Fjolla Morina në paraburgim, bashkëshorti reagon për herë të parë: Pafajësia jote…
Disa ditë më parë, Gjykata Themelore e Prishtinës mori vendimin që Fjolla Morina do të qëndronte 40 ditë në paraburgim. Ajo dyshohet për trafikim me armë dhe arratisje nga vendi i paraburgimit.
Vendimi në fjalë do të jetë në fuqi deri në një vendim të radhës, që mund të jetë edhe ekstradimi në Shqipëri, pasi këngëtarja është e kërkuar nga autoritet shqiptare. Pas kaq kohësh që është marrë vendimi për Fjollën, ka ardhur edhe reagimi i parë nga bashkëshorti i saj, Fisnik Syla.
Ky i fundit ka bërë një postim në “Instastory”, ku ka ndarë me ndjekësit e tij foto nga dasma me Fjollën dhe i ka dedikuar disa fjalë të ëmbla.
“Përgjithmonë bashkë, çdo herë me ty dhe për ty shpirti im… do ta kalojmë këtë sfidë dhe do të na mbetet si një ëndërr e padëshiruar. Jam i bindur se drejtësia do të fitojë dhe pafajësia e jote do të vërtetohet. Të dua sot dhe përgjithmonë jeta ime”, shkruan Fisniku në postimin e tij.
Kujtojmë se Fjolla Morina u arrestua në 19 korrik në dyqanin e saj në Prishtinë, pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar më 21 prill 2021, një muaj pasi gjykata e Kukësit e dënoi me 6 vite burgim për “trafik të armëve dhe municionit”.