FJALIMI I ALI AHMETIT NË ZURICH
Të nderuar vëllezër e motra,
Të dashur bashkëatdhetarë nga Struga deri në Kumanovë,
nga Presheva në Mitrovicë,
Gjilan e Dukagjin,
sepse këtu takova shumë nga bashkëluftëtarët e mi,
i pash e u çmalla shume nga ata.
Unë bashkë me bashkëpunëtorët jam këtu që të festojmë bashkë dy ngjarje të rëndësishme.
Ditën e Alfabetit, të shkrimit shqip dhe Festën e 28 nëntorit, ditës së flamurit dhe pavarësisë së Shqipërisë.
Si dhe përkujtimin e momentit të rëndësishëm që do mbahet nesër në orën 13:00 në Arau, me rastin e komunikatës së parë ku publikisht njoftohet e tërë bota se të gjitha njësitet e Ushtrisë e të Rezistencës emërohen në Ushtria Çlirimtare e Kosovës.
Nuk ka kënaqësi më të madhe, kam ardh në këtë nëntor për të festuar bashkë me ju, të ndajmë gëzimin që në vazhdimësi të pandarë kemi qenë gjatë gjithë veprimtarisë deri në çlirimin e Kosovës dhe në ndryshimin e statusit politik e juridik të shqiptarëve në shtetformues.
Të gjitha të drejtat, lufta, ka qenë e larë me gjak e me plagë. Përderisa jemi në këto festa të nëntorit, desha para jush të rikujtoj në pak vargje platformën e Çubrilloviqit dhe të Grashaninit, se çfarë mendojnë ata për shqiptarët, sepse ja vlen që platforma të tilla herë pas here t’i kujtojmë.
“Ne serbët nuk kemi armiq më të mëdhenj sesa shqiptarët. Nëse duhet të ngrejmë kokën tonë, duhet të ulim kokën e tyre, të shqiptarëve.
Nëse duhet të ndjehemi në gjërë në territore, duhet të ngushtojmë hapësirat e tyre.
Nëse duhet të na dojë bota, duhet të bëjmë që bota t’i urrej ata, shqiptarët.
Që shqiptarët të braktisin vendin e tyre, duhet me çdo kush dhe me çdo mënyrë t’ua nxijmë jetën, të arrijmë deri këtu së pari duhet t’ua mohojmë origjinën ilire, epirote, dardane dhe t’ua vrasim krenarinë ilire.
T’ua shkatërrojmë vatrat dhe t’ua shkatërrojmë emrat, t’ua njëllosim emblemat dhe të fshimë simbolet e lashta ilire. Duhet domosdoshmërisht t’i bëjmë që të bjerin gjuhën dhe zakonet e tyre, njëkohësisht t’ua rrëmbejmë gjithçka të lashtë ilire, t’ua përvetësojmë ne dhe t’i lëmë pa miq rreth e rrotull deri sa ata të urrejnë dhe të mos durojnë njëri tjetrin.
E përfundimisht të mohojnë vetveten, të finalizohet kjo platformë duhet domosdoshmërisht që anti-shqiptarizmi të jetë filozofia dhe deviza e vetëm e shtetit tonë.
Mos harroni se mos-qenia e shqiptarëve është vetë ekzistenca e kombit serb”,
Vëllezër e motra,
Pse e fillova me platformën e Çubrilloviqit dhe të Grashaninit, sepse është pikërisht në ato, në këtë nëntor e tetor në 1913 janë grirë, prerë e vrarë me qindra e mijëra shqiptarë, që nga Merdarja e deri në Librazhd.
Do të thotë për të realizu, që është vetëm 3 fjalë: “Për të zgjeruar territoret tona serbe, duhet të ngushtojmë territoret e tyre shqiptare”.
Vëllezër e motra,
A se shihni çfarë platforme kanë përpunuar, “Shqiptarët duhet t’i ngatërrojmë mes veti, që të urrejnë njëri-tjetrin”, “Shqiptarët duhet t’i paraqesim Harbut përpara Evropës dhe shtet fqinje, që ata të mos kenë miq”.
Vëllezër e motra,
Ne duhet të mësojmë nga e kaluara, sepse armiqt tanë përherë kanë dashur të na shohin të përçarë.
Jo nga krenaria, por nga zemërimi Faik Konica e ka thënë “Ruaje zot Shqipërinë nga shqiptarët, se prej të huajve e ruajmë vetë”.
Prandaj, mos harrojmë se tokën e kemi të larë me gjak e me plot varre e plagë.
Nga Struga e deri në Malësi të Madhe, Mitrovicë e Merdarë, Bujanoc e Preshevë.
Nuk pëllëmbë që nuk është mbuluar me varre, me dhimbje. Andaj më shumë se sot kurrë nuk na është dashur uniteti, më shumë se sot – afërsia dhe ndërtimi i strategjisë se si ta ndërtojmë të ardhmen tonë të fortë e të ndritshme për gjeneratat që vijnë pas nesh.
Me përplasje e mosdurim nuk ndërtohet ardhmëri.
Historia nuk ka filluar me ne, e as s’do mbarojë me ne.
Prandaj ajo histori që u ndërtua 500 vjet përpara, e Skendërbeut, që na e ruajti krenarinë, na mbajti shpirtin gjallë.
Përdërisa ai na mbajti shpirtin gjallë, ne nuk do të harrojmë se Adem Jashari e lau me gjak atë altar dhe vuri një komb të tërë në lëvizje deri në çlirimin e plotë të Kosovës.
Mos harrojmë se sa nëna ua tharë loti duke filluar që nga Nuhi Berisha, djalë i ri 22 vjeçar me armë në dorë rezistoi kundër pushtuesit.
Rexhep Mala, që pas një dekade në burg, as dy ditë nuk i bëri në shtëpi dhe kaloi në ilegalitet dhe ra në krye të detyrës.
Mos harrojmë Adrian Krasniqin, Ilir Konushevcin, mos harrojmë buzëqeshjen kur ka parë batalionin e parë Luan Haradinaj me krye me Fehmi Lladrovcin që po niseshin në drejtim të Drenicës për të përforcuar batalionin dhe njësitet e Adem Jasharit.
Mos harrojmë se me gjak të larë e kemi të tërë këtë histori.
Ne nuk duam e kaluara të na përsëritet, prandaj luftojmë për të ardhmen, paqe, stabilitet, siguri, miqësi të përhershme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, NATO-n dhe të jemi tërësisht të anëtarësuar në BE. Dhe misioni jonë historik në të ardhmen është që shqiptarët të jetojnë pa kufij, ashtu siç i ka hequr kufijt Evropa, të hiqen edhe kufijt shqiptaro-shqiptar sepse është objektiv real, i mundshëm, i realizueshëm, që të realizohet objekivi i të gjithë atyre të rënëve që kanë përfundu kazamateve të Jugosllavisë.
Shqiptarët pa kufij dhe të bashkuar në BE.
Është shumë e vërtetë, shekulli 20 dhe përfundimi i shekullit 20, dhe fillimi i shekullit 21 ka qenë shekulli i shqiptarëve.
Nuk ka qenë e lehtë të bësh shtet në Evropën plakë.
Nuk ka qenë e lehtë të ndryshosh statusin politik dhe juridik dhe t’i bësh shqiptarët në Maqedoni shtetformues.
Sepse Maqedonia e atëhershme dhe ish-Jugosllavia e lashtë ishin të paprekshëm prej Evropës si model i demokracivë.
Por ua hoqëm maskën, dhe pikërisht jeni ju ata që me demostrata të fuqishme, mirë të organizuara që nga 1981, nuk keni lënë metropol të Evropës pa trokitur për padrejtësitë që ju bëheshin shqiptarëve në ish-Jugosllavi. Është djersa juaj, paraja juaj që e bëri Ushtrinë Çlirimitare të Kosovës të fortë, që e bëri Ushtrinë Çlirimtare Kombëtare të fortë dhe trimfuese, është djersa juaj, është mundi juaj, organizimi juaj.
Andaj ju jeni pjesë e pandarë e historisë së kombit shqiptar dhe çlirimit të tij.
Tani na duhet shumë kujdes se si ndërtojmë politika.
Në politikë fiton ai që bën politikë të arsyeshme, racionale dhe në përputhshmëri me zhvillimet lokale e sidomos me zhvillimet gjeo-politike dhe gjeo-strategjike.
Kosova duhet të bëhet pjesë e organizatës së kombeve të bashkuara dhe të gjitha institucioneve ndërkombëtare, dhe për t’u bërë kjo sigurisht që duhet udhëhequr politike e mençur dhe jo konfrontuese me SHBA, me BE.
Ne të cilët kemi përjetuar organizime të mëdha të luftës, ne e dimë që SHBA-të, pa ndihmën e tyre, ne nuk do ishim këtu në këtë sallë.
Ne nuk do e kishim fituar luftën, sepse ishim të pabarabartë ne front.
Do ishim shkri e djegur të gjithë. Por ishte vendimi i SHBA-ve dhe i shpalli luftë përkundrejt luftës sonë të drejtë dhe luftës fashiste që bënte Serbia, dhe u bombardua me një vendim goxha të vështirë, sepse SHBA-të pa miratim të organizatës të këshillit të sigurimit dhanë urdhër për bombardim të Serbisë.
Andaj amanet brezave të ua lëmë të jenë mirënjohës të SHBA-ve për ndihmën që ata na dhanë për çlirimin e Kosovës.
Lirinë e fituam me gjak, çlirimin e fituam me aleatë.
Kjo nuk duhet mohuar asnjëherë.
Në Maqedoni, vëllezërit tanë të cilët unë i kam pas bashkëpunëtorë, bënë gabimin e madh.
Ne duhet të shndërrohemi në vazalë dhe hyzmeçarë.
VMRO-ja fitoi zgjedhjet me politikë anti-shqiptare.
Unë kam apeluar të udhëheqja e VMRO-së, mos u merrni me politikë nacionaliste se nuk ua del me shqiptarët.
Të merremi vesh për këtë punë. Akoma jeni të ri dhe u çet buza tamël.
Maqedonisë i duhet marrëdhënie të mira e të fortë ndëretnike.
E ardhmja e Maqedonisë është në duar të dy komuniteteve më të mëdha, shqiptar dhe maqedonas, kjo dihet botërisht.
Pa shqiptarë s’ka Maqedoni.
Pa shqiptarë nuk mund të ketë paqe, stabilitet dhe siguri.
Nëse ua rrezikon dhe ua mohon gjakun të cilin e kanë derdh për gjuhë, flamur e dije, tre universitete janë të paprekshme, i paprekshëm është flamuri shqiptar.
Për atë flamur gjenerata e gjenerata kanë rënë.
E paprekshme është gjuha shqipe.
Për gjuhën shqipe nënat kosovare kanë lënë djemt e tyre aty, ku vajin ua bëjnë në turallin e Likovës, në varrezat e dëshmorëve të Sllupçanit.
Vajin ua bëjnë në kompleksin e varrezave të Tetovës.
Dhe nuk i kanë marrë trupat e tyre andej, sepse janë në tokën e vetë.
Nuk mund të mësojmë gjuhë tjetër dhe t’ua prek gjuhën e tyre për të cilën kanë derdhur gjak ata.
Prandaj nuk lejon as mërgata shqiptare që kjo të ndodh, si një trup i vetëm do të funksionojnë e do të organizohen që kjo gjuhë e lashtë, gjuhë e fituar me gjak të mos preket.
Këtë ua kemi bërë me dije të katër anëve, ua kemi bërë me dije edhe bashkëqytetarëve tanë maqedonas.
Ata të ngriten në këmbë sepse ne përherë jemi solidarizu.
Kur të gjithë ua kanë kontestu origjinën e tyre, gjuhën e tyre, historinë e tyre, dhe ne kemi qenë në krah të bashkëqytetarëve tanë maqedonas për gjuhë, kulturën e tyre.
Prandaj ata duhet të ngrihen në këmbë sepse sherr i bëhet vendit.
Ne nuk mund të tolerojmë sepse dhuratë këtë askush nuk na e ka dhënë.
Mund ta marrin gjuhën nëse na e kishin dhuru ata, por atë e kemi fitu me gjak.
Ajo që fitohet me gjak nuk shlyhet lehtë, dhe nuk merret lehtë pa i përzi kësulat.
Të nderuar vëllezër e motra,
VMRO-DPMNE, janë të ri. Bashkimi Demokratik për Integrim ka kuadro që nuk e turpërojnë as shtetin, as bashkëqytetarët maqedonas. Më të kualifikuar, më profesionistë, 22 vjet është investim kombëtar.
I shihni, unë kam ardh me djem të ri, po këta janë të kalitur, kanë qenë ministra, drejtorë të fondeve të rëndësishme, 22 vjet drejtim.
18 cikle zgjedhore s’kemi humbur, asnjë.
Po unë dhunshëm nuk kam qëndruar në pushtet, por më kanë mbështet shqiptarët.
Është një e vërtetë që në Maqedoni jemi të organizuar mbi baza etnike.
Shqiptarët votojnë për shqiptarët, maqedonasit për maqedonasit.
Unë nuk ia kontestoj Kristijan Mickoskit që ai i ka fituar zgjedhjet.
Por ama, por ama, Kristijan Mickoski nuk mund të ndërtojë Qeveri pa legjitimitet etnik, sepse legjitimitetin e ka pasur Fronti Europian, ne kemi mbi 60% të votave te elektorati shqiptar.
Ata kanë gabuar me hakmarrje. Sepse në 2016-tën ata fituan dy mandate më shumë se LSDM dhe ne bëmë koalicion me LSDM-në.
Por tre muaj kemi negociuar me Gruevskin dhe përfundimisht VMRO-ja kërkoi nga unë që unë t’i kërkoj Gruevskit që ai të tërhiqet nga kryeministri.
Por unë nuk mund ta bëja, dhe përgjigja ime ka qenë që ju vetë duhet t’i pastroni hesapet mes vete dhe jo unë t’ua rregulloj.
Sepse edhe Nikolla Gruevski ka mund të thotë nuk bëj partneritet me Ali Ahmetin, ai është terrorist, nacionalist, shovenist.
Por ai nuk e ka bërë, edhe unë nuk e bëja.
Tre muaj kemi negociu, dhe unë në varr nuk e çoja vullnetin e shumicës shqiptare.
Sepse domosdoshmërisht ishte të ndryshohet emri dhe të bëheshim anëtarë të NATO-s. Sot jemi anëtarë të NATO-s. Shihni çfarë ndodh në Ukrainë, me aktivitetet ruse.
Rusia ka ndërtu parti politike në Maqedoni.
Aleksandër Dugin, koka e Putinit, tre herë ka ardh në Maqedoni, ka ngritur parti politike me të njëjtin emër që e ka Putini në Rusi, e cila udhëhiqet nga Baçev.
Dhe hapur po flasin për miqësi me Rusinë e me Serbinë.
Ne përfundimisht dhe historikisht kemi qenë dhe i kemi takuar politikave dhe frymës perëndimore, dhe nuk mund të ndryshojmë kurs se don dikush të mbajë kursin e Putinit dhe të Vuçiqit.
Mirëpo çfarë bëri VMRO-ja. Zgjodhi ca që nuk kanë as guxim as njohuri.
Dhe kjo më ka dëshmëruar me këta tanë.
Shqiptarët.
Ne mund të kemi dallime, ne mund të mos pajtohemi për çështje të caktuara.
Por ama për çështje që kanë të bëjnë me të ardhmen e kombit duhet të jemi një.
Unë nënshkruajta marrëveshje me të gjithë këta, jemi hedh firmat.
Janë dy fjali: Nuk ka partneritet me parti politike e cila nuk e ndryshon kushtetutën dhe nuk vazhdon rrugën euro-atlantike. Janë hedh firmat, Arben Taravari, Ali Ahmeti, Afrim Gashi, Bilall Kasami, Izet Mexhiti.
E mohuan.
Së paku bëhu burrë e mos gënje.
Thuaj e nënshkruam por nuk na pëlqeu, shkojmë e realizojmë një qëllim, ambicie grupore, dhe kaq.
Dhe përsëri i shpalli armiqësi, por u them, u kam vëllezër, jeni më të ri se unë, braktiseni këtë partneritet, mos e tradhtoni çështjen shqiptare.
Ligji për përdorimin e gjuhën, u hiqet shtetformësia shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut, i hiqet truri, dhe këtë s’duhet lejuar.
Por unë kam ndërprerë aktivitetet andej, deri tash kam pasur mbi 20 takime për të vazhduar këtu, nesër jam në Arau për një eveniment të rëndësishëm, ditën e martë jam në Kroaci për të vendosur lule te ushtarët tanë që janë vrarë në Kroaci dhe të gjithë dëshmorët.
Do i takoj të gjitha shoqatat e Koracisë.
Në mbrëmje me bashkëatdhetarët e Kroacisë do të festojmë ditën e flamurit.
Bashkimi Demokratik për Integrim i korruptum, i kriminalizum.
Ka katër vite ligji për veting që e kemi propozu në parlament.
Ejani ta bëjmë vetiungun t’i shohim gjykatës, funksionarë, prokurorë, hetues.
Dhe t’i rregullojmë këto çështje sepse 2% është besueshmëria në institucione ligjvënëse.
As LSDM e as VMRO nuk kanë guxim ta bëjnë këtë.
A më thua që jam i korruptuar.
Unë kam kërkuar në Prokurori Speciale të hapet hetim për Bashkimin Demokratik për Integrim dhe të gjithë funksionarët dhe prejardhja e pasurisë së tyre.
Ejani të bëjmë.
Të hapet hetim për të gjithë partitë, për të gjithë funksionarët e partive politike.
Nuk kanë guxim sepse janë të korruptuar, hajdutë klasikë.
Ejani të hapim hetim si u bë privatizimi, ndarja e pasurisë shoqërore.
Vëllerzër e motra,
gjithë ai Pollog asnjë shqiptarë s’ka marrë asnjë tokë.
Tash përpiqemi me luftë që të marrim në pjesën lindore për të realizu qëllimet ekonomike.
Por ne Pollog s’ka asnjë shqiptar që ka marrë tokë nga pronat e shtetit, mos flasim nga ekonomia e shtetit.
Dhe dola publikisht dhe vendosa, pavarësisht çka do i ndodh ministrit të financave dhe kryetarit të bordit të privatizimit, Boris Stojmenov, i cili erdhi në takim dhe më tha: Unë kam qenë ministër i financave dhe kryetar i bordit.
Pika e parë e rëndit të ditës në ministri ishte si t’i përjashtojmë shqiptarët nga privatizimi.
Pika e parë e rëndit të ditën në bordin drejtues ishte e njëjta.
Dhe unë kam ardh që ti këtë punë ta dish, që ajo luftë dhe ato njerëz që u vranë kam faj edhe unë.
Padrejtësisht punuam kundër shqiptarëve.
Të gjithë këtyre politikanëve halabakë ju kam thënë, shkoni pyesne Boris Stojmenovin sa është gjallë.
Mos të ndodh ashtu siç ndodhi me Ljupço Georgievskin dhe Stojan Andovin.
Në 2001 dhjetor dola dhe thash: Mua Qeveria më ofroi ndarjen e Maqedonisë.
Por atë Maqedoni si e deshën ata, në Karpallak dhe para së të mrish në Çegran që janë dy fshatra me maqedonas ishin andej, dhe kufiri ishte mbi Forinë dhe dilte në Çafë.
E kishin lënë Koritën andej.
Zajazin e kishin fut në Shqipëri që unë të manipulohem.
Unë nuk kisha dal për Zajazin në Luftë.
Unë kisha dal për çdo pëllëmbë të shqiptarëve.
Sepse po të pajtohesha që kufiri të jetë në Karpallak, 250 mijë shqiptarë nga Shkupi, Kumanova, Struga, Ohri do shpërnguleshin për t’u vendosur në Zajaz, Gostivar e Tetovë.
Dhe bëmë zgjidhjen më të vështirë, Marrëveshjen Paqësore të Ohrit, për të barabartë dhe jo qiraxhinj në shtëpi tonë.
Unë Maqedoninë e gjeta në zero, dhe Maqedoninë shqiptarëve ua lash me kryeministër.
E gjeta me zero, dhe ua lash shqiptarëve me tre universitete, me gjuhë shqipe zyrtare, me Korridorin 8 të filluar, me policë 90% ushtarë të UÇK-së, me administratorë 90% ushtarë të UÇK-së.
Kjo është ajo që ndërtova unë bashkë me bashkëluftëtarët dhe bashkëveprimtarët.
E ata nëse kanë gjak shqiptari mos rrënojnë këtë të arritur që e kemi arrit me gjak, le ta çojnë përpara.
E hoqën etninë dhe tani thonë se do bëjnë ligj tjetër.
Mos e rrëno shtëpinë pa ndërtuar të re.
E rrënuar ligjin për përkatësinë etnike.
A e dini se tani shqiptarët më jo të punësohen.
Sepse komisioni do të vendos.
Stojani punësohet, Burimi, Lulzimi, Fatoni, Valdeni nuk do punësohen.
Do shkoj Stanku, Petku, Janku.
Kjo është.
Falemnderit!
Ali Ahmeti,
Zurich, 23. 11. 2024!