Flaka Loxha fiton medaljen e bronztë
12 shtator 2019
| 17:25
Flaka Loxha ka fituar medaljen e bronztë evropiane për juniore në Kampionatin Evropian, që po mbahet në Vantaa të Finlandës. Loxha në luftën për të bronztën përmes repesazhit, mposhti rusen Vita Maidanik, kategoria -57 kg. Flaka shënoi katër fitore dhe një humbje.
“Edhe një medalje nga Kampionati Evropian për xhudon kosovare! Kësaj radhe për junior U21. Flaka Loxha e bronztë, medalja e saj e parë në Kampionate Evropiane! Bravo Flaka përformance e bukur sidomos në luftë për medalje të bronztë ku me Ippon mposhti rusen Maidanik”, ka shkruar trajneri i xhudos, Driton Kuka në “Facebook”.
/Epoka e re/