Fjeti pranë varrit të pronarit për 11 vjet, ngordh qeni besnik
23 shkurt 2018
| 11:33
Një qen besnik i quajtur Capitan, që fjeti në varrin e pronarit të tij çdo ditë për 11 vjet, ka ngordhur. Capitan ishte rreth katër vjet kur Miguel Guzman, i cili e kishte blerë qenin si një dhuratë për të birin, Damian, vdiq në vitin 2006 në Villa Carlos Paz, Argjentinë.
Qeni u zhduk shumë pak kohë më pas dhe familja e tij mendoi se kishte gjetur një shtëpi të re ose e kishin vrarë, por disa muaj më vonë, në një nga vizitat e tyre që bën te varreza, gjetën qenin Capitan.