FJALIMI I ALI AHMETIT NË KËRÇOVË
Të nderuar vëllezër e motra,
E nderuara e Degës,
Kryetar i Komunës,
Kryesia e Degës,
kryetarë të këshillave vendor, këshilltarë komunal,
ju anëtarë besnikë të Bashkimit Demokratik për Integrim që për 22 vjet radhazi keni qenë mbështetës të fortë të kauzës shqiptare dhe ne jemi përpjek që fare mos ju turpërojmë,
por të jemi dalëzotës të vërtetë,
të nderojmë edhe ata që ne i kemi trashëgimi.
Ne nuk burojmë si parti politike nga sallonet dhe ekranet televizive.
Bashkimi Demokratik për Integrim buron, del nga një Lëvizje e tërë e rezistencës të shqiptarëve që nga vendosja e pushtetit, regjimit ushtarako-policor në 1945, me ç’rast tradhëtohen shqiptarët përkundër asaj që ishte shpall amnesti.
Mbi 1000 shqiptarë të trevën e Kërçovës janë pushkatuar vetëm e vetëm se janë shqiptarë, me akuzë se gjoja se ishim bashkëpunëtorë të nazi-fashizmit.
Po çfarë bashkëpunëtori ishte Nexhat Agolli, ai braktisi të gjitha të mirat e veta në Universitetin e Udines dhe u vu në krye të Lëvizjes.
U pushkatua si ministër i pushtetit vendor në 1947.
Ky lloj, si gjueti shtrigash, çdo gjë shqiptare i pengonte. I hoqët shqiptarët nga Kushtetuta edhe pse janë disktutimet dhe fjalimet në 1946 në Parlamentin e atëhershëm të Maqedonisë ku shqiptarët flisnin në gjuhën e vet zyrtare – shqipe, dhe më vonë u zhduk ajo, bashkë gjuhën u mbushën kazamatet e varret që akoma sot nuk dihet se ku janë ato njerëz, ku treten eshtrat e tyre.
I hoqën vitet 54 klyshët e Rankoviçit këtu e gjithandej shqiptarët nga “albanci” në Kushtetutë që ishte, i vendosën “shiptari”.
Tek në 74-tën u kthyen sërisht, dhe në 89-tën suprimohet Kushtetua e Republikës së Maqedonisë së atëherëshme, shqiptarët hiqen si popull shtet-formues si komb shtet-formues dhe Maqedonia shndërrohet në komb vetëm të maqedonasve, në 89-tën.
Kush prodhon krizë?
Ne që duam paqen, ne që duam lirinë apo ata që na cenojnë dhe na kërcënojnë se 2-3 gjëra, dispozita do të ndryshohen te ligji i gjuhës, jo kërcënim, jo kërcënim, edhe heronjtë nga varret do ngriten po u prek gjuha shqipe.
Sepse e kemi pagu e shtrenjtë.
Jo rastësisht e fillova me histori këtë punë.
Që me vendosjen e regjimit ushtarako-policor, këtu ka njerëz që nuk i dijnë ku i kanë njerëzit e vet, ka shumë që i kam taku, këtu i shoh, për të mbledh mostra të ADN.
U zbulua një varr në Zallë të Baçishtit që quhet, dhe menduam që janë pikërisht njerëzit e ekzekutuar të 45-46.
Qanin e derdhnin lot, që i kishin lënë fëmijë nga një apo dy vjet, së paku t’i shohim eshtrat e prindërve tanë.
Po sa plagë na kanë shkaktu, po sa varre na kanë hap.
Dhe ne përsëri nuk jemi hakmarrës sepse një hakmarrje nuk është një fitore më shumë.
Dhe unë nuk kërkoj nga politikanët maqedonas, por kërkoj nga populli maqedonas të ngriten në këmbë, në mbrojtje të vlerave të bashkëqytetarëve të tyre shqiptarë, gjuhës tyre, kulturës tyre, historisë tyre, sepse ne i kemi mbështet bashkëqytetarët tanë maqedonas.
Të gjithë i kanë ofendu, s’ua kanë pranu as identitet, gjuhë e kulturë.
Ne të gjitha ua pranojmë sepse ashtu janë përcaktu, ajo është historia e tyre.
Ne mbështesim atë histori të tyre, por mos heshtin përpara padrejtësive që po përgatiten në koluare të ndryshme, për interesa të ngushta politike e politikave ditore.
Ne jemi këta që jemi, ne nuk mund të ndryshojmë.
Unë 20 vjet kam vepruar kundër këtij shteti që quajtur Jugosllavi, dhe kjo nuk është fshehtësi.
Unë jam pajtuar me regjimin, unë sjam pajtuar me padrejtësinë.
Pse i pengon dikujt që unë e dua dhe kam luftuar për kombin tim.
Ne jemi liridashës.
Çfarë faji ka populli shqiptar që e mbështet e vet.
Po t’ja prekësh Shipfenin irlandezit, sytë t’i nxjerr. Shipfeni është organizatë politike që ka dal nga IRA. IRA ka qenë organizatë që ka bë veprime, që unë sjam pajtuar me ato veprime, por ata kanë bë zgjedhjen e vet. Ne kemi respektu normat ndërkombëtare për luftrat, ne kemi respektu çdo dokument mbi luftrat dhe normal që ajo histori duhet të ketë edhe trashëgimi, dhe trashëgimia është Bashkimi Demokratik për Intergim dhe unë jam krenar që jam në krye të kësaj partie, në krye të kësaj Lëvzije që ndryshoi tërësisht statusin politik dhe juridik të shqiptarëve në Republikën e Maqedonisë së Veriut.
Dëgjova Mickoskin se tha është i shqetësuar me deklaratën time, dhe ai është i shqetësuar sepse është i shqetësuar komuniteti ndërkombëtar.
Unë e pyes publikisht zotëri Kristijan Mickoskin se pse është i shqetësuar komuniteti ndërkombëtar, duhet ta pyes ai komunitetin ndërkombëtar, pse është i shqetësuar?
Sepse komuniteti ndërkombëtar që ka emër dhe mbiemër, quhet Bashkimi Evropian, SHBA dhe NATO.
Ata janë garantues të Marrëveshjes së Ohrit, për këtë arsye komuniteti ndërkombëtar është i shqetësuar, sepse po rrezikohet një dokument historik që ata kanë qenë lehtësues dhe janë garantues të atij dokumenti dhe kanë hedh firmat.
Në emër të Amerikës ka qenë ambasadori Pardy , në emër të Evropës ka qenë diplomati dhe politikani i lartë Leotar, ne emër të NATO-s ka qenë Pieter Feith, këta i kanë hedh firmat dhe ne këtyre ju kemi besuar.
E thash në një vend, kam nxjerr uniformën time, ia kam dorëzuar Pieter Feith-it, përfaqësuesit të NATO-s, dhe i them ne i besojmë NATO-s, sepse në 45-46, pas amnestisë shqiptarët i kanë ekzekutuar me mijëra në këto hapësira.
Prandaj, çfarëdo që ndodh me ne, vendose në vitrinë këtë uniformë që ishte me gjak të një ushtari që ishte plagosur në përplasje. Prandaj është i shqetësuar komuniteti ndërkombëtar sepse edhe unë e takoj komunitetin ndërkombëtar, unë për çdo ditë kam takime me ambasadorë, prandaj këtë pyetje unë ia bëj zotëri Mickoskit, pse është i shqetësuar komuniteti ndërkombetar.
Ne kemi qenë kontribues në këtë vend, ne kemi ndihmuar që të zgjidhet statusi i këtij shteti me palën greke.
Si do të ishin më të lumtur bashkëqytetarët tanë, ish-Republikë jugosllave e Maqedonisë apo Republika e Maqedonisë së Veriut. Sigurisht që ky është emër që nuk përmban ofendim, që nuk përmban përplasje mes etnive por i pranueshëm për palët.
Dhe sot jemi anëtarë të NATO-s.
Sigurisht që procesi për BE nuk duhet shmangur fare.
Ne duhet për çdo ditë të angazhohemi që vendi ynë të jetë anëtar i BE-së sepse kështu forcojmë pozitat tona shtetërore, forcojmë ekonominë, forcohet paqeja, stabiliteti, siguria.
Po ne shtrenjtë i kemi paguar kufijtë, të hiqen kufijtë siç i ka hequr Evropa kufijtë mes vete, të hiqen edhe kufijtë e Ballkanit.
Me një ekonomi moderne e të përparuar, të gjithë biznesmenë shqiptarë e maqedonas të kenë lirinë e veprimit, e të tregtimit, po jo të kufizohemi në 25 mijë kilometër katrorë.
Çka do bëjnë ata të fushës së biznesit, ata të infrastrukturës, me 1 milion e gjysëm banorë këtu.
Njerëzit janë larguar për standarde më të mira, po ikin në Evropë, ikin shqiptarë, ikin maqedonas.
Nëqoftëse këtë nuk e evidentojnë, në krye të agjendës politikanët e sotëm, sepse ne nuk ia kontestojmë fitoren VMRO-së, por kërkojmë racionalitet nga VMRO-ja. Se me këta të VLEN-it unë s’merrem!
Ne jemi të organizuar mbi baza etnike.
Është një e vërtetë që botërisht dihet, shqiptarët votojnë për shqiptarët, maqedonasit për maqedonasit, komunitetet e vogla varësisht prej rrethanave lëvizin.
Por ama përgjegjësinë për ardhmërinë e këtij shteti e kanë komunitetet më të mëdha, maqedonasit dhe shqiptarët.
Po u acaruan maqedonasit me shqiptarët, nuk është mirë për maqedonasit.
Nuk është mirë për maqedonasit!
Ne na duhet unitet kombëtar, për t’i zgjidh problemet që akoma nuk kanë drejtim e zgjidhje.
Ta dërgojmë vendin drejt BE-së.
Të sundojë ligji, të bëhen reforma të mirëfillta, jo për çdo ditë që i dëgjoj unë, të korruptuar!
Hajde të hapim Vetingun, hajde të hapim hetim për partitë politike, për prejardhjen e pasurisë së funksionarëve, si u bë privatizimi në vitet 91-92, pse u përjashtuan shqiptarët nga privatizimi, por s’i hapin këto çështje, por ka katër vite dhe është zverdh ai dokumenti që Parlamentin e Maqedonisë. Ka tetë vite që kam propozu të hapen hetime për partitë politike, të fillojmë me Bashkimin Demokratik për Integrim. Asnjëra palë se ka bë.
Sepse e kanë zhvat këtë shtet, dhe ne nuk jemi zhvatës.
Kërçova është e jona.
Na mallkon gjaku i atyre të rënëve, të vrarëve e masakruarve nëse nuk punojmë drejtë.
Nuk kanë kurrëfarë gatishmërie!
A thoshin për Korridorin e 8-të vepër kriminale!
A dolën tani ata trimat e thanë ngjarje historike.
Po Korridori që një vjet ka fillu. Shumë e thjeshtë.
Na kanë lodh nëpër televizione, Korridori vepër kriminale.
Ajo kompani amerikane, nuk mund amerikanët t’i manipulosh.
Qe e kënaqën me kinezët!
Po bashkë kemi qenë, bashkë kemi qenë me VMRO-në e kemi vendos.
Na dha Kina kredi, na vinte mirë.
Ja 15 vite nuk e bëjnë rrugën.
Ne i takojmë i perëndimit, politikisht dhe ekonomikisht. As ma shumë e as ma pak s’duhet me pas me lindjen. Ne jemi perëndimorë.
I tha edhe Ardita.
Po i heqin këshilltarët, nga 23 në 19.
Pse po prek në këto çështje kur mërgimtarët, po e heqi pjesën e angazhimit historik të tyre, por një histori aq e fortë është, janë kontribues në ekonominë e shtetit. Si për shqiptarët ashtu edhe për maqedonasit.
Vjen korriku e gushti, Kërçova ngjallet, tregtia, ekonomia, dhe këtë ma kanë thënë edhe maqedonasit. Dhe ti po ia heq të drejtën legjitime të përfaqësimit. Çfarë mendje djallëzore.
Do të thotë ia heq të drejtën e votës, të përfaqësimit. Kështuqë gjërat ne do i menaxhojmë.
Por nëse mendojnë që ne jemi puthadorë e sahanlëpirës, këtë le ta harrojnë.
Ne tetor të vitit të ardhshëm zgjedhje lokale dhe parlamentare bashkë.
Edhe pse ka qenë në agjendë të Frontit që të kërkojmë zgjedhje në tetor, mirëpo Kristijan Mickoski në pyetje deputetësh doli hapur dhe tha urdhëroni shkojmë në zgjedhje, unë e mbaj për fjale.
Në tetor të vitit të ardhshëm bashkë zgjedhje lokale dhe parlamentare.
Fitojnë qytetarët, mirë është për ekonominë e shtetit.
E kam shpjegu, sqaru, edhe konferenca shtypi shpjegohet.
Pse duhen zgjedhjet të bëhen bashkë, lokale e parlamentare të jashtëzakonshme.
E para, do vendoset një qetësi politike.
Nuk do bëhen gabimet që u bënë në maj të këtij viti.
Nuk do përsëritet.
Sepse njëherë ka ndodh kjo në 2006, dhe u përmirësua për 15 muaj.
Edhe tani aq i bie përafërsisht.
Fitojnë qytetarët sepse zgjedhjet lokale, parlamentare 2025. Në 2029 tre palë zgjedhje duhet të bëhen, presidenciale, parlamentare dhe lokale. 30-40 milionë euro kursehen. Investohet në çerdhe, në shkolla, në menza për të varfër, nëse duan të bëjnë sevape.
Në 2033 prap do i kesh lokalet dhe parlamentaret, do të thotë janë mbi 50 milionë euro kursime që u bëhen qytetarëve dhe që ato kursime të shndërrohen në të mira materiale.
Dhe ne nuk tërhiqemi nga zgjedhjet që duhet bërë vitin e ardhshëm në tetor, si ato lokale edhe ato parlamentare të jashtëzakonshme.
Falemnderit!
Ali Ahmeti,
Kërçovë, 13.11.2024!!