Fjolla Potoku vuan nga kanceri, kërkohet ndihmë urgjente për trajtimin e saj
08 korrik 2020
| 13:34
Fjolla Potoku nga Mitrovica është diagnostifikuar me një lloj të rrallë të kancerit dhe për trajtim ajo ka nevojë urgjente për ndihmën e bamirësve.
25-vjeçarja vuan nga kanceri “Adenoid Cystic Carcinoma (ACC)” dhe kostoja e lartë është e paarritshme për familjen e saj për ta mbuluar trajtimin.
Për të gjithë ata që kanë mundësi të kontribuojnë, mund të transferoni mjetet në këtë llogari bankare:
NLB BANKA: 1707018501505307 – Fehime Potoku.