FJALIMI I ALI AHMETIT NË SARAJ

26 tetor 2024 | 17:13

Të nderuar vëllezër e motra,
I nderuar kryetar i komunës,
Kryetar i Degës,
funksionarë të lartë të partisë,
deputetë

Kjo është një praktikë e re në Bashkimin Demokratik për Integrim, që degët e Bashkimit Demokratik për Integrim të mbajnë mbledhje të hapura dhe transparente bashkë me popullin, me njerëzit, që të gjithë njerëzit ta dijnë si të drejtohet, çka diskutohet në mbledhjet e Bashkimit Demokratik për Integrim.

Të nderuar rini, forumi i rinisë, i gravë, këshilltarë të komunës

Zgjedhjet parlamentare i fitoi VMRO-ja me politikë tepër të sofistikuar dhe të organizuar kundër Bashkimit Demokratik për Integrim, që në brendi ishte politikë anti-shqiptare.
Kjo që ndodhi, që nuk u respektua legjitimiteti, nuk është në dëm të Bashkimit Demokratik për Integrim, por është në dëm të proçeseve në radhë të parë dhe të shqiptarëve, se Bashkimi Demokratik për Integrim, kjo situatë veç i jep shëndet, e mobilizon, e organizon edhe më shumë, edhe më mirë dhe koha do e provojë se ne përderisa kemi qenë fitimtarë 22 vite në 18 cikle zgjedhore, edhe në të 19 do të jemi më të fortë sesa në 18 cikle zgjedhore që i lam pas.

Por, për proçeset është një humbje e madhe, për shqiptarët është një humbje e madhe sepse gjërat lëvizin shumë keq dhe kjo na bën që ne të shqetësohemi dhe këtë shqetësim ta ndajmë bashkë me votuesit tanë, me përkrahësit tanë dhe njëherit t’ua bëjmë me dije tanëve që pranuan, e ndihmuan VMRO-në për të turpëruar shqiptarët, sepse shqiptarët janë poshtëru dhe turpëru duke ua shkel legjitimitetin.

Besoj që të reflektojnë, le të tërhiqen sepse historia gjërat edhe i shënon, nuk është mirë që në historinë e shqiptarëve të Maqedonisë ata të mbeten njerëz që e kthejnë pas çështjen shqiptare në Maqedoni.
Ne zyrtarisht kemi deklaruar si Bashkim Demokratik për Integrim edhe si Front se sjemi gomë rezervë që t’i zëvendësojmë të tjerët, ne nuk jemi pjesë e kësaj qeverie.

Po dikush do të thotë në ju kemi votu dhe ju duhet të na përfaqësoni, fakt është, që përfaqësues legjitim të shqiptarëve është Fronti për Evropë, është motoja që fitoi Po Europës, Jo Rusisë. Dhe ne qëndrojmë konsektuent në këtë linjë, në këtë vijë, ne kemi vendos parimet nga të cilat parime nuk lëvizim dot, kemi vendos vijat e kuqe, nga ato vija nuk lëvizim dot.
Marrëveshja paqësore e Ohrit, Marrëveshje e Prespës, Marrëveshja për fqinjësi të mirë janë të pakapërcyeshme dhe të domosdoshme, të respektueshme për palët dhe ne nuk bëjmë partneritet me parti politike që nuk i respekton këto marrëveshje dhe që nuk e anëtarëson vendin në Bashkimin Evropian.
Ishte për t’u përshëndetur dhe më befasuan këta që janë sot në këtë partneritet në qeveri, kanë nënshkruar marrëveshje, kemi të nënshkruar, kemi hedh firmat, nuk ka koalicion me parti politike që nuk ndryshon kushtetutën dhe nuk vazhdon rrugën euro-atlantike të vendit. Unë e hodha firmën dhe i qëndrova besnik firmën, të tjerët paqin ndërgjegjën e tyre ashtu si e kanë.

Vëllezër e motra,

Ne kemi vendos kushte, anëtarësimin e vendit në Bashkimin Evropian, ne kemi kërkuar të bëhet Veting.
Ka katër vite që e kemi propozuar ligjin, asnjëra palë ska gatishmëri ta bëjë.
Dhe ne do insistojmë dhe do punojmë deri në realizimin e këtij qëllimi.
Veting do të thotë skaner i të gjithë klasës politike, gjyqësi, prokurori, polici, kryetarë komunash, deputetë, ministra.
Për 22 vjet. Dhe nuk lëvizim asnjë metelik, kjo duhet të ndodh për të rrit besueshmërinë te organet e drejtësisë dhe gjyqësisë.
Ka juristë të mirë, ka prokurorë të mirë, ka gjykatës të mirë dhe të zgjidhen ata të cilët janë të dëshmuar dhe kanë punuar drejt dhe nuk kanë apliku drejtësi selektive.
Se ne, që pas luftës së dytë botërore, duke fillu nga 46-7, për shqiptarët ska pas drejtësi.
Drejtësia ka qenë selektive, ka vlejtë vetëm për një anë.
Ne kërkojmë të hapet hetim për partitë politike, pa dallim.
Kërkojmë të hapet hetim mbi prejardhjen e pasurisë të të gjithë atyre që kanë ushtruar funksione publike politike.
Për të gjithë. Pasi të bëhet Vetingu me përfaqësues ndërkombëtar nga Brukseli dhe Uashingtoni, me specialistë të fushës që mos kontestohet asnjë vendim i tyre.
Të hapet hetim mbi privatizimin 91-92. Shqiptarët dhe komunitetet tjera ka qenë tërësisht të përjashtuar nga privatizimi. Mëse 2 miliardë euro prona shoqërore, asnjë qindarkë shqiptarët dhe komunitetet tjera nuk fituan.
Por edhe padrejtësisht u nda edhe te komuniteti maqedonas.
Prandaj ne duam drejtësi.
Në sistemin bankar për shembull, Banka komerciale, Stopanska banka asnjë qasje shqiptare.
Në industri, metale, miniera, farmaci, tekstil, të gjitha në pronësi të komunitetit maqedonas.
Në energjetikë, derivate, ngrohtore, të gjitha në pronësi të maqedonve apo të klikave që i shëerbenin njëra tjetrës. Gastronomi dhe turziëm, hotelet në Kodren e Diellit, Strugë, Ohër, Shkup, tërësisht shqiptarët të përjashtuar.
Kombinate bujqësore, mbi 70 mijë hektarë tokë në pollog, pellagoni, Shkup, Veles dhe Kumanovë, asnjë shanik si thonë dibranët për shqiptarët.
Këto janë padrejtësi dhe ne kërkojmë që të hapet hetim mbi këtë proçes të privatizimit, apo siç e theksova mbrëmë, njeriu i parë, ministri i financave dhe kryetar i Bordit të privatizimit, erdh te unë dhe u rëfy, në çdo mbledhje të qeverisë, pika e parë e rendit të ditës, si të përjashtohet shqiptarët nga procesi i privatizimit dhe komunitetet tjera.
Në çdo mbledhje të Bordit si të përjashtohen shqiptarët nga pjesëmarrja në privatizim.
Prandaj ndjej përgjegjësi që asaj luftë që u bë i ndihmova edhe unë, po të kisha punu drejtë mbase lufta edhe nuk do ndodhte.

Pse ne kërkojmë të respektohet legjitimiteti dhe me një kujdes të veçantë nga të gjithë palët marrëdhëniet ndëretnike.
Marrëdhëniet ndëretnike janë çelësi i funksionimit të një shteti.
Marrëdhëniet ndëretnike janë nyja që i mban të lidhura palët.
Ky shtet ka përparim e hapërim duke qenë në marrëdhënie të mira dy etnitë më të mëdha, komuniteti shqiptar dhe ai maqedonas, dhe të tjerët.
Por përgjegjësinë kryesore mbi ardhmërinë e këtij vendit, të këtij shteti e kanë dy komunitetet më të mëdha.
Prandaj çdo parti politike maqedone duhet ta ngulis thellë në mendjen e çdo maqedoni se ky shtet është edhe i shqiptarëve.
Nuk është i njëanshëm e në pronësi të një ane, por pronarë jemi bashkë dhe shqiptarët kurrëfarë gatishmërie nuk kanë, as që mund dikush më t’ua imponojë që të kthehen qiraxhinj në shtëpi të vet si para 2001-shit, shqiptarët janë zot në shtëpi të vet dhe çdo tentativë për të prek mbi etninë, mbi gjuhën, ashtu siç e kanë nis, mos harrojmë se gjenerator i luftës, i krizës, ishte ndryshimi që i’u bë Kushtetutës në vitin 1989.
Në vitin 1989, vazalët e Beogradit, zagarët që vepronin këtu në kuadër të gjoja lidhjes komuniste të Jugosllavisë, mohuan etninë shqiptare dhe shtetin e Maqedonisë e bën njëanshëm vetëm shtet të maqedonasve, i hoqën shqiptarët, turqit dhe të tjerët.
Mos harrojmë, në vitin 1945-6, ne parlamentin e Maqedonisë është fol shqip. Gjeneralë të luftës kanë fol në gjuhën e tyre amëtare shqipt e turqisht. Procesverbalet janë mbajt në gjuhën shqipe.
Nuk mund këta të bëhen më patriotë se ata të 45-6.
Patriotizëm është sot të respektosh identitetin, kulturën, gjuhën e bashkëqytetarit.
S’është patriotizëm sot të luftosh e të punosh, të ndryshosh e abrogosh ligjin e përdorimit të gjuhës.
Si preke të gjuha, e kemi pagu me gjak.
Si preke në plagë të vjetra, që dhëmbin më shumë se ato që shkaktohen.
Si mund të prekësh mbi etninë, asgjë s’është ajo Balanceri.
Etninë e kanë heq, përfaqësimin etnik, që është pjesë e rëndësishme e Marrëveshjes paqësore të Ohrit, shtyllë e Marrëveshjes së Ohrit – Etnia dhe përfaqësimi i drejtë, si gjuha dhe simbolet kombëtare.

Të nderuar vëllezër,

Çdo rrugë ka edhe dalje.
Kjo që ka ndodh s’është mirë, nuk e ka bë mirë VMRO-ja që nuk respektoi legjitimitetin.
Ne nuk kemi qenë parti as destruktive, nuk kemi qenë parti që njëanshëm i kemi trajtu problemet, ne për 22 vite kemi përfaqësu të gjithë qytetarët.
Sigurisht duke e pas për bazë dhe platformë Marrëveshjen paqësore të Ohrit. Shumë keq e mllefosën qytetarin e vet se gjoja shqiptarët ua kanë marrë shtetin, bile në këtë moto politikanë të mëdhenj të këtij vendi dhe oligarkë mbildhen dhe marrin e nxjerrin konkluzione.
Bashkrimi Demokratik për Integrim e keqja më e madhe e këtij vendi dhe duhet të varroset, por para se të varroset Bashkimi Demokratik të vritet politikisht Ali Ahmeti. Dakord, le të ulen, janë parti politike, por të dalësh me këtë moto në zgjedhje do të thotë që vendit t’i shkaktosh probleme, dhe ky vend me demokraci të brishtë nuk ka nevojë për telashe.
Nëse kanë gabu atëherë, sot duhet të reflektojnë, ata të gjithë janë shumë të rinj se unë, ata të gjithë janë në klasët e para në politikë. Unë i bëj 45 vite, unë nuk dua që të hy në garë me ta se kush ka më shumë njohuri e përvojë, por më takon se për 22 vjet shqiptarët më kanë besu dhe besojnë akoma në proçese të mirëfillta demokratike.
Shqiptarët, që kjo formulë duhet të vlejë edhe për maqedonët, fillimisht nuk kanë besuar në Marrëveshjen paqësore të Ohrit, por ajo përqindje e besueshmërisë shkoi gati mbi 90% që shqiptarët i besonin se mund të ketë të ardhme në një shtet të përbashkët.
Nuk ka qenë e lehtë zgjedhjen që e bëmë ne, Marrëveshjen paqësore të Ohrit, unë e kisha në dorë programin e qeverisë së atëhershme për ndarjen e Maqedonisë, por nuk ishte zgjidhja më e mirë, ishte më e keqja që shkaktonte plagë të reja, dyndje, shpërngulje nga tokat e veta, prandaj zgjodhëm variantin më të vështirë, të bashkëjetojmë me ata që ishim në shënjestër të njëri tjetrit, kjo nuk është e lehtë, por më e dhimbshme ishte të shkaktohen plagë ndër shqiptarë sepse 200 mijë shqiptarë duhet të shpërngulen nga tokat e veta dhe 60 mijë maqedonas, dhe ne me vetëdije e pranuam këtë zgjidhje që unë nuk pendohem fare për këtë vendim, mirëpo duhet partitë partitë maqedone t’ua shpjegojnë elektoratit të vet, të mos i nxisin elektoratin e vet në teori të vjetra të Çubrilloviçit, Andriçit, Grashaninit, ashtu siç e bënë në 54-tën kushtetutën, i hoqën “albanci”, e bën “shiptari”.
Të heqin dorë nga vazaliteti që e kanë patur për 50 vite me Beogradin.

Sot jemi në rrethana tërësisht të reja, sot Ballkani Perëndimor duhet të jetë në Bashkimin Evropian, sot Ballkani Perëndimor duhet të jetojë dhe të ekzistojë pa kufi, të hiqen kufijtë mes njerëzve, me ekonomi të lirë të tregut, me sundim të ligjit dhe duke bërë duke bërë koluareve ashtu siç u mblodhën oligarkë e politikanë këtu se e keqja e këtij vendi paska qenë Bashkimi Demokratik për Integrim.
Po të kishte qenë Bashkimi Demokratik për Integrim i tillë, ndryshe gjërat do shkonin dhe populli nuk do e votonte në 18 cikle zgjedhore fitimtarë, sepse matësi më i mirë, kandari më i mirë është populli.
Edhe njëhërë për këta tanët që janë andej, sa ma parë që ta braktisin, aq më mirë është për ta, këtë qeveri, mos jenë pjesëmarrës të të gjithë atyre të këqijave që iu ndodhin shqiptarëve, na kanë hap punë se duhet të përmirësohen gabimet, por ne kemi struktura, kemi aq aftësi dhe mundësi që t’i kompenzojmë.
Për aktivitetet e mëtutjeshme do jemi në kontakt të përhershëm se si do vazhdojmë veprimtarinë e punën në të ardhmen.
Çdo veprim, çdo hap bashkë do e bëjmë. Çdo punë që na pret bashkë me ju do e ndajmë.

Falemnderit shumë.

Ali Ahmeti,
Saraj, 25.10.2024

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nesër do të mbahet seanca për caktimin e masës së…