FJALIMI I ALI AHMETIT NË GOSTIVAR

25 shkurt 2025 | 23:15

Të nderuar vëllezër e motra,

Nuk mund ta filloj këtë diskutim përpara kësaj ngjarje kaq të rëndësishme pa i sjell në kujtesë dhe në përkujtim të gjithë të rënët,
pa i nderuar familjet e tyre dhe pa i nderuar të gjithë ata veprimtarë që në breza kanë kontribuar dhe që një pjesë janë edhe këtu, si Xhezmi Shasivari, Nazif Alili, Alim Baftijari, Erxhan Iseni, Sefer Elmazi, Fatmire Kamberi, Qazim Memeti,
që vetëm e rrisin krenarinë dhe moralin e rinisë për të vazhduar sypatrembur dhe ballëlartë dhe paskan gjenerata që kanë qenë pjesëtarë të Lëvzijeve nga më të rëndësishmeve deri në çlirim të Kosovës dhe ndryshim të statusit politik dhe juridik të shqiptarëve në trojet e veta, këtu në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Të nderuar dhe të dashur anëtarë të degës së Gostivarit, kryetarë të këshillave vendor, kryetar i degës, të gjithë ju bashkëdrejtues, i nderuar Talat Xhaferi, kryeministër i parë shqiptar dhe tani Shef i shtabit politik për zgjedhjet e vitit 2025, e them për zgjedhjet sepse ne insistojmë për zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare të këtë në tetor të këtij viti nëse duan stabilitet dhe qëndrueshmëri dhe të vendoset në vend legjitimiteti i nëpërkëmbur dhe poshtrimi që u është bërë shqiptarëve padrejtësisht.

Bashkimi Demokratik për Integrim është forca më e organizuar në Republikë, është forca më e organizuar ndonjëherë në historinë dhe organizimin legal të këtyre viteve sepse në strukturat e veta ka idealistë, ka misionarë të cilët kanë bartur përgjegjësi të larta në organizim me njerëzit në sqarim të Platformës shqiptare në këto hapësira dhe në ngritjen dhe rritjen e dinjitetit ashtu siç u ka takuar shqiptarëve historikisht.

Duke parë të gjithë kundërshtarët këtë etablim, organizim kaq të fortë, nuk kanë lënë mjet e propagandë pa lëviz në drejtim të mposhtjes, në drejtim të rënies së moralit në Bashkimin Demokratik për Integrim.
Por, pa sukses. Pa sukses, sepse rrënjët e këtij organizimi përveç që janë të lashta, janë të vaditura edhe me gjakun e të gjithë bashkëluftëtarëve dhe bashkëveprimtarëve në këto hapësira dhe më gjatë.
Aty ku rrënjët i njomë gjaku, s’ka se si të pësohet asnjë disfatë, dhe të gjithë do të dështojnë përballë këtij organizimi, mobilzimi të BDI-së, sepse mobilizohet dhe organizohet për çështje të shenjta, çështje të cilat i kemi fituar dhe larë me gjak.
Nuk e duam të huajin, por ama për tonin nuk lëshojmë asnjë metelik, dhe këtë ta harrojnë të gjithë, miq e armiq, se do të kenë rezistencë tepër të fortë, jo vetëm nga BDI-ja, por BDI janë vetë shqiptarët në RMV.
Me 32 mijë anëtarë dhe me një shtrirje nga Struga deri në Kumanovë.
Është kala e pamposhtur dhe ne jemi sa racional aq edhe të arsyeshëm.
Gabojnë partitë politike maqedonase për t’i përça shqiptarët, gabojnë partitë politike maqedonase që duan t’i coptëzojnë shqiptarët, që rekrutojnë dhe mbështeten të vazalët.
Sepse me vazalë as nuk mbrohet, e as nuk ruhet shteti, përkundrazi rrezikon dhe e dëmton shtetin duke u bazuar në vazalë e argatë.
Le ta harrojnë!
Ne në argatë të tjetër kujt nuk shndërrohemi, ne jemi argatë të çështjes, të platformave që ua paraqesim shqiptarëve.
Përderisa ka organizim etnik në këtë shtet, dhe akoma nuk kemi arrit nivelin e duhur për krijimin e partive politike në baza ideore, por votohet në baza etnik, të mos bëjnë përpjekje që me vazalë të ndërtohet ky shtet.
Sepse krijohet paqëndrueshmëri, dhe marrëdhëniet ndëretnike acarohet, ashpërsohen deri në përmasa saqë nuk mund kërkush të bëjë vlerësim të dëmëve që mund t’i shkaktohen këtij vendi.

Prandaj, të mos gabojnë, shqiptarët le t’i lënë të lirë.
Ne asnjëherë nuk kemi thënë që duam të jemi të vetëm.
Ne siç kemi luftuar për liri, kemi luftuar edhe për demokraci të mirëfilltë, por demokraci autentike, jo të imponuar.
Që dikush tjetër të na e servojë nëpër laboratorë në Shkup, dhe neve të na e hedh nëpër hapësira shqiptare.
Kështu historisht kanë vepruar armiqt tanë, sundo dhe përçaj.
Kjo është parrollë historike.
Që armiqt me lehtësi tani kanë bërë copë copë.
Dhe tokat shqiptare i kanë përdorë për kusuritje, sa njëri e sa tjetrit, sepse përçarjen ua kanë futur shqiptarëve.
Kjo ishte sa u takon partive maqedonase, sa u takon partive shqiptare, gabojnë dhe kanë gabuar, me okë kanë gabuar, sepse u shitën për pesë aspra.
Nuk janë të denjë për të mbrojtë asnjë çështje aty ku kanë shkuar.
As gjuhë, as përfaqësim të drejtë.
Për çka atëherë?
A kanë shku vetëm për një grup të cakuar, dhe të rregullojnë statusin e tyre individual dhe të grupeve të interesit, apo për të mbrojtë interesat e shqiptarëve. Interesat e shqiptarëve jo se jo, se ato po shihen për çdo ditë se çka ndodh në terren.
Të nderuar.
Zotëri Talat Xhaferi, ju jeni Shef i Shtabit. Ne i takojmë gjeneratës që unë do thoja jemi gjenerata më e lumtur dhe më krenare, jemi pjesë e historisë më të re por edhe më krenare të shqiptarëve. Këtë që ka bërë gjenerata jonë, sigurisht ka dashur ta bëjë edhe Hasan Prishtina, bile ushtria e Hasan Prishtinës ka qenë me e madhe se Ushtria Çlirimtare e Kosovës dhe Ushtria Çlirimtare Kombëtare bashkë, por nuk e realizuan.
Luftërat i humbën përballë armiqve.
Këtë e ka dashur edhe Bajram Curri ta realizojë, nuk ka arrit.
Edhe Ushtria e Bajram Currit ka qenë më e madhe se Ushtritë tona, nuk arritën ta bëjnë, jo që s’kanë dashur, sepse provimin e dhanë me jetën e tyre.
Këtë e ka dashur Kalosh Dani, edhe ushtria e tij ka qenë e madhe, por u vra në malet e Brodit, nuk arritën ta realizojnë.
Talat Xhaferi, ne me bashkëluftëtarë arritëm që Kosovën ta bëjmë shtet, arritëm që dinjtetin ta instalojmë te shqiptarët e Maqedonisë, mos u mposhtni, ecni përpara.
Sepse përpara ne kemi kundërshtarë të pamposhtur, hileqarë.
Me hileqarët duhet të bëjmë organizimin më cilësor.
Mos hiqemi se na ndihmon ky e ai.
Ne kemi aq potencial e aq forcë e mbështetje të shqiptarëve, saqë dalëzotës jemi vetë, dhe vetë i fitojmë të gjitha betejat, pa huazime e pa përulje para të tjerëve se na ndihmon ky e ai, s’na ndihmon kërkush se s’na don asnjëeri.
Ne përherë miq kemi dashur, por ama miq me zor nuk bëjmë.
Bëjmë mik atë që na respekton për mik, por atë që s’na respekton për mik mund ta bëjmë lirisht edhe armik.
Ky vend, jo për vete, nga cep më cep t’i shkosh Evropës dhe Amerikës, i kemi bërë miq.
E kemi bërë për të mirën e shtetit, e anëtarësuam në NATO, do anëtarësohet edhe ne BE si e vetmja zgjidhje që është në dobi të qytetarëve.
Mirpo, u dasht shumë sakrificë deri në arritjen e anëtarësimit të vendit në NATO, duhet edhe shumë sakrificë për t’u anëtarësuar në BE si e vetmja alternativë, por rrugë tjetër nuk ka.
Pavarësisht se çka thonë, e ndërrojmë, se ndërrojmë, hem hem nuk ka në politikë.
Në politikë duhet të marrësh vendime, duhet të kesh guxim.
Duhet ndryshuar Kushtetuta e RMV-së, bullgarët duhet të jenë kategori kushtetuese, është marrëveshje e hartuar nga Presidenti francez Makron dhe e mbështetur nga Gjermania.
Nuk është dokument i hartuar as nga pala jonë e as nga pala bullgare, dhe jemi të interesuar që këtë dokument ndërkombëtar ta respektojmë.
Këta që na përfaqësojnë thanë që menjëherë brenda dy muajve, 5 muajve, 6 muajve, ku janë?
Do të thotë neve na presin përballje goxha të forta, i kemi përpara.
Dijen, potencialin i kemi.
Përballjen Talat Xhaferi siç kemi qenë fitimtarë deri më tash, unë dua të siguroni fitore dhe të ju uroj fitore.
Të keni punë të mbarë, shëndet, vullnet, ruajeni njëri tjetrin, afër njëri tjetrit, sepse ne jemi në rrugë të drejtë.
Ne kemi kemi qenë ata që për 24 vite me radhë na kanë mbështetur këta shqiptarë, këta aktivistë.
Prandaj kur je në rrugë të mbarë edhe zoti të ndihmon.
Zoti qoftë me ne!

Falemnderit.

Ali Ahmeti,
Gostivar, 25.02.2025!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nesër (e mërkurë) do të mbahet mbledhja e Qeverisë së…