Flaka e shtepisë sonë qoftë drita e rrugetimit tuaj!
Sala Musa Jashari
Në shtepinë ku viti 1991 për herë të parë solli krismën.
Vëzhgime!
Vigjilencë!
Sytë katër!… djemtë janë brenda …
Acar!… bora ishte mbushur mbi 30 centimetra lart …
Po përgatitnim çaj për të nxehur fytin, por nxehtësia vetëm ndezi pushkën …
Çohuni djemtë e mi …ata erdhën! Tha gjyshi.
Krismë!… Gjuan me pushkë Sahit Jashari zbathur nga oda e nxehtë e babait …
Rezistencë! …
Djemtë i rriti nana për atdhe …
Ata nuk e prisnin … në konakun e pleqve tashmë ishin rritur trimat, fëmijët e atdheut …
Bashke! … Djemtë e nënës Salë…
Mëngjes lufte të tre në krahë të njëri-tjetrit!
Perballë vdekjes!
Në shtëpinë ku zë fill lufta për atdheun … për të vazhduar tek kulla e Ademit.
Përpjekja e parë për të rrethuar (Prekazin) burimin e lirisë…
DESHTOI!
***
Djemtë i nisen malit!
***
Në konakun e gjyshërve! .. Ne kazermën e luftës!
Ata ishin prindërit e gjithë atyre që pranuan malin strehë, e thurnin planet për Lirinë, fjalë që ishte vetëm e dëgjuar!
Prania e tyre (Salës e Hamitit) ishte kudo.
Demostratat masive… kishin dritën e shpirtërave të tyre në mesin e njerëzve të etur për një ditë me ndritje dielli …
Oda … aty ku diskutoheshin lëvizjet e UÇK-së, aty ku djemtë bashkoheshin me Komandantin Legjendar Adem Jashari, Bacin Hamzë dhe shokët e luftës që planifikonin hapin tjeter.
Plagët i solli lufta!
Plagosen fëmijët e nënës Salë …
Gjak që mbuloj trupat e fëmijëve të saj … dhe në fytyren e saj nuk kishte as edhe njeë pikë loti…
Lufta sjell vetëm plumba, dhe jo bombone: thoshte ajo.
Babë Hamiti … ishte vetë qetësia shpirtërore përballë gjithë atyre që koha e bëri t’i shihte.
I qetë…
Fjalë pak …
Të dorëzohej?
Kurrë…
Rrëfim nga i mbijetuari i asaj lufte Valdet Jashari …
Ata ia propozuan babës Hamit … Eshta vatra jone , nuk iki : ju pergjigjej ai .
Plagë!… përsëri…
Beteja në Likoshan. Viti 1998, 28 shkurt.
Udhëheqësi i betejës …
Djali i nënës Salë, Gjeneral Musa Jashari, plagoset përsëri … por kjo betejë i dhuroj atij 4 plumba, për tu bërë trupi i tij 6 herë gjurmë e sakrificës dhe guximit.
Të shoh njëherë djalin dhe të kthehem në shtepi: I tha nënë lokja të motres në Ticë.
Mos shko Salë, Musa është këtu, Sahiti shpejt do shërohet nga plagët dhe do vijë, qëndro edhe ti këtu…
Jo motër, burrin e kam në shtepi … kam vendosur do, vdesim bashkë!
***
5, 6, 7 mars 1998
Mëngjes …
Mëngjesi i kësaj here ishte dita për të cilën kishte kohë që Jasharët e ndjenin se po vinte … ishte dita për të cilën disa mijëra ushtarë serb u bashkuan për ta rrethuar qëndresen më të fuqishme që rezistonte kundrejt asaj ushtrie …
Paramilitarët afroheshin drejt shtëpisë …
Bëhet aktivizimi i eksplozivit nga nënë Sala… duke i hedhur në erë disa prej tyre.
Beteje!
Krisma!
Kenge!
Rezistence!
Plage!
Mungesë municioni …
Fishekët e numëruar!
3 ditë luftë!
Për atdheun!
Për atë që jemi krijuar !
Për të qenurit i njerëzishëm!
Vdekje në shkëmbim të Lirisë!
15 anëtarët e frontit të luftës:
Hamit Jashari
Sala Jashari
Sadik Jashari
Afije Jashari
Hamdi Jashari
Elfije Jashari
Fatime Jashari
Ramiz Jashari
Qerim Jashari
Hajrije Jashari
Shahin Jashari
Ukshin Jashari
Isak Halili
Fatime Bazaj
Smajl Bazaj
Ata mund t’marrin nga ne pak …
Por ne do ia marrim Lirinë: i tha nënë Sala djalit të saj Musës.
Ata mund të marrin jetën tonë…
Ata kanë gjithçka për të na pushtuar …
Por, ne kemi zemrën bijtë e mij..
Ne kemi shpirtin e atdheut që na mban në gji!
Historia le të flasë …
Sonte të mos hesht …
Kazerma e luftes, përherë plot jetë!
Flaka e shtepisë sonë qoftë drita e rrugetimit tuaj!