![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2025/02/ef7061cc-ba7e-4099-beba-b3c59fde5495.jpeg)
FJALIMI I ALI AHMETIT NË MANASTIRi
Të nderuar vëllezër e motra,
i nderuar kryetar i degës së BDI-së,
Dega e BDI-së,
kryetarë të këshillave vendor, funksionarë të BDI-së.
Sot unë jam në shoqërimin e nënkryetarëve, sekretarëve, sekretarës për mundësi të barabarta, anëtarëve të kryesisë së BDI-së.
Për takim të përbashkët dega me votuesit, me përkrahësit, me miqt e BDI-së, me marrë mendime, sugjerime mbi punën dhe veprimtarinë në të ardhmen e BDI-së.
Gjithmonë në histori partitë politike janë nda në parti misionarësh dhe në parti sezonale.
Bashkimi Demokratik për Integrim është parti misionarësh, parti idealistësh, lëvizje që në vetëvete mban gjenerata e breza gati që nga paslufta e dytë botërore me instalimin e regjimit ushtarako-policor dhe me fillimin e ekzekutimit, përplasjeve dhe burgosjeve të shqiptarëve, vetëm e vetëm se ishin shqiptarë, për spastrim të shqiptarëve nga territoret e veta, gjoja se në emër të luftës që ata kishin bërë si përkrahës të nazi-fashizmit, një shpikje kjo nga regjimi dhe okupatorët e asaj kohe.
Që shqiptarët të dëbohen për Turqi, shqiptarët mos kërkojnë të drejtat e veta që ju takojnë dhe premtimeve që ju bëjnë nëpër konferenca para e gjatë luftës së dytë botërore, të gjitha ato premtime u harruan dhe filluan reprezaljet.
Me mijëra e mijëra për Turqi, familje të tëra nga të gjitha hapësirat shqiptare, Maqedoni, Kosovë, Mal të Zi, Sanxhak.
E forta ishte që pjesa dërrmuese e shqiptarëve nuk u përulën përballë gjithë këtij presioni e terrori që bëheshte.
Vazhduan rezistencën me sakrifica të shumta, hap pas hapi, bënin hapa përpara, deri në organizimin e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës e deri në organizimin e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare.
Luftërat nuk i kemi dashur por kanë qenë të imponuara sepse nuk funksiononte asgjë njerëzore për regjimet gjakatare.
Millosheviçi nuk njihte forcën e arsyes.
Ai vepronte me shpatë të hekurt.
Regjimi këtu nuk e njihte gjuhën e arsyes.
Shqiptarët kërkonin laps, fletore e libër të mësojnë, i vranë. Univërsiteti i Tetovës është universititeti i vetëm që është hap me gjak dhe është legalizu me luftë.
Pa luftë nuk legalizoheshte.
Flamuri kombëtar një të ngritur në Gostivar, katër të vrarë. Shqiptarët nuk kërkonin luftë, kallashnikovë.
Flamurin ta valvitnin, ashtu siç e kishin pas.
Dmth lufta është imponuar.
Çfarë i duhet vendit tani.
Vendit nuk i duhet revanshizmi dhe hakmarrja, vendit nuk i duhet rekrutimi i partive sezonale.
Për këtë arsye i ndajmë në parti misionare dhe sezonale.
BDI është rrjedhojë e historisë së shqiptarëve që nga paslufta e dytë e botërore, është vazhdimësi e UÇK-së.
Partitë tjera janë sezonale dhe shqiptarët e ndershëm si filozofi e Millosheviçit se ata që të cilët protestojnë dhe kërkojnë avansim të shqiptarëve, janë të pandershëm, ndërsa këta që i përshtaten regjimit janë të ndershëm.
Dhe tani pikërisht kemi ardh te laboratori që vendosi Millosheviçi në Shkup.
Sepse Shkupi ka qenë laboratori i anti-shqiptarizmit.
1989-ën këtu në Shkup është ndryshu Kushtetuta ku hiqen shqiptarët si element konstituiv i shtetit, dhe Maqedonia bëhet vetëm e maqedonasve.
Dhe pastaj Millosheviçi vepron në Kosovë dhe e heq autonominë.
Shkollat e përzime fillojnë këtu dhe vazhdojnë në Kosovë.
Prandaj këta tanët si sezonalë që janë, nuk bënë mirë, sepse nuk fituan legjitimitetin te shqiptarët, dhe po na hiqen si përfaqësues të shqiptarëve.
Atëherë pushon arsyeja, pse ne të dalim në zgjedhje kur argatë duhet t’i bëhemi o njërit o tjetrit.
I teket VMRO-së thotë ky është më i miri për mua.
Ikën VMRO-ja e vjen LSDM-ja e thotë nuk më pëlqejnë këto e do marrim këto.
Pse të dalim në zgjedhje?
Në Maqedoni votohet mbi baza etnike.
Shqiptarët votojnë për shqiptarët, e maqedonasit për maqedonasit.
Deri në krijimin e rrethanave që barazia të jetë e plotë në mes dy komuniteteve më të mëdha, mes shqiptarëve dhe maqedonasve.
Dhe kur shqiptarët të ngriten dhe të kërkojnë respekt për të drejtat e maqedonasve, në Tetovë, Gostivar e Kërçovë ku shqiptarët janë shumicë.
Dhe në Manastir të ngriten maqedonët dhe të luftojnë për të drejtat e shqiptarëve.
Atëherë kemi arrit ne që shteti të jetë funksional, i barabartë dhe lojal për të gjithë njerëzit që jetojnë në këto hapësira.
Nuk mund të jetë Maqedonia vetëm e maqedonasve, assesi.
Dikush më tha mos është fortë e egër kjo që thuhet se nuk ka Maqedoni.
Jo e egër, por të gjithë duhet ta kuptojnë se shqiptarët janë element shtetformues dhe pa shqiptarët vërtetë s’ka Maqedoni.
Prandaj mos t’i kërkojnë “shqiptarët e ndershëm” sepse janë shpërbë Jugosllavia, me Sinan Hasanin e Ali Shukriun u shpërbë Perandoria e Jugosllavisë.
Ka fillu shkatërrimi dhe mosekzistimi i asaj Perandorie me shqiptarët.
Është kryengritja studentore e vitit 1981.
Ajo i dha dërmën sistemit, regjimit gjakatar e anti-shqiptar.
Pse?
Sepse serbët deshën të vendosin hegjemoni mbi të gjitha republikat.
Vonë i ra ndërmend Sllovenisë e Kroacisë, bile Bosnja deri sa filloi lufta nuk besonin që shkatërrohet ajo Perandori anti-njerëzore që ishte.
Dhe sherrin ia pa edhe Serbia që hapnin natën me mijëra varrë që iu vriteshin serbët nëpër luftë.
E kaluara s’duhet të na përsëritet assesi.
Çka duhet bërë tani?
Është e qartë.
Respekto vullnetin, legjitimitetin, respektoje, jemi mbi baza etnike të organizuar deri sa të krijojmë kushtet, barazi për të gjithë, dalje zot njëri tjetrit si komunitete.
Tani gjithë kohën po dëgjohen parrolla, siç e tha Bujar Osmani, anti-BDI.
“E keqja e këtij vendi është BDI”.
E e dini pse?
Sepse nuk janë sahanlëpirës BDI-ja, nuk janë hyzmeqarë BDI-ja.
BDI ka dinjitet sepse nuk turpërohet dhe e turpëron gjakun e derdhur por e përfaqëson shqiptarin.
E kemi marrë këtë vend nga zeroja e kemi lënë me kryeministër.
E kemi marrë nga zero e kemi lënë me kryetar Kuvendit.
E kemi marrë nga zero, me ministra, me ministër të jashtëm, financave, mbrojtjes, të arsimit, shkencës.
E këtu është problemi që e keqja e madhe është BDI, sepse nuk ka hipoteka.
Nuk e turpërojnë misionin në të cilën kanë hy.
Nuk i turpërojnë të rënët.
A thoni që janë “të korruptuar BDI”, hajdeni ta bëjmë Vetingut masi thoni kështu.
Hajdeni të bëjmë hetim mbi partitë politike, të fillojmë nga BDI.
Hajdeni të bëjmë hetim për prejardhjen e pasurisë të të gjithë funksionarëve, urdhëroni.
Ikin si prej dreqit.
Të bëjmë hetim mbi privatizimin, si ndodhi nga 92shi deri në 2000, ta hapim këtë hetim.
Nuk ua mban sepse janë të korruptuar e të kriminalizuar, janë pasuru me djersën e popullit.
Nuk them që nuk ka keqbërës në BDI, por hajdeni t’i zëmë kush janë ata.
Të hapet proces transparent, jo i njëanshëm, jo drejtësi selektive.
S’ka drejtësi selektive!
Është e vërtetë se i godasin të zgjedhurit, funksionarët, drejtuesit në ekzekutiv.
Nuk bëjnë mirë.
Bota po rrotullohet dhe ne nuk duam ardhmëri mbi hakmarrje të drejtojmë.
I hakmerren BDI-së.
Nuk e nderon as shtetin, nuk e nderon as partinë politike.
Në veçanti këtë që ka marrë mandatin, VMRO-DPMNE. Anti-shqiptarimi ka fitu zgjedhjet.
7 vjet e gjysmë luftë ndaj BDI-së.
Shtyhen me LSDM-në kush është më patriot dhe anti-shqiptarë për të rrit ndikimin te maqedonasit.
Turp është kjo.
Me fillu ne me anti-maqedonizëm, s’na ndal gjë neve.
Po këta të ri janë, nuk e kanë shkollën e BDI-së.
Është turp!
Neve na duhen marrëdhënie të mira ndëretnike.
Pa marrëdhënie të mira s’ke stabilitet të qëndrueshëm në shtet, nuk mund të anëtarësohesh në BE.
Çka janë këto punë kështu?
Na qenkan të vjetër sa dielli!
E ne sa jemi të vjetër?
Tash të nisemi e të shtyhemi unë e Mickoski se kush është më i vjetër.
Le të merret historia tani.
Shko bëjë ADN-në, dhe të tregon ajo se çka je.
S’ka nevojë ta mërzisësh as rrethin e as komunitetin, ADN-ja të tregon si je.
Këta tanët, për një copë pushtet, për të rregullu interesin e një grupi të caktuar kanë shitur interesin kombëtar.
Dhe bëjnë mirë, se përsëri na dhimbsen.
Dreqër janë, por tanët janë.
Nuk i adhuroj unë melaqet e huaja!
Le të reflektojnë, le të tërhiqen, e ndihmojnë procesin, e ndihmojnë vetëdijësimin dhe ndërgjegjësimin e palës maqedonase.
Duhet të gjithë të ndërgjegjësohen.
Ky shtet ec përpara vetëm në marrëdhënie të mira në mes dy komuniteteve më të mëdha, maqedonas e shqiptarë.
Ne jemi udhëkryqi i Ballkanit.
Maqedonia në aspektin gjeopolitik ka rëndësi të veçantë.
Përderisa je në udhëkryq të Ballkanit, sigurisht aksidentet ndodhin në udhëkryqe më shumë sepse përputhen shumë interesa.
Rusia është e interesuar, jo vetëm Maqedoninë, por edhe Ballkani të mos ketë qetësi e paqe.
Sepse i hapet shteg për ta kushtezuar e akuzuar Evropën, Amerikën e NATO-n.
“Ju e bëtë pavarësinë e Kosovës, Marrëveshjen e Ohrit” do thotë.
Dhe për të rregulluar hapësirat e veta, dhe për të përforcuar pozicionet e veta gjeo-politike e strategjike, si në Ukrainë ashtu edhe në të gjithë shtetet në jug, si Kazakistan, Taxhikistan, Turkemistan.
Dhe gjithë ajo rezistencë që bëhet në Ukrainë.
Megjithatë, përsëri aktivitete të dendura Rusia bën në rajon.
Që rajoni të mos ketë rehati e qetësi dhe progres drejt anëtarësimit në BE.
Sepse ju kujtohet, para anëtarësimit në NATO, Putini i dinte fshatrat kufitare të Maqedonisë.
Dilte flite për Grushinë, që ju kurrë s’keni dëgju.
Putini dilte dhe interesoheshte, dhe thoshte se është vija e kuqe, nuk lejojmë që Maqedonia të jetë anëtare e NATO-s.
Dhe këtu është fundi.
Ja jemi anëtar të NATO-s.
Dërgoj njeriun më të afërt të vetin, Aleksandër Dugin.
Këtu ka bërë parti.
Edhe emrin e ka si partia e Putinit këtu.
E udhëhequr nga Baçevi.
Kështuqe të gjitha partitë politike, por edhe këta tonat që janë sezonale nuk duhet të rrëmbehen për një copë pushteti që u afrohet, dhe të shkelin mbi sakrificat historike të kombit tonë.
Ne duhet të mbyllim kontestet me Bullgarinë, ashtu siç u mbyll me Greqinë.
Ne duhet të respektojmë Marrëveshjen paqësore të Ohrit. Ajo marrëveshje nuk është dokument që duhet zverdhur nëpër arkiva.
Është dokument që duhet të funksionojë në jetë, i zbatueshëm dhe respektueshëm.
Në frymë e në germë.
Të mos frikësohen maqedonasit se Marrëveshja e Ohrit ua merr shtetin.
Marrëveshja e Ohrit e forcon shtetin, por jo shtet të njëanshëm, jo.
Por shtet të përbashkët.
Falemnderit shumë për praninë tuaj!
Ali Ahmeti,
Manastir, 08.02.2025!