Fjalimi i Kusari-Lilës në Kuvend e nervozon opozitën, deputetë e LDK-së dhe AAK-së godasin tavolinat
10 tetor 2024
| 11:59
Dalja në foltoren e Kuvendit të Kosovës e shefes së grupit parlamentar të LV-së, Mimoza Kusari-Lila, e ka nervozuar opozitën.
Derisa ajo ka nisur fjalimin, deputetët e LDK-së dhe AAK-së në shenjë proteste kanë filluar goditjen e tavolinave me duar.
Paraprakisht, shefit i grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, ka kërkuar debat parlamentar për bisedën e deputetes së LV-së me Milan Radoiçiqit, e cila është publikua dje.