Fjolla Morina ndahet nga bashkëshorti? Biznesmeni fshin të gjitha fotot në “Instagram”

27 shtator 2021 | 11:33

Vetëm pak ditë më parë, Fjolla Morina, u lirua nga paraburgimi. Këngëtarja e njohur nuk ka reaguar në asnjë moment për këtë, por avokati i saj u shpreh ditën që ajo u lirua, se gjykata ka refuzuar kërkesën e Prokurorisë për ekstradimin e saj.

Ndërkohë duke kërkuar emrin e saj në “Instagram”, u vu re se Fjolla e ka mbyllur profilin e saj. Llogaria e saj zyrtare në këtë rrjet sociale nuk ekziston më dhe nuk dihet arsyeja e një vendimi të tilla nga ana e Morinës.

Fjolla Morina ndahet nga bashkëshorti? Biznesmeni fshin të gjitha

Gjithashtu duke i hedhur një vështrim profilit të “Instagram”-it të bashkëshortit të këngëtares, Fisnik Syla, u vu re se ai ka fshirë të gjitha fotot dhe video që kishte ndarë me ndjekësit.

Madje Fisniku nuk ndiqte më në “Instagram” as vajzën e madhe të partneres së tij. Këto veprime kanë bërë që ndjekësit e tyre të dyshojnë se ata i kanë dhënë fund martesës së tyre të shumë komentuar.

Kujtojmë se Fjolla dhe biznesmeni kanë pak muaj të martuar. Ata bënë një ceremoni shumë private në Maldive, teksa këngëtarja ishte në arratisje dhe e shpallur në kërkim nga policia shqiptare.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lazio fitoi derbin e parë të këtij sezoni ndaj Romës,…