FJALIMI I ALI AHMETIT NË GJERGJICË
Të dashur vëllezër e motra,
të dashur bashkëluftëtar,
bashkëveprimtar,
të nderuara familje të dëshmorëve,
i dashur Bekim,
të dashur gjithë ju shokë, veprimtarë të çështjes kombëtare!
Sot, jemi në këtë oborr, e në këtë shtëpi, ku mbi themelet e asaj së vjetrës, simbolikisht është ngrit kjo e reja, që e bëri përshkrimin Bekimi!
Se këtu jan pritë e janë mbajtë, takime e takime të rëndësisë së veçantë!
Shaban Shala ka qenë një drejtues i pa epur, në të gjitha betejat e përpjekjet e kohës, që bëheshin për t’u mbajtë gjallë e në këmbë, lëvizja e rezistencës!
Me Shaban Shalën na bashkoi pranvera e vitit një mijë e nëntëqind e tetëdhjetë e një-1981, me Fehmi Lladrovcin dhe me shumë e shumë bashkëveprimtar e bashkëluftar, që lëvizja kombëtare të mos përkulet, por gjithmonë të jetë lartë e më lartë, organizimeve deri në organizimin e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës!
Vllezër e motra,
jo vetëm Shabani, e tërë familja, ishin në të njëjtat llogore, në të njëjtin organizim!
Shabani ishte i afërt i Rexhep Malës e Nuhi Berishës, ishte njëri nga kontribuesit e bashkimit më të madh që u bë i shqiptarëvet në vitin një mijë e nëntëqind e tetëdhjetë e katër-tetëdhjetë e pesë, (1984-1985), me bashkim shkrirjen e të gjitha grupevet ilegale,që vepronin në hapësirat shqiptare!
Shabani, bashkë me familjen e paguajti shtrenjtë gjithë atë angazhim e kontribut që bënte, por asnjëherë në sytë e Tij nuk vreheshte dëshpërimi e as dorëzimi! Përkundrazi çdo betejë, atë e bënte edhe ma të fortë, sesa kishte investuar!
Ishte moment i veçantë për mua, kur më njoftojnë vëllezërit e Shabanit, të gjithë nga Holanda, kanë ardhë për të hyrë në front të përbashkët të luftës!
Prandaj, Ilmi, sot do të kujtojmë Bedriun, duhet të kujtojmë Muhdin Morinën , dëshmorin e parë që ishte bashkë me ju, duhet të kujtojmë Xhelaj Hajden, që ishte bashkë me ju!
Kështu që, sot po shpaloset kjo pllakë, por në këtë pllakë është historia e Kosovës, është Shabani, është Bedriu, është Mujdini, është Xhelali, është Rexhep Mala, është Nuhi Berisha, janë gjithë ai varg i gjithë atyre luftëtarëve e dëshmorëve të cilët kanë dhënë për lirinë e Kosovës!
Lavdi të gjithë të rënëve!
Lavdi vëllezërve Shala, Muhedinit e Tonit!
Faleminderit shumë!
Ali Ahmeti
Gjergjicë, 10 Gusht 2023
E pergaditi:
Ismet Sylejmani,
Prishtine 12 Gusht 2023!