Fjolla Morina lajmërohet nga arratia, mbështet këtë politikan në Kosovë

06 shkurt 2021 | 11:00

Prej disa javësh, këngëtarja Fjolla Morina, është në kërkim nga policia. Ajo u arratis ndërkohë që ishte në arrest shtëpie, në një banesë me qira në Kukës.

Mirëpo, së fundmi, Fjolla është bërë “e gjallë”, përmes një postimi në Instagram.

Këngëtarja ka postuar një foto nga tubimi i Albin Kurtit në ‘Instastory’, me mbishkrimin ‘mbret’, duke e mbështetur kreun e Vetëvendosjes në Kosovë.

Fjolla Morina u arrestua më 19 shtator në pikën kufitare të Morinës me dy armë me vete në makinë. Ndërsa së bashku me të ishte i dashuri i saj dhe shoferi.l.k.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Marrëveshja për nxitjen e investimeve ndërmjet Shteteve të Bashkuara të…