Flaka Loxha dhe Erza Muninoviq në gjysmëfinale të Grand Slam Abu Dhabi

11 tetor 2024 | 11:13

Flaka Loxha (-57 kg) dhe Erza Muminoviq (-52 kg) kanë arritur në gjysmëfinale të Grand Abu Dhabi.

Flaka në xhiron e parë mposhti me tri dënime për Ippon, rusen Natalia Elkina. Loxha në xhiron e dytë mposhti prapë me tri dënime për Ippon, brazilianen Sarah Souza.

Në gjysmëfinale ajo do të takohet me gjermanen Seija Ballhaus. Erza në xhiron e parë ishte e lirë, në xhiron e dytë ajo mposhti me tri dënime për Ippon, francezen Astride Gneto, një garuese kulminante. Muminoviq në gjysmëfinale ndeshet me garuesen nikoqire, Khorloodoi Bishrelt nga Emiratet e Bashkuara Arabe.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Identifikimi dhe zbutja e rreziqeve të pastrimit të parave kërkon…