Fjolla e argjendtë në evropianin për Universitete
25 korrik 2018
| 16:36
Fjolla Kelmendi ka fituar medaljen e argjendtë në kampionatin evropian të xhudos për Universitete, që po mbahet në Coimbra të Portugalisë.
Kelmendi fitoi të argjendtën në kategorinë -48 kg. Garuesja jonë fitoi tri luftëra, kurse në finale u mposhtë nga portugezja, Catarina Costa.
Fjolla garoi si përfaqësuese e Federatës së Sporteve Universitare të Kosovës (FSUNK), e cila është anëtare e plotë e Federatës Evropiane të Sporteve Universitare (EUSA). FSUNK-n e përfaqësuan edhe karateistët, Alvin Karaqi dhe Elhami Shabani në kampionatin botëror për Universitete të mbajtur në Kobe të Japonisë. Karaqi fitoi medaljen e bronztë në kategorinë -84 kg.