Fjolla Morina nuk i ndal postimet në rrjetet sociale pas lirimit nga paraburgimi

03 tetor 2021 | 12:40

Këngëtarja, Fjolla Morina pas lirimit nga paraburgimi dhe një pauze nga rrjetet sociale, tani ka vazhduar të jetë aktivë në rrjetin social “Instagram”.

Fillimisht këngëtarja ditë më parë postoi një fotografi me të bijnë e saj, të cilës i uroj fillim të mbarë shkollor, ndërsa tani nuk ka lënë anash as ekspozimin e linjave të saj.

Në disa postime që bëri në llogarinë e saj të Instagramit, Fjolla bëri një paraqitje ku shihet e veshur me një fustan të shkurtër ngjyrë blu, të kombinuar me taka të larta të tejdukshme.

Jam rikthyer”, ka shkruar Fjolla në mbishkrimin e fotografive në të cilat dukej më në formë se kurrë më parë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Çdo vit në Kosovë konfiskohen rreth 1 500 armë ilegale.…