FJALIMI I ALI AHMETIT NË DOLLNEN
Sot kam ndërruar agjendën e takimit me degën e Dollnenit dhe me përkrahësit e Bashkimit Demokratik për Integrim dhe të Frontit.
Sot pikë të parë kam vendosur marrëdhëniet ndëretnike sepse në këtë komunë jetojnë bashkë shqiptarët, turqit, boshnjakët dhe maqedonët.
Dua t’ua përkujtoj një elaborate të Vasa Çubrilloviçit që para 100 viteve, do flasim edhe për tema tjera, por sot do flasim për marrëdhëniet ndëretnike.
“Ne serbët nuk kemi armiq më të mëdhenj se shqiptarët.
Ne nëse duam ta ngrisim kokën tonë, duhet ta shtypim kokën e tyre.
Nëse duhet të ndjehemi të gjërë në territore, duhet ta ngushtojmë hapësirën e tyre.
Nëse duam të na dojë bota, duhet të bëjmë që bota t’i urrej shqiptarët.
Që shqiptarët të braktisin vendin e tyre, duhet me çdo kusht dhe çdo mënyrë t’ua nxijmë jetën.
Që të arrijmë deri këtu, së pari duhet t’ua mohojmë origjinën ilire.
Gjithashtu origjinën epirote, dardane, dhe t’ua vrasim krenarinë ilire, t’ua shkatërojmë.
Duhet domosdoshmërit të bëjmë që të bije gjuha dhe zakonet e tyre ilire dhe njëkohësisht t’ua rëmbejmë gjithçka që kanë të lashtë ilire dhe ta përvetësojme ne, dmth serbët.
Duhet t’i lëmë pa miq rreth e rrotull deri sa ata të urrehen dhe mos durojnë njëri tjetrin dhe përfundimisht të urrejnë vetëveten.
Të finalizohet kjo platformë duhet që antishqiptarizmi të jetë filozofi dhe devizë e vetme e shtetit tonë.
Mos harroni se mosqenia e shqiptarëve është vetë ekzistenca e kombit serb”.
Vëllezër të nderuar, pse une e paraqita këtë elaborat të Çubrilloviçit para jush.
Këtu ke luftë edhe zhdukje edhe fetare.
Evropa është në luftë.
Mijëra trupa janë në kufi me Rusinë.
Koalicioni i gjërë Rusi-Kinë-Kore e Veriut-Iran janë në gatishmëri të përhershme.
Ballkani hiç më pak se 20 vjet i tëri ka qenë në luftë.
Akoma në Kosovë ke edhe 2000 njerëz të zhdukur dhe të pagjetur.
Në Bosnje mbi 100 mijë njerëz të vrarë.
A mund gjithmonë me luftra të jetojmë?
A nuk duhet ta instalojmë modelin e Evropës, pajtimin, sepse me luftra të përhershme nuk ecet përpara.
Por për të bërë pajtimin duhet të reflektojnë të gjithë për fajet që kanë bërë.
A ka nevojë Ballkani për paqe dhe siguri, sigurisht që po.
A ka nevojë Maqedonia për marrëdhënie të mira ndëretnike, sigurisht që po. Nëqoftëse kthehemi pas, nuk është mirë për asnjë palë.
Pavarësisht çfarë thonë se 2-3 dispozita preken për gjuhën shqipe.
Do të thotë që të godasësh në zemër ligjin e gjuhës shqipe.
Kjo nuk do të tolerohet.
Jo që s’duhet të tolerohet, por edhe qytetarët maqedonas duhet të solidarizohen dhe të ngriten në kombë, sepse luftrat i kanë shkaktu padrejtësitë. Ne duhet të gjithë bashkë të çojmë procese përpara, maqedonas, shqiptarë, turq, boshnjakë, vllehë.
Marrëveshja paqësore e Ohrit ka qenë model, të mos cenohet ajo.
Model për të zgjidh problemet edhe në vendet tjera.
Balanseri.
Aty preket etnia.
Do të thotë përfaqësimi etnik është i rrezikuar.
Përfaqësimi etnik është njëra nga shtyllat e Marrëveshjes së Ohrit.
Do të thotë shkon shqiptari, turku, boshnjaku, romi të konkurojë për vend pune, ata që e bëjnë anketimin do të thonë që këta ishin të dobët dhe fitoi maqedoni.
Sepse përfaqësimi etnik është çelësi, duhet të pranohen 10 në punë, 5 të jenë shqiptarë, dy turq, dy romë, dy boshnjakë.
U hiqet e drejta mërgatës që të jenë të përfaqësuar në këshillat e komunave.
Nuk është e drejtë t’ia marrësh të drejtën e votës mërgimtarit i cili investon gjithçka këtu.
Prandaj marrëdhëniet ndëertnike është e domosdoshme të respektohen.
Me marrëdhënie të mira ndëretnike mund të anëtarësohemi shumë shpejt në BE.
Me marrëdhënie të mira ndëretnike forcojmë paqen, stabilitetin, ardhmërinë dhe sigurinë.
Në qoftëse angazhohemi të gjithë për paqe, stabilitet dhe siguri sigurisht që do arrijmë edhe në ekonomi.
Ne apelojmë te partitë politike maqedonase që të mos prekin në dokumente të rëndësishme sepse çdo cenim i Marrëveshjes së Ohrit na kthen prap, çdo kthim prap ka kosto të lartë.
VMRO i ka fitu zgjedhjet me politikë anti-BDI.
Por jo me politike të ndyta nacionaliste, kjo nuk duhet, ësthë gabim.
Shqiptarët në Shqipëri, turqit në Turqi, boshnjakët në Bosnjë, kush do jetojë këtu?
Është domosdoshmëri që të jemi bashkë, kur jemi bashkë jemi të fortë, asgjë s’mund të na fitojnë.
Mbajeni mend këtë dokumentin e Çubrilloviçit.
Kjo vlen për të gjithë, jo vetëm për shqiptarët.
Prandaj duhet të shohim sesi të ecim përpara.
Ne kemi bërë projekte dhe propozime shumë të mira.
Ne na duhet politikë kombëtare për ta anëtarësu vendin në BE.
Ne duhet të bëjmë Veting për të gjithë gjykatësit, prokurorët, policinë.
Duhet të hapet hetim për të gjitha partitë politike.
Duhet të hapet hetim për prejardhjen e pasurisë për të gjithë politikanët, kryetarët e komunave, deputetë, drejtorë.
Të hapet hetim për privatizimin e pasurisë së shtetit në vitet 92-93.
4 miliard DM ka qenë kosto.
Llogarisni sa vlerë kanë sot ato mjete që kanë përfunduar në duar të individëve.
Ne kërkojmë të hetohet, se ku kanë përfundu dhe si është ndarë pasuria e shtetit.
Shqiptarët kanë qenë të përjashtuar tërësisht, njëjtë edhe etnitë tjera, vetëm të maqedonasit kanë shkuar paratë.
Sikur ne të mos kishim kontribuuar asgjë për këtë shtet.
E kaluara duhet të na shërbejë si mësim që mos bëjmë gabime dhe si të ecim përpara.
Të nderuar vëllezër,
Bashkimi Demokratik për Integrim është forcë shumë e organizuar, shumë e fortë dhe nuk ka më të organizuar në këtë shtet.
Por ne duam drejtësi.
Të respektohet legjitimiteti.
Legjitimiteti është çështje shumë e rëndësishme.
Ne nuk jemi sahalëpirës, vazalë.
Nuk duhet e kaluara të na përsëritet.
Kristijan Mickoski ka bërë një propozim, ne e mbështesim plotësisht për shumë arsye. Edhe arsye politike, por më shumë ekonomike.
Pse e mbështesim për arsye ekonomike?
Sepse mbahen zgjedhjen parlamentare dhe lokale në vitin e ardhshëm 2025.
Në vitin 2029 mbahen bashkë zgjedhjet parlamentare, lokale dhe presidenciale, që dmth miliona euro kursehen nga xhepi i qytetarëve.
Në 2033 përsëri bien zgjedhje lokale, zgjedhje parlamentare.
Do të thotë gati 5 cikle zgjedhore mbi 40 milionë euro kursehen.
Me ato mjete ndërtohen çerdhe, shkolla, menza.
Dhe ne mbështesim që në tetor të vitit të ardhshëm zgjedhjet lokale dhe parlamentare të bëhen bashkërisht.
Arsyet politike janë të shumta, mos ju marr shumë kohë.
Tash unë dua të dëgjoj diskutime nga ju, mendime, ide, si t’i çojmë proceset përpara, si t’i forcojmë marrëdhëniet ndëretnike, si ta anëtarësojmë më shpejtë vendin në BE, si ta forcojmë paqen, stabilitetin dhe sigurinë.
E thash në fillim Evropa është në luftë. Linda e Mesme nuk është larg.
Po përdoren armatime në distanca të largëta.
Prandaj fjalën e keni ju:
Ali Ahmeti,
Dollnen, 08.11.2024!