FJALIMI I ALI AHMETIT NË SHUTO ORIZARE
Të nderuar vëllezër e motra,
Dega e Bashkimit Demokratik për Integrim në Shuto Orizare,
i nderuar kryetar i degës,
kryesi e degës,
kryetarë të këshillave vendor,
ju përkrahësit e fortë të Bashkimit Demokratik për Integrim për 22 vite radhazi.
Të nderuar kryetarë komunash, funksionarë të lartë të partisë,
drejtues të dikastereve.
Është situatë tepër delikate.
Edhe kursi ynë për këtë arsye ka ndryshuar rreth organizimit tonë dhe përgjegjësive që na presin në të ardhmen.
Bashkimi Demokratik për Integrim është thesar kombëtar që del nga Ushtria Çlirimtare Kombëtare, del nga Lëvizje e tërë kombëtare që pas vendosjes së regjimit ushtarak-policor në vitin 1945, që pushkatohen me mijëra shqiptarë në Maqedoni edhe pse shteti kishte shpall amnesti atë kohë.
Filloi rekrutimi i vazalëve në Republikat e posalindura të asaj kohe.
Republika ku jetonim ne nuk kishte ekzistuar më parë.
Lindi si një moment historik në të cilin moment historik rol kyç luajtën edhe shqiptarët që më vonë e paguan me jetë, si Nexhat Agolli dhe shumë të tjerë që përfunduan kazamateve të Jugosllavisë dhe dolën në sipërfaqe vazalët, por jo shqiptarë, sepse shqiptarët e fortë i ekzekutuan, i burgosën, i degdisën në Goli Otok.
Kjo nuk ishte mirë.
Kjo nuk siguronte stabilitet për shtetin.
Shqiptarët nuk e pranonin atë shtet pavarësisht atyre argatëve që i rekrutonin.
Elita vazale e rekrutuar nga Beogradi, kryesisht nga ekipet e Rankoviçit, si Dushan Mugosha e Tempo.
Unë në fillim të angazhimit tim në politikën legale në 2002 e këndej, ua kam thënë politikanve maqedonas, ju keni shumë përvojë si vazalë sepse keni qenë vazalë të Beogradit.
Hiqni dorë nga rekrutimi i vazalëve shqiptarë këtu sepse me vazalë nuk mbahet as shteti as autoriteti.
Mos i lakmoni lakmiçarët për interesa të ngushta grupore sepse nuk është mirë për asnjërën palë, as për shqiptarët as për maqedonët sepse përgjegjësinë në këtë vend e mbajnë dy komunitetet më të mëdha, maqedonët dhe shqiptarët.
Po nuk pat harmoni, po nuk pat dakordësi në mes këtyre dy komuniteteve më të mëdha, nuk është i qëndrueshëm stabiliteti e as politika, se këto politika të paqëndrueshme kanë pasojë në ekonominë e shtetit, në investime, qofshin ato investitorë vendor ose të jashtëm.
Mirëpo ky moment ndodhi tani në zgjedhjet e fundit, që nuk bëri mirë VMRO-ja.
Ne nuk e kontestuam fitoren e tyre, por ama politika që ndërtoi anti-shqiptare i aplikoi edhe në praktikë.
Ju të gjithë jeni dëshmitarë që secilin kanal televiziv që hapnim, vjellnin vrerë ndaj Bashkimit Demokratik për Integrim se gjoja ua ka marrë shtetin, u ka ik shteti, nuk kanë shtet maqedonët, këtu është bërë Shqipëria e Madhe.
Ne nuk e bëmë Shqipërinë e Madhe, as nuk e morëm shtetin.
Shteti është këtu si është, dhe kështu si është.
Ne bëmë punën tonë, misionin tonë, realizimin e Marrëveshjes paqësore të Ohrit, atë Marrëveshje që e kemi arrit me gjak, prandaj i përshëndes edhe familjet e dëshmorëve dhe veteranët e luftës që janë këtu të pranishëm.
Gjithçka lahet, gjithçka shlyhet, vëllezër e motra vetëm gjaku nuk lahet.
As dielli as uji nuk e zhdukin.
Prandaj çdokush që cenon mbi të drejtën që e kemi fitu me gjak, nuk i bën mirë as popullit të vet, prandaj në këtë situatë, jo shqiptarët në këmbë, duhet të ngritet komuniteti maqedonas sepse ky shtet ka të ardhme vetëm kur të jemi bashkë, të mbrojmë interesat e komuniteteve tona.
Ne jemi solidarizu me maqedonasit, nuk kemi kontestu historinë e tyre, nuk kemi kontestu kulturën, gjuhën, ne solidarizohemi që të gjejmë zgjidhje edhe me bullgarët, pa i ofenduar.
Të gjithë i kontestojnë, të gjithë i mohojnë, ne bashkëjetojmë, kemi bashkëjetuar, por mos e bëjnë veshin të shurdhër komuniteti maqedonas, sepse një ditë shqiptarët mund të lodhen.
Po ua prekën atë që e kanë arritur me gjak.
Në 1989, i kanë hequr shqiptarët nga Kushtetuta.
Dhe Kushtetuta e 1974 që shqiptarët ishin element konstituiv, Kushtetuta e 1989 e bërë Maqedoninë shtet vetëm të maqedonasve.
1954 Qeveria e Rankoviçit me këlyshet e vet i heqin shqiptarët prej “albanci” e bëjnë “shiptari” këtu në Maqedoni.
Kjo Kushtetutë është ndrru në 1974 përsëri.
1946 në Parlamentin e Maqedonisë është fol shqip.
Sali Lisi fjalimet i ka mbajt në gjuhën e tij.
Në 47-tën e zhdukin gjuhën shqipe.
Si rezultat i gjithë këtyre përpjekjeve e punëve anti-shqiptare, luftën kërkush nuk e don, por na e imponuan.
Prandaj mos i bëjmë hyzmet të keqes, sepse po i bërë hyzmet të keqes fundi dihet kush është.
Ne na duhet paqe, stabilitet, siguri, ekonomi, investime, integrim të vendit në BE, Maqedonia sa e maqedonasve po aq edhe e shqiptarëve.
Por jo kështu si kanë punu e kanë sakatu përfaqësimin e drejtë të shqiptarëve.
E kemi lënë vendin me kryeministër, tash çdo dikastër zëvendësohet me maqedonas.
Simbolikisht i vendosin shqiptarët.
Këta shqiptarë që sot kanë hy në partneritet për këtë Qeveri bëjnë mirë që sa më parë ta braktisin, se ne nuk jemi të interesuar të jemi pjesë e kësaj Qeverie.
Ne kërkojmë që në tetor të ketë zgjedhje të jashtëzakonshme bashkë me ato lokale.
Nëse mendojnë se ua zë vendin dikush, Jo njëherë e kemi thënë publikisht, nuk jemi të interesuar.
Ne jemi të interesuar deri në zgjedhjet lokale të bëhen edhe zgjedhjet parlamentare, të jashtëzakonshme, të parakohshme, si të duam t’i quajm.
Por ama mos bëhen pjesë e kësaj katastrofe që u bëhet shqiptarëve aktualisht.
Janë të gjithë drejtorët ekonomikë të spitaleve.
Sa e sa kuadro në ministri të financave, shëndetësisë, ekonomisë, transportit. Kryetarët e degëve i kanë në evidencë.
Unë e di që nuk kanë kapacitet ta përballojnë VMRO-në.
Unë e di që VMRO-ja i është frikësu aftësive, profesionalizmit të Bashkimit Demokratik për Integrim, dhe njëherit inatit se përse Bashkimi Demokratik për Integrim, suksesshëm ka drejtu, ka udhëheq, dhe t’i hakmerret për vitin 2016.
Në vitin 2016 ne kemi negociu me VMRO-DPMNE-në, dhe mandatari sipas Marrëveshjes së 29 majit obligohet bisedimet t’i fillojë me partinë e parë të komunitetit të dytë.
Marrëveshja e 29 e majit e detyron, e obligon.
Nuk bëhet politikë me zemërngushtësi.
Çka do bëjmë?
T’i hakmerremi Bashkimit Demokratik për Integrim se na kanë bërë padrejtësi në 2016.
Jo, ne nuk ua kemi bë, por VMRO-ja kërkonte që unë të flas me Nikolla Gruevskin që ai të tërhiqet dhe të zëvendësohet me dikend tjetër.
Unë nuk e kam pranuar këtë punë.
Sepse edhe Nikolla Gruevski ka mund të thotë unë bëj partneritet me BDI-në pa Ali Ahmetin.
Unë nuk mundem të ndërhyj në punët e brendshme të të tjerëve.
Prandaj këta tanët, kanë gabu njëherë, mos gabojnë historikisht sepse gjërat regjistrohen.
Nuk jemi para 1000 vjetësh.
Edhe para 1000 vjetër, e 2000, ka shënime për gjërat dhe ndodhitë e këqija që kanë ndodh.
Se Kali i Trojës ka mbet prej para erës sonë.
Do të thotë që kanë mbajt shënime. Kështuqë bëjnë mirë të tërhiqen.
Dhe mos bëjnë arsyetime se BDI ka humb zgjedhjet.
Ku i ka humb zgjedhjet?
BDI ka fitu 60% tek elektorati.
Nuk ndryshohet struktura e popullatës.
Merre popullatën shife si ka vitu nga Likova deri në Strugë.
Ky është realiteti.
Dhe jo t’i e fyejnë bashkëqytetarët tanë se i paskemi marrë na.
Përfaqësuesit boshnjakë, turq e romë.
Ejani t’i shohim si kanë votuar të gjitha këto komunitete.
Vendvotimet janë.
Kanë votu romë edhe andej edhe këndej.
Ejani ulemi dhe i bëjmë këto matematika.
Prandaj vëllezër e motra,
Bashkimi Demokratik për Integrim është i vetëdijshëm që i pengon të tjerët organizimi, porfesionalizmi, ekspertë të të gjitha fushave.
Po ky është investimi i juaji për 22 vjet.
Po nuk ngriten kuadrot brenda një 1 dite.
Unë e di me ç’mend hynë të drejtojnë shtetin këta tanët.
Po nuk është aq e lehtë.
Po hynë me bë ndryshimin.
Çfarë ndryshimi, i kanë larguar drejtorët shqiptarë, krejt ministrive ua kanë heq kompetencat.
Merrni shihni sa drejtora kanë qenë, po ajo hiseja jonë është, 30% je. 30% duhet të drejtosh.
Shteti mvaret nga lojaliteti i qytetarëve.
Po nëqoftëse shteti nuk është lojal, qytetarët aspak lojal nuk bëhen ndaj shtetit.
Këtë e kanë provu pushtues e zaptues me ne, ata që janë përpjekë të na hypin në qafe, e kanë marrë veten n’qafë si Millosheviçi që vdiq në Hagë.
Dhe kjo u ka penguar, u ka penguar që ua kemi thënë të vërtetën në sy, ne jemi armiq, ne jemi ia duam te keqen vendit tonë, por le të bëhen më racional dhe të arsyeshëm.
Kanë hequr etninë rreth punësimeve, dhe dikush nga këta tanët del thotë se e bëm ne ligjin më të mirë.
Pse së bëre tani këtë ligj të mirë, e ta hiqni këtë të keqin.
Sikur ai plaku që ka pas një djalë, thotë unë do e prish shtëpinë se ka shku 3 ditë në gurbet ai.
I thotë bëjë njëherë të rejën, pastaj prishe të vjetrën.
Pse nuk bën ligjin, me dy duar e votonim ne.
Të ishte më i mirë sesa ky.
Por ligji për përfaqësim të drejtë buron nga Marrëveshja e Ohrit, përfaqësimi i drejtë dhe adekuat.
Dhe balanserin, ka pasur mendime, vërejtje prej vetë qeverisjes së BDI-së, dhe është shtru problem sesi të zgjidhet sepse paraqiteshin maqedonas si shqiptarë, shqiptarë si romë, romë si maqedonas, por sa ishte ky gabim? 0.3 – 0.5%.
Dhe kjo 0.3-0.5% na ka bërë të fusim në rend dite këtë ndryshim që duhet të gjendet një zgjidhje që këto gabime, këto lëshime mos ndodhin.
Dhe tash këta hiqen se Bashkimi Demokratik vet e ka marrë këtë iniciativë.
Po bëjë ashtu si e ka bërë iniciativën BDI-ja.
Me këtë e humbin të drejtën shqiptarët dhe komunitetet tjera të jenë të përfaqësuara, sepse ato komisionet vendosin se kushë është më i mirë.
Kur të shohësh në fund, shqiptarët të papërgatitur.
A e keni vërëjt.
Po shkollohen në universitete të pacertfikuara, UT, UNT, UEJL.
I kanë ble diplomat!
Kjo është fyerje për shqiptarët, fyerje është.
Përndryshe, le të ulen dhe flasin me komunitetin ndërkombëtar.
Pasqyra e këtij shteti kanë qenë kuadrot e BDI-së.
Këtë ma kanë thënë ndërkombëtarët.
Pasqyra e politikave të këtij shteti janë politikat që i kemi drejtur me mençuri, zgjuarsi për 22 vite me radhë.
Shtetin e bëmë anëtar të NATO-s.
E kemi fut në binarë drejt anëtarësimit në BE.
Përmbyllen ato kontestet që kanë të bëjnë me vendin po edhe me rajonin.
Këto janë situata, ku përfaqësuesit e komuniteteve, duhet mirë t’i bëjnë llogaritë.
Evropa është në luftë.
Neve nuk ka duhet luftë, por paqe.
Por pa cenuar të drejtat e fituara me sakrificë e me gjak të shqiptarëve.
S’kanë punë me shqiptarët.
Lindja e mesme nuk është larg.
Raketat fluturojnë Tehran-Jerusalem, Jerusalem-Tehran.
Evropa me dhjetra mijëra trupa ka në kufi me Rusinë.
Prandaj ne jemi të kujdesshëm, racional dhe fundi fundit, Bashkimi Demokratik për Integrim nuk është anarkiste.
Është e strukturuar, e etabluar në të gjitha nivelet.
Atëherë kur duhet ta ngrisim zërin, se dikush thotë kur do rebeloheni.
Ne nuk rebelohemi!
Ftesat do të jenë të hapura.
Po u prek gjuha shqipe, sot nëse preket, ta dinë që sheshet e Shkupit do jenë plot.
Unë nuk e di si të paralajmëroj.
Ne nuk prodhojmë krizë.
Mos frikësohen se destabilizim nuk i krijojmë shtetit.
Por nëse shteti don destabilizim, une po e paralajmëroj, PREKE GJUHËN SHQIPE, preki të arriturat e shqiptarëve, garanca nuk ke nga ana jonë.
Lufta, korrupsioni, Bashkimi Demokratik i korruptum! Hajdeni bëjmë VETING.
I lusim që 20 vjet, ligjin e kemi propozu.
Veting të bëjmë!
Hajdeni të hapim hetim për të gjitha partitë politike.
Ka vendim në Bashkimin Demokratik për Integrim.
E ka Prokuroria speciale dhe prokurori i përgjishëm.
Hajdeni të hapim hetim për prejardhjen e pasurisë të të gjithë funksionarëve.
Hajdeni të hapin hetim mbi pasurinë që u nda në vitet 90-ta për privatizimin.
Të shohim si do jenë punët.
Asnjëherë ne nuk kemi marrë përsipër të mbrojmë ata që kanë shkel besimin e BDI-së.
Por ama gjyqe e akuza të sajuara dhe drejtësi selektive, kështu kanë punu jugosllavët, t’i harrojnë jugosllavët, se ai që i përfaqësonte vdiq në Hagë.
Falemnderit!
Ali Ahmeti,
Shuto Orizare, 11.11.2024!