Fjalimi i Ramës në Strasburg, Berisha: I futi thikën Kosovës dhe mbrojti Beogradin

14 tetor 2022 | 12:25

Kryetari i PD-së, Sali Berisha, gjatë një konference me gazetarë ka komentuar fjalimin e kryeministrit Edi Rama në Asamblenë e Përgjithshme të Këshillit të Evropës, ku ai foli edhe për Kosovën.

Berisha ka thënë se Rama me këtë fjalim ia futi thikën Kosovës dhe mbrojti Beogradin.

“Rama në Strasburg i futi thikën Kosovës, sepse në momentin kur kishte nevojë për një lobim pozitiv për anëtarësimin në Këshillin e Evropës, ai në sallën e këtij tempulli lëshoi lumë sharjesh dhe akuzash ndaj tij të padëgjuara në atë sallë në tërë historinë e saj të ekzistencës. Uroj dhe i bëj thirrje Këshillit të Evropës dhe Asamblesë së Parlamentare të votojë Kosovën si anëtaren e saj më të ri dhe të mos ndikohet nga retorika arkaike e një njeri që është në mision kundër kombit të vetë. Rama i futi thikën Kosovës sepse me retoriken e tij mbrojti dhe mbuloi Beogradin, prokurorin e krimeve të luftës për Serbinë si burimin absolut kryesor të të gjitha trillimeve të raportit të Dick Martyt. Edi Rama në Strasburg futi thikë pas shpine Kosovës, sepse përdori presionin e hapur ndaj Gjykatës së Hagës. Reagimi i Ramës zgjoi neveri dhe dënim të ashpër në komunitetin ndërkombëtar, përfshirë këtu te personalitet që kanë lobuar për lirimin e udhëheqjes politike të Kosovës”, ka thënë Berisha.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i është drejtuar të mërkurën Këshillit të Evropës për ta kërkuar rishikimin e raportit të Dick Martyt dhe për t’i shpallur të pabaza akuzat e tij për trafikim të organeve njerëzore gjatë Luftës Çlirimtare në Kosovë. Gjatë fjalës së tij, Rama i ka hedhur poshtë të gjitha pretendimet e raportit duke i analizuar të gjitha pikat e tij.

Ai ka thënë se ky raport është një fantazi e pastër e fabrikuar në Kremlin dhe i sjell në Këshillin e Evropës.

“Ju bëj thirrje t’i rrëzoni akuzat kundër Kosovës. Ju bëj thirrje ta pranoni kërkesën e Shqipërisë që ta rrëzoni një rezolutë që degradon luftëtarët e Ushtrisë heroike Çlirimtare të Kosovës”, ka thënë Rama.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të dielën me fillim nga ora 16:15 do të luhet…