Fjolla Morina merr dhuratën luksoze nga i dashuri misterioz
15 shtator 2020
| 16:39
Këngëtarja e njohur, Fjolla Morina, është treguar shumë e rezervuar për sa i përket jetës së saj personale. Gjithnjë e ka e mbajtur larg vëmendjes së mediave dhe fansave të shumtë.
Së fundmi, Fjolla publikoi një video në rrjetet sociale, të momentit kur suprizohet nga një mashkull, i cili i bën dhuratë një makinë “Audi Q7”.
“Hajt për hajër, ta gëzosh”- dëgjohet ai duke thënë, ndërsa i kërkon të ndezë makinën: “Pse nuk i provove çelsat?”
“Nuk jam gati,”- i ktheet ajo e emocionuar. Këngëtarja nuk zbuloi identitetin e mashkullit misterioz, që mesa duket është partneri i saj.