Fjalimi i Ancelottit pas fitores ndaj Barçës bëhet viral në rrjet: Ju kam gënjyer, kjo nuk ishte një finale

06 prill 2023 | 16:49

Real Madridi mposhti Barcelonën në gjysmëfinalen e Kupës së Mbretit, teksa në finale do të përballen me Osasunën.

Pas ndeshjet lojtarët kanë festuar në dhomat e zhveshjeve, teksa iu është bashkuar edhe trajneri Carlo Ancelotti. Ai mbajti një fjalim që është bërë viral për shkak të asaj që thotë dhe reagimit të lojtarëve të tij.

“Së pari, dua t’ju përgëzoj. Është krenari të shohësh një lojë si kjo. Të ulesh në stol dhe të shikosh një ndeshje si kjo është një krenari për mua dhe për të gjithë ne që punojmë me ju. Ju thashë një gënjeshtër, nuk ishte një finale, ishte një gjysmëfinale, ne duhet të luajmë finalen… Deri atëherë, ditë pushimi nesër!”, u shpreh italiani.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Njoftim nga KEDS-i për punimet në rrjet 08.04.2023 Punime të…