Fjalimi i Putinit vë në gjumë elitën ruse

22 shkurt 2023 | 08:57

Vladimir Putin mund të jetë mërzitur kur zbuloi se fjalimi i tij i shumëpritur ditën e djeshme në qendër të Moskës nuk ishte aq me ndikim sa ai do të kishte shpresuar.

Pothuajse një vit nga dita e pushtimit të Ukrainës, presidenti doli përpara dy dhomave të Parlamentit rus dhe dhjetëra komandantësh ushtarakë, ku nisi një maratonë kundër Perëndimit.

Ai foli me pasion dhe sulm, por edhe ajka e liderëve të Kremlinit nuk mund të mos tregonte shenja lodhjeje, pasi zyrtarët e lartë u panë duke dremitur gjatë fjalimit së presidentit të tyre.

Pamjet e medias shtetërore ruse madje tregonin disa anëtarë të audiencës duke tundur kokën në karriget e tyre, ndërsa Putin foli për një orë e 45 minuta.

Më pas, ndërsa fjalimi i tij më në fund përfundoi dhe himni kombëtar rus filloi të dëgjohej nga folësit, shumë të pranishmit u panë duke refuzuar të këndonin e duke qëndruar të zymtë.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qyteti i Klinës është i pasur me shumë vende e…