FJALIMI I ALI AHMETIT NË MOJSTIR

13 gusht 2023 | 21:35

Te dashur vllezer e motra,
te dashur bashkluftetar, bashkveprimtar, luftëtar,
familje te dëshmorëve!

Ka momente të caktuara që konceptin e paraqitjes ta ndryshojnë, rrethanat në të cilat ndodhësh.
Mua më kanë ndodh disa momente që koncepti tërësisht më është ndryshuar!
Një moment ka qenë kur kam shkuar, filloi punimet e riparimit, kazerma e ushtrisë në Shkup, për t’u shndërruar në Universitet, në gjuhën shqipe “Nënë Tereza”!
Kazermë në të cilën ku kishte ushtruar veprimtarinë e tij antishqiptari Mlladiq, dhe fola shumë shkurt!
Po t’i thoshe dikujt para njëzet vitesh që kazerma e Mlladiqit do të bëhet Universitet në Gjuhën Shqipe, do të thoshe ti je i marrë!

Çka më ndodhi këtu në Istog?
Hymë për të drekuar në Trofta, nëse nuk gaboj restoranti, dhe më vjen një bashkëdhetar që e kisha njohur në mërgim, dhe më thotë, janë në një tavolinë, pasi më përqafoj jan në një tavolinë ata burra të vjetër, a ka mundësi të vinë vetëm të përshëndesin?
I thashë Jo, unë, do vijë andej, jo ata të vijnë te unë!
Dhe, shkova u ula dhe pasi filluam bisedën, më pysin po ç’të solli në këto anë?
Iu them, isha në Negroc të Drenicës, shpalosëm pllakatë në shtëpinë e Shaban Shalës dhe Bedri Shalës, dy njerëz të cilët kanë kontribu për çështjen shqiptare!
Dhe tani në këto anë më solli, sepse sot do shpalosim edhe një pllakatë, në shtëpinë e Qazim Zekës, nuk e di a e njihni!
Po pasi kamë dëshmitarë këtu Idrizin, se ja morra vesh emrin, që edhe ky ishte profesor, edhe ata të gjithë ishin profesorë, pesë apo gjashtë, thanë, po si nuk e njohin, ai ka qenë mësues këtu!

Xhavat po të korrigjojë çka thotë populli, flamurin Qazim Zekaj nuk e ka ngritë pasi është zyrtarizuar!

Flamurin që Qazim Zekaj e kishte ngritë në qendër të Istogut para se që zyrtarizohet në 1968, dhe njëri nga profesorët tha, nëse e gabojë Idrizi le të më korrigjojë, një ai burrë është që një ndërtesë që akoma është, ka mbajtë fjalim me zërin e tij të fortë, dhe e ngriti flamurin, kurse ne të tjerët, as birat e vrimat e minit nuk i dinin e sun i gjenim, kështu u shpreh nëse e gabojë Idrizi le të më korrigjojë.
Kështu që është krenari, unë bacin Qaz e kam njohur, por perpara kam njohur Xhevatin, një mijë nëntqind e tetdhjetë e njishi-1981, na ka bashku me Xhevatin me Shabanin me Rexhep Malen me Nuhi Berishen, me të gjithë këta njerëz, të cilët kanë dhënë për këtë vend, prandaj, të jemi krenarë dhe asnjëherë të mos harrojmë, këto familje të fisme që kanë kontribu, për çlirimin e atdheut, për ardhmërinë e atdheut, që gjeneratat e reja që lindin, ne t’ua shpjegojmë, se kjo që e gëzojmë, nuk ka ardhë pa sakrificë, nuk ka ardhë pa gjak, dhe nuk na është dhuruar nga qielli, por buron nga gjaku i gjeneratave, gjeneratave e gjeneratave!

Por t’i kujtojmë, t’i ngrisim sa më lartë, dhe…shembulli i tyre, për atdhedashuri, le të jetë një busull për ne që asnjëherë të mos e harrojmë, por vendin ku jetojmë ta përparojmë!

Prandaj, lavdi Qazim Zekës!
lavdi të gjithë dëshmorëve të ranë për liri!
Faleminderit shumë!

Ali Ahmeti,
Mojstir, 10 Gusht 2023

E përgaditi:
Ismet Sylejmani,

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, ka pritur sot në takim…