mund të imponosh, as himnin e as flamurin.
Himni i shtetit është një çështje që duhet të rregullohet dhe kjo çështje është ngrit ma shumë se një dekadë përpara.
A do të bëhet me një muzikë, me tekst të pranueshëm për palët. Ama shqiptarët nuk mund të këndojnë himnin që i dedikohet vetëm komunitetit maqedonas. Himni duhet të reflektojë edhe popullatën shumicë që jeton në këto hapësira.
Të nderuar të pranishëm,
Tani ne se ushtarë kemi luftuar edhe për demokraci edhe pluralizëm.
Mirë që ka parti politike, por duhet të jenë kombëtarisht të rreshtuara drejtë.
Por edhe bashkëqytetarët tanë, kryetarët e partive maqedonase, duhet ta kuptojnë se me vazalë, hyzmeqarë nuk arritën ta mbajnë Jugosllavinë, por u prish.
Nuk mbaheshte Jugosllavia me Sinan Hasanin e Ali Shukriun.

Sepse lufta filloi me shqiptarët dhe mbaroi me shqiptarët deri në shpërbërje të Jugosllavisë. Lufta filloi në Prishtinë e pastaj u zgjeruar në Kroaci, Bosnje, në Kosovë dhe përfundoi në Maqedoni në vitin 2001.
Ne nuk kemi nevojë që të kthehemi, mirëpo s’duhet ta harrojmë të kaluarën dhe këta duhet të mësojnë, bashkëqytetarët tanë, politikanët maqedonas, nuk ju duhen argatë, nuk ju duhen hyzmeqarë, sepse me hyzmeqarë nuk mbahet.
Duhet të respektohet vullneti i shumicës së shqiptarëve, sepse ne jemi të organizuar mbi baza etnike.
Shqiptarët votojnë për shqiptarët, maqedonasit votojnë për maqedonasit.
Këto janë përgjegjës për të ruajt stabilitetin, sigurinë dhe të jetësojnë e materializojnë procese deri në anëtarësimin e vendit në BE dhe heqjes së kufijve në mes të vendeve të rajonit, të Ballkanit Perëndimor, edhe në mes të shqiptarëve, këtë ne e kërkojmë, standarde europianë të instalohen edhe ne Ballkanin Perëndimor.
Këta tanët kanë gabu, edhe të rinj edhe pse nuk janë aq të rinj sepse Izetin 22 vite e kam pasur nënkryetar, edhe i ka pasur të gjitha të mirat e BDI-së.
Por s’mund t’ia ndalosh kërkujt, janë bërë Vleni, Vredi, disa i thonë ashtu e disa kështu.
Mirë është të reflektojnë, janë njerëzit tanë, mos e shit lëkurën për badihava.
Kanë ul e poshtëru komplet. Këta nëpër institucione që janë e dinë, zëvendësohen pjesa dërmuese me maqedonas.
Këtu gabojnë dy palët, edhe maqedonasit po gabojnë sepse po e acarojnë situtatën edhe brenda për brenda.
Ne nuk kemi nevojë ta acarojmë situatën, ne kemi nevojë të dalim nga këto situata.
Dhe të kontribuojmë të gjithë për të dal nga kjo situatë.
E rëndësishme është që nga këto gabime që bëhen, të nxjerrim mësime.
Të nxjerrim mësime sepse mund të ketë edhe zgjedhje të jashtëzakonshme në tetor, lokale edhe parlamentare.
Por nëse shkohet radikalisht të ndërhyhet në Marrëveshjen e Ohrit, nuk besoj që ka burrë nëne që e parashikon çka do ndodh, na kthejnë para 2001. Nëse gjërat shkojnë me dialog dhe mirëkuptim, mund të kemi zgjedhje të parakohshme bashkë me lokalet.
Zgjedhjet lokale janë tepër të rëndësishme, duhet vëllazërisht të punojmë, të organizohemi, mos e humbim komunën e Çashkës ashtu si e humbën për 200 vota.
A e dini sa është në favor të popullatës shumicë këtu të marrë komunën, ta drejtojë komunën.
Nuk mund t’ua përshkruar dobitë që do i keni si banorë të komunës së Çashkës.
Ndryshe është kujdesi i nënës, ndryshe është kujdesi i njerkës.
Të krijojmë një unitet të fortë, mirë të organizuar, që komuna e Çashkës, dhashtë zoti mos prekin aty ku s’preket, se po u prekën, nuk ka as koka e Zeusit nuk mund ta përshkruaj se çka mund të ndodh.
Kështuqë do doja të ju falënderoj shumë për praninë tuaj.

Ali Ahmeti,
Çashkë, 21.01. 2025

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komandanti i KFOR-it, Enrico Barduani, ka vizituar të mërkurën Mitrovicën.…