FJALIMI I ALI AHMETIT NË TEARCË
Të nderuar vëllezër e motra,
i nderuar kryetar i degës,
Dega e Bashkimit Demokratik për Integrim – Tearcë,
kryetarë të këshillave vendor të degës së Bashkimit Demokratik për Integrim,
të nderuar këshilltarë komunal,
të nderuar anëtarë të kryesisë së Bashkimit Demokratik për Integrim,
deputetë,
funksionarë të lartë.
Ky kurs do vazhdojë të ndiqet dhe të vendoset si praktikë.
Degët e Bashkimit Demokratik për Integrim, takimet, mbledhjet e punës t’i mbajnë bashkë me votuesit, elektoratin që janë të interesuar të kontribuojnë, t’i japin mendimet e tyre, kontributin e tyre që Bashkimin Demokratik për Integrim si thesar i kombit shqiptar në Maqedoni ta bëjmë edhe më të fortë edhe më konkurues, edhe më përfaqësues në të gjitha lëmitë.
Dhe kjo do vazhdojë.
Ne kemi investuar mjaft në kuadro, dhe nuk është investim i vogël, dhe gjithmonë porosia ka qenë që mos t’i turpërojmë të parët tanë, mos t’i turpërojmë ata të cilët kanë dhënë më të shenjtën – jetën për flamurin tonë, për gjuhën tonë, për shkollat tona, për universitetet tona.
Ata mos t’i turpërojmë.
Proceset t’i shtyjm përpara.
Janë bërë shumë punë, por edhe shumë punë duhet bërë, dhe shumë punë kanë mbet pa u bërë, por kemi qenë pa objektiva, ne përherë kemi pas objektiva për realizim të programeve, platformave.
Dhe një filozof shprehet: Nuk është tragjike të humbësh një objektiv, tragjike është të mos kesh objektiva.
Ne në vazhdimësi objektiva kemi pas.
U ndodhëm rrethana, dhe kemi vepru në rrethana tepër delikate për 22 vjet me radhë.
Kemi filluar me legalizimin e Universitetin e Tetovës, simbolet kombëtare, gjuhën, anëtarësimin e vendit në NATO, hapja e procesit për anëtarësim të vendin në BE, dhe erdhëm deri te ky momenti i fundit që e thash, të hapen negociatat për anëtarësim si shpëtim për vendin tonë që të përparojë në të gjitha sferat, në të gjitha fushat, si në ekonomi, si në infrastrukturë dhe fushat tjera, kulturë etj.
Dhe këtu problemi ngeci, jo për fajin tonë, ne përherë kemi qenë vullnetmirë, ne me hile dhe pas shpine nuk u kemi punuar bashkëqytetarëve tanë maqedonas dhe nuk do ekzistojë ndonjë përcaktim i yni që ne të punojmë kundër bashkëqytetarëve tanë.
Por ama ata nuk duhet të kenë mllef, edhe tek ata nuk duhet të ekzistojë anti-shqiptarizmi.
Duke filluar që nga partitë politike që i përfaqësojnë ata.
7 vite VMRO-ja ka bërë politikë kundër Bashkimit Demokratik për Integrim.
Qasje jo e drejtë.
Marrëveshja e Ohrit nuk na ndan, kjo na bashkon.
Marrëveshja e Ohrit është gurthemeli i instalimit të dialogimit të shtetit të përbashkët, marrëdhëniet ndëretnike janë çelësi i së ardhmes së shtetit, janë çelësi i stabilitetit.
Ne kemi investu dhe punu – zero problem me fqinjët.
Dhe këta, politika që sot, ne me shqetësim po i përcjellim, dhe gjatë fushatave, dhe pse i kemi paralajmëru që qasja nuk është e mirë, se kjo na çon drejt përplasjes ndëretnike.
Çdo përplasje ndëretnike mes shqiptarëve dhe maqedonasve nuk është mirë për asnjërën palë, nuk është mirë për shtetin të cenosh, të ndryshosh, të ndërhysh në Marrëveshjen e Ohrit, ajo është e shenjtë, atë e garanton Bashkimi Evropian, Marrëveshjen e Ohrit e garanton Amerika, Marrëveshjen e Ohrit dhe amnestinë i garanton NATO.
Çdo rresht, çdo fjalë e germë që ndryshohet është rrezik që nuk mund kërkush të parashikojë sesa i madh do jetë ai.
Dhe kjo çështje më, që po preket gjuha e ligji për përdorimin e gjuhës, që është heq etnia, kurgjë s’është balanseri, ai numra ka, por është hequr etnia i dashur kryetar i degës.
U është hequr e drejta mërgimtarëve tanë në zvogëlimin dhe është bërë me shumë mjeshtëri.
Por atyre u është hequr e drejta e votës. Ata mund të vijnë e të votojnë por kuotat në këshilltarë nuk i kanë.
Dhe këtë nuk e kuptojnë njerëzit, se është heq numri i këshilltarëve në të gjitha komunat ku jetojnë shqiptarët.
Të nderuar vëllezër e motra, le ta marrin vesh.
Këto janë çështje me përgjegjësi të lartë. Çdokush duhet të mbajë llogari për procese.
Ndodhemi para proceseve të rëndësishme, integrimin e vendit në BE.
Në çdo kohë dhe në çdo vend jemi angazhu për propozime të pranueshme për palët.
Edhe më tutje do vazhdojmë të punojmë dhe të kontribuojmë për zgjidhje të pranueshme dhe ne asnjëherë nuk i kemi ikur dialogimit, asnjëherë nuk i kemi ikur vlerësimit për çdo proces në shtet.
Të veprosh njëanshëm është papërgjegjësi.
Në këtë rast përgjegjësinë kryesore e mban mandatari.
Ne nuk kontestojmë fitoren e VMRO-së.
Ne kontestojmë legjitimitetin etnik që ka kjo Qeveri.
Ne na hidhëron heshtja, nënshtrimi i njerëzve tanë.
Para se të hiqet etnia, balanseri, pasi hynë pa legjitmitetin e shqiptarëve, bëjë një punë bile, mos e lejo të cenohet etnia.
I dëgjoja se do bëjmë ligj ma t’mirë.
Bejë ligjin, votoje dhe ai e abrogon balansuesin.
Nuk mund ti të bësh, të abrogosh ligj dhe unë do bëj ligj shumë më të mirë.
Bejë njëherë, ta shofim se si është, por jo ta heqësh ligjin.
Mpyeti një përfaqësues i lartë, se çka bëjnë këtë të juajit andej.
I thash kanë hy dhe rrinë e shofim sehir. Tha si shofin sehir, a u ndryshu ligji për përfaqësim të drejtë ku etnia është heq, po pse s’kanë bë propozim para se të hiqet ligji?
Tha keni të drejtë.
Kështu është.
Është paralajmëru ligji për gjuhën shqipe. Dy –tre amandamente.
Por paralajmërimi është që trurin e ligjit për gjuhën shqipe ta prekin, trurin.
Gjuha shqipe në gjykata, prokurori, polici, këtu e prekin.
Këtë duan ta ndryshojnë.
Këtu nuk duhet të reagojë Bashkimi Demokratik për Integrim.
Vëllezër e motra ju lutem, po shkilet mbi gjakun, po shkilet mbi historinë.
Sa janë njerëz e gjenerata janë vrarë për këtë gjuhë, si shqiptarë duhet të reagojmë, jo si BDI.
Të gjithë t’i thirrim njerëzit.
Por edhe këta që padrejtësisht hiqen si përfaqësues të shqiptarëve.
T’i thërrasim, është hija e zezë për shqiptarët.
Le ta ngrisin zërin, le t’i braktisin institucionet.
Ne nuk jemi të interesuar për t’u bërë pjese e Qeverisë.
Ne jemi të interesuar për ta mbështetur Kristijan Mickoskin për zgjedhjet e jashtëzakonshme bashkë me lokale, tash e 11 muaj të bëhet ato, në tetor të vitit të ardhshem.
Bashkë fitojmë të gjithë.
Fiton edhe shteti, zgjedhjet lokale bashkë me ato parlamentare, fiton shteti sepse pas 2025 i ke bashkë zgjedhet lokale, parlamentare, presidenciale, edhe dy cikle tani.
Por edhe në 2033 dy cikle i ke bashkë.
Me miliona euro.
Dhe duhet menduar edhe si shpianik.
Unë mos e desha këtë vend, se është vendi im, nuk do thosha.
Çfarë më intereson mua që t’i kursejme 50 milionë euro!
Po me ato ndërtojmë një shkollë, një çerdhe, një menzë për ata që s’kanë bukë me hangër.
U gjindet vendi.
A e bëmë një urë, një rrugë, 50 milionë euro minimumi është.
Për këtë arsye, edhe politikisht është e qëndrueshme, edhe ekonomikisht për shtetin është e qëndrueshme sepse përfiton qytetari, sepse ato zgjedhje bëhen me para të qytetarëve.
Nuk i jep nga xhepi Mickoski, ato janë taksa të qytetarëve.
Dhe një shpianik i mirë i di këto punë t’i rregullojë e t’i menaxhojë.
VMRO-ja e ka pas qasjen tepër të gabueshme në fushatë, dhe jo vetëm në këtë fushatë, por 7 vite e gjysëm një politikë kundër BDI-së, që në thelb ka qenë anti-shqiptare.
Na e morën shtetin, iku shteti – ne kemi drejtuar aq sa na ka takuar, 25-30% të dikastereve, ministrive, të shtetit.
Ata ministra, drejtorë, funksionarë të lartë nuk kanë punuar njëanshëm për njërën palë, ata kanë punuar për të gjithë shtetin. Ne nuk jemi fajtor që kuadrot e BDI-së ka qenë dhe janë më të përgatiturat se të gjithë.
Këtë nuk e them unë, këtë ma kanë thënë pjesë dërmuese e ndërkombëtarëve.
Që pasqyra e këtij shteti, kësaj qeverie janë ministra e funksionarë të lartë të BDI-së. Kjo më ka bë mu krenar por duhet t’ju bëjë të gjithë ju kombin krenar, sepse ky është investim kombëtar, thesar kombëtar.
Pse janë bë bashkë?
Historikisht janë ndërtu parti politike, sepse vetë askush s’mundet të bëjë.
Por kur bëhen të gjithë bashkë, bëjnë mrekulli.
Dhe ne si popull këtu kemi investuar për këto kuadro në të gjitha fushat, pa përjashtim.
Bashkimi Demokratik për Integrim i korruptum, mirë!
Unë nuk jam hetues, as prokuror, as gjykatës.
Ka 4 vite që kemi propozu Veting në parlament.
Ejani të bëhen burra të fortë edhe VMRO edhe LSDM, ta votojnë ligjin.
4 vite ka, është zverdhur në arkiva.
Ejani të bëhemi burra të fortë, të hapim hetim për të gjitha partitë politike, për prejardhjen e pasurisë, mbi privatizimin, si ndodhi privatizimi 91-92, si u përjashtuan shqiptarët dhe komunitetet tjera.
4 miliardë DM, 2 miliardë euro, llogarisni ju 4 miliardë DM, para 30 vjetësh se çfarë vlere do kishin sot.
E paparashikueshme vlera.
Të gjitha kanë përfunduar të funksionarët e kohës, ata me bark të mëdhenj që ishin. Dhe çdo mbledhje mbaheshte se si t’i përjashtojmë shqiptarët nga privatizimi, shqiptarët s’morën asnjë metelik nga privatizimi.
Ejani t’i hapim, bëhuni burra të fortë.
A jeni të drejtë?
Si të jeni, ejani ta hapim hetimin.
Nuk ishim ne të huaj.
Sa herë Kushtetuta është rënu.
Në 1946 në parlamentin e Maqedonisë është fol shqip.
Sali Lisi ka fol në gjuhën vet, gjeneral i ushtrisë ka qenë.
Në parlamentin e Maqedonisë.
Para parlamentit të Maqedonisë ka qenë flamuri shqiptar.
Në 47 hiqen komplet, gjuha, i fusin në Kushtetutë, hiqet “albanci” vendoset “shiptari”, tani e kanë kthy pas rënies së Rankoviçit.
E tha një politikan të lartë këtu: e pabesueshme.
I thash përherë juve të pabesueshme u janë duk gjërat.
Por vratë ministrin Nexhat Agolli, e morët prej zyre dhe i shkaktuat vdekje të ngadalshme.
1 muaj shpirtin ia kanë marrë Nexhat Agollit.
Ai erdhi luftoi për vendin e vet.
I mbyllën të gjithë shqiptarët që mendonin që paraqesin rrezikshmëri të lartë, për Jugosllavinë.
Burgjet nuk u shterën, deri sa u shpërbë krijesa artificiale – Jugosllavi.
Prandaj, ne i thërrasim arsyes.
Ne jemi racional, këtij vendi nuk i duhet përplasje.
Këtij vendi i duhet paqe, stabiliteti, siguria, marrëdhëniet e mira ndëretnike, pa ia kontestu as historinë, as identitetin, as nënçmim për njëri tjetrin.
As ne atyre, as ata neve.
Na ka ra hise që i njëjti diell të na ngroh. Na ka ra hise që e njëjta hënë mbi kokë të na qëndrojë.
Na ka ra hise që këtë shtet bashkë ta ndërtojmë.
Ndarja, përçarja, përplasja, ndryshimi, cenimi i Marrëveshjes së Ohrit.
Le të dëgjojnë i madh e i vogël, po na kthejnë mbas.
Nuk ka shqiptar në këtë tokë që i thotë bukës bukë dhe ujit ujë që pranon dhe të pajtohet me ndryshimin e ligjit për gjuhën shqipe, heqjes së etnisë, dhe heqjes së mërgimtarëve që janë pjesa më vitale.
Ka qenë dhe do mbetet pjesa më vitale. Nuk i bëjnë shërbim paqes dhe stabilitetit. Prandaj duhet të reflektojnë, ta çojmë vendin në zgjedhje të jashtëzakonshme bashkë me ato lokalet, dhe të përmirësohen gabimet që janë bërë.
BDI një votë me humb e zgjat dorën.
Por puthadorë e vazalë kurrë s’bëhemi.
Kjo që ka ndodh, Bashkimit Demokratik për Integrim i bën mirë për shëndetin e vet.
Por shqiptarëve me përfaqësimin jolegjitim që u është bërë, ata kanë bë gabim dhe është mirë të tërhiqen.
Unë nuk i shaj, por nuk është mirë si shqiptarë që kanë shkuar si puthadorë, që askush nuk i pyet, dhe kur të shkosh të bëhesh argat, si të thotë agai do punosh. Nuk mund të bësh ndryshe çka nuk të thotë agai.
Prandaj lë ta braktisin again, le t’i kthehen kauzës kombëtare, shqiptare, kjo është puna më e mirë që mund t’u bëjnë shqiptarëve, dhe po e bënë këtë i përshëndesim.
Falemnderit!
Ali Ahmeti,
Tearcë, 06.11.2024!