FJALIMI I ALI AHMETIT NË PRISHTINË, NË 30 VJETORIN E EMËRTIMIT TË USHTRISË ÇLIRIMTARE TË KOSOVËS
Të nderuar të pranishëm,
Shqiptarët historikisht kanë luftuar për shtet dhe për komb.
Që nga Lidhja e Prizrenit e deri tek dalja legalisht e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Por kjo është një luftë e tërë, përpjekje të tëra, e paguar shtrenjtë me jetë, me burgosje, me gjak.
Unë do të ndalem kryesisht në atë pjesë ku marr shqiptarët në ish-Jugosllavi në kontinuitet.
Për 60 vjet vazhduan rezistencë.
Pas vendosjes së regjimit ushtarak 1945-46 këtu filloi anti-shqiptarizmi.
Në Kuvendin e Prizrenit nuk u pajtuan shqiptarët që Kosova dhe pjesët tjera të shqiptarëve që mbeten në ish-Jugosllavi në kuadër të mbretësisë serbo-kroate-sllovene të jenë pjesë e këtij organizimi dhe pjesë e këtij shteti.
Ramiz Cërnica u burgos, Rifat Berisha u vra, Nexhat Agolli në Maqedoni u ekzekutua në mënyrën më të tmerrshme. Kështuqë vazhdoi rezistenca, organizimet, pas këtyre padrejtësive deri te Lëvizja revolucionare për bashkimin e shqiptarëve.
Në pjesë tjera gjithashtu tepër aktiv ishin si Sadudin Gjura që u burgos me vite të tëra dhe e zhdukën si njeri edhe sot nuk dihen eshtrat e tij.
Vazhdoi Xhelal Gjura në Shqipëri aktivitetet duke u futur edhe ilegalisht në Jugosllavi.
Por duke e forcuar këtë organizim, i pamposhturi Sali Shatri i cili ka bërë bashkë me Shaban Brahën aktivitete të shumta ilegale dhe dikujt mund t’i duket e pabesueshme por njëri nga militantët nuk ka qenë këngëtar, Dervish Shaqa.
Dervish Shaqa ka qenë militant dhe ka hedh farën për ushtarë dhe rezistencë të organizuar në Kosovë.
Gjithashtu në grupin e tyre ka qenë Remzi Dema.
Këto përpjekje arritën të forcohen, të bëjnë një shtrirje gjithandej nga Struga, Mitrovica e Ulqini, me organizimin që filloi Rexhep Mala me të pamposhturin Kadri Osmani dhe të paepurin Nuhi Berisha.
Këtu mori iniciativa e formimit të partisë së luftës së Kosovës.
Dolën dokumente në shqyrtim në baza dhe përgatiteshte Kongresi që të merr vendim për emërtimin e partisë në të ardhmen të luftës.
Por rrethimi dhe rënia heroike e Rexhep Malës e Nuhi Berishën, burgosja e Kadri Osmanin la të parealizuar Kongresin e partisë së luftës.
U dëmtuan shumë rëndë.
Dhe tani, Lëvizja Popullore e Kosovës ka merita të jashtëzakonshme.
Por për meritat e LPK-së le të flasin historianët, por flasin edhe dokumentet jugosllave që janë mbi 110 mijë dokumente sekrete të UBD-së, që sigurisht nuk përfshihen të gjitha të dhënat, por nga 1985 pas rënies së Rexhep Malës, ka udhëequr 5 operacione të forta që në vazhdimësi krijonte kontinuitet dhe e forconte organizimin.
1985 bëhet shkrirja e të gjitha grupeve që ishin të lidhura me Rexhep Malën, Nuhi Berishën, Kadri Osmanin në plan të Kosovës.
U bashkuan Këshilli organizuar, komiteti organizativ, shumë organizata në një organizatë të vetme.
Aksionin e parë, aktin mbi vrasjen e Zija Shemsiut.
Ka vazhduar me mbledhje në Ujmir, 91-93 në Kollarë të Kërçovës, 94 në Prishtinë, por më e forta ka qenë mbledhja konsultative e 1989 në Divlakë të Drenicës me mbi 50 delegatë nga të gjitha viset në shtëpinë e Nezir Zogajt.
Në atë mbledhje, formulues të komunikatës së parë për ndryshim të rezistencës nga ajo pasive në aktive, në Obiliq Afrim Zhitia, Azem Syla, Fadil Vata dhe shokët të tjerë si Xheladin Gashi, Ahmet Haxhia, Nazmi Llapashtica ku ndryshohet kursi, nga rezistencë pasive në atë aktive, edhe pse të gjitha lëvizjet që u krijuan pas regjimit ushtarako-policor, të gjitha në brendinë e tyre kishin sektor të armatosur, por publikisht e pathënë dhe kjo ndodhi në 1989 komunikata e parë që kursi ynë po ndryshon dhe filluan aksionet konkrete me rrënimin e telepërçuesve, sabotazhë, disa muaj ska punuar energjetika e Obliqit.
Futëm njerëzit në Trepçë dhe tërësisht vendosëm situatën nën kontroll.
Pjesa të cilët ishin dhe vepronin legalisht kryenin punë të jashtëzakonshme, Azemi ka qenë njëri nga koordinatorët, Shaban Muja, Sahit Krasniqi, Afrimi e Fadili udhëhiqnin me studentët.
E rëndësishme ishte mbi të gjitha të marrë formë organizimi deri te ngritja e formacioneve ushtarake.
Lëvizja Popullore e Kosovës nuk ka qenë një organizatë për prodhim të këngëve popullore, por ka qenë organizatë që përgatiste formate ushtarake.
I financonte ato, i drejtonte ato siç e tha Sekretari Emrushi, janë mbi 1000 faqe material që është përpunuar se si të zhvillohet lufta në Kosovë, Maqedoni, Luginë të Preshevës dhe Mal të Zi.
Sipas strategjisë që është ndërtu kanë qenë 5 Zona.
Zona e parë – Kosova!
Zona e dytë – Maqedonia!
Zona e tretë – Lugina e Preshevës!
Zona e katërt – Malësia e madhe, dhe Zona e pestë – Europë, Amerikë dhe Australi!
Të të gjitha se si do veprohet.
Ushtrisë Çlirimtare si format legal që ndodhi më 94-tën i kanë pri grupe vërtetë mirë të organizuara ushtarake, nuk duhet harruar populli i quante Çeta e Llapit.
Aty u vra heroikisht në rezistencë, Ali Ajeti, më vonë nga i njëjti grup, Hasan Ramadani.
Në Pollat e ke Besim Latifin, Skender Munollin.
Do të thotë para këtyre, është Afrim dhe Fahri Fazliu.
Këto nuk vinin nga një formacion thjesht vetëm politik, por nga vinin nga formacion thjesht ushtarak që organizonin dhe mobilizonin rezistencën.
Rrjedhat gjithnjë e më tepër shkonin duke u forcuar.
Brenda vendit vepronte Adem Jashari, vepronte Luan Haradinaj, vepronte Adrian Krasniqi, vepronte Ilir Konushevci, vepronte Qerim Kelmendi.
Por para Lëvizjes shtroheshin çështje të karakterit analitik, gjeopolitik, gjeostrategjik, shiheshte që mund lufta të devijohet edhe të komprometohet.
Lëvizja Islamike ekstreme po fillonte ndikimet e veta në Kosovë.
Gjithnjë e më tepër po rriteshte simpatia ndaj organizatave luftarake siç ishin IRA dhe ETA, që për ne nuk ishte e pranueshme.
Dhe ne kemi analizar thellë këto situata që populli duhet të hasmërohet me pushtuesin.
E tërë Lëvizja u vu në shërbim të këtyre grupeve me aq forcë dhe kapacitete që kishte, por dhe njëherit përcaktoi vijat strategjike, i duheshte bashkëpunimi edhe me partitë legale.
Në Kosovë vepronte si parti e parë Lidhja Demokratike e Kosovës, në Maqedoni Partia për Prosperitet Demokratik.
Sepse shumëkush mendon që LPK-ja kanë qenë disa trima por jo të mendjes, jo të shkencës, jo të thelluar në analizë.
Vëllezër e motra,
Janë shumë takime që janë bërë me Lidhjen Demokratike të Kosovës, pavarësisht që ne në ilegalitet të thellë kemi vepru, siç e tha Emrushi, kodi është bë Uskana.
Sepse për komunikim nuk ka qenë aq lehtë.
Në të katër anët është bë ndjekje, burgosje e vrasje.
Dhe tënimë asnjë nga njësitet nuk do dorëzoheshte.
Siç nuk u dorëzu Adriani dhe Luani.
Kështu që tre takime janë bë, unë dëshmitar e kam Azem Sylën.
Tre takime me Ibrahim Rugovën.
Është njoftu për platformën, qëllimet e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Një takim që i ka parapri tre takimeve radhazi është takimi i Ahmet Haxhisë, Xhavit Haziri, Ramadan Abdiu.
Tre takimet e radhës, Xhavit Haziri, Azem Syla, Ramadan Abdiu.
Kemi komuniku me oficerë të cilët mendonin për dhe na paraqiteshin vetë vullnetarisht.
Ne kemi komuniku me Agim Mehmetin që ai komunikonte me institucionet e veta.
Zeqir Lekajn, kemi komuniku që të dy ishin të organizuar në pjesën Ushtarake.
Kemi komuniku me Anton Qunin, dhe këto duhet t’i thonë.
Kemi komuniku, e autorizoj kryministri i atëhershëm, pavarësisht që pajtohem me Gafurrin, që qeveria devijoi, por këta oficerë nuk devijuan, dhe deri në fund na qënduan besnikë.
Me një pjesë të tyre komunikonte Ibrahim Kelmendi.
Por këta duhet ta thonë edhe vetë të vërtetë, sepse nga këta gjallë janë edhe aktorët e atyre ngjarjeve.
Është Zeqir Lekaj që sot jeton në Cyrih, është Nik Gjeloshi, është Ramush Tahiri.
Do të thotë, Lëvizja Popullore e Kosovës ka dashur të ndërtoj Front të pamposhtur sepse e ka ditë se çka ka përballë. Kështuqë ajo luftë është e shenjtë, dhe nuk duhet bërë dallime që ne të dalim pronarë të njëanshëm.
Ne kemi bërë pjesën tonë historike.
Pjesë historikë është padyshim që Lëvizja Popullore e Kosovës nuk e di a do ishte në në krye dhe t’i udhëheq të gjitha këto operacione, se si do ishin ngjarjet pas.
Por ne kemi bërë përpjekje me vazhdu rrugën e Jusuf Gervallës, Kadri Zekës, Bardhosh Gërvallës, Rexhep Malës, Nuhi Berishës dhe simbolit të rezistencës, Adem Demaçit.
Ushtria Çlirimtare e Kosovës nuk arriti një objektiv.
Objektivin e institucionalizimit, e profilizimit të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës sepse ngjarja e Prekazit, rënia e mbi 60 anëtarëve të familjës Jashari, na vendosi në situata të jashtëzakonshme dhe të gjithë u angazhuan ku ishin në pozicione edhe të luftonin.
Unë i thash ata që ndërtuan ura, sepse Abedin Rexha ka qenë komandant brigade dhe zëvëndësoi Fehmi Lladrovcin.
Fehmi Lladrovci është njëri nga ata që formuam batalionin e parë dhe janë dosjet e Lëvizjes Popullore të Kosovës në Gospiç të Kroaci.
Fehmi Lladrovci ka qenë komisar i brigadës shqiptare, ka të rënë në këtë brigadë.
Të gjithë prenë e kësaj brigade e kemi përvetësu ne në Marrëveshje të nënshkruar prej gjeneralit, shefit të shtabit të Ushtrisë së Kroacisë, Gjeneral Bobekut, dhe nga ana këtë dokument e ka nënshkruar gjeneral Tomë Berisha.
Dhe i gjithë ai armatim që është marrë nga Kroacia është deponu.
Këtë punë e din mirë Azemi, e Zemri Qamili.
Do të thotë që i kanë transportu nga Zajazi për njësitet e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Prandaj me hy në këto detaje s’mund ta lëm anash Halim Krasniqin, i cili merrte pjesë në transport, nuk mund ta lëm Ramadan Vishi i cili drejtpërsëdrejti merrte pjesë në furnizim, Skender Çekun.
Po t’i hymë, zgjerohemi shumë.
Gjenerali është andej, me atë e kemi një pjesë tjetër të historisë.
Në shërbim i kemi pasur gjeneralët më të mirë që i ka pasur Shqipëria.
Vëllezër e motra,
Pa ardhur prej Shqipërisë, ne nuk do ishim çliruar.
Ndihmë të jashtëzakonshme na kanë dhënë, profesionale.
Vëllezër e motra,
Shumëçka ka të flitet për këtë datë.
Ne kemi kry një mision.
Unë e thash edhe më herët, ne ishim në situatë, a t’i dalim zot situatës, e lehtë nuk ka qenë sepse ia kujtova Emrushit, kishim mbledhje të Këshillit të Përgjithshëm për komunikatën e 13-të, në Arau, aty ku e kemi shpalos edhe kontrollohet në bodrumin e atij lokali, Shukri Buja, Agush Buja dhe një pjesë e aktivistëve.
Dhe ne kemi ikur në shtëpinë e Xhavit Hoxhës, mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm, analizë situatës, zhvillimeve, kështu me radhë.
Prandaj ilegaliteti me legalitetin, sot jemi në kushte shumë të mira.
Po t’i krahasojmë ato vite, bile Azemi edhe kur u lëshu prej burgu me tha si më besove ti mua dhe e mbajtët konferencës, i thash sepse besova.
Unë kam nostalgji për të gjithë luftëtarët, për të gjithë njerëzit që kemi punu bashkë.
Prandaj të bëhemi të gjithë bashkë sepse s’ka kush na ndanë.
Ali Ahmeti,
Prishtinë, 17.11.2024!