Flakadanët e diturisë
Të nderuar zonja dhe zotërinj, kam nderin dhe kënaqësinë të jem në mesin e juaj, në këtë tubim festiv të shkollës së mesme ekonomike “Marin Barleti” me rastin e pensionimit të dy mësimdhënësve të shkollës sonë, profesor Avdi Kqiku dhe profesor Ejup Saqipi.
Të shkruash për dy kolegët tanë të përkujton periudhën e viteve të 90-ta.
Mësimdhënësit e shkollës shqipe nuk pyetën për liri, nëse zingjiri i prangave do të jetë prej hekuri apo floriri sepse çdo fjalë për shkollën shqipe nuk shitet e nuk blehet për tërë arin e botës, mbase floriri humb e shqipja mbetet.
Siç shprehej Denis Diderot, “Të edukosh një komb do të thotë ta qytetërosh atë, ta shkatërrosh dijën do të thotë ta reduktosh kombin në gjendjen primitive të barbarizmit”.
Duke pasur parasysh gjendjen në të cilen ndodhej procesi edukativo-arsimor, dy kolegët tonë ose siç t’i quaj ‘Flakadanët e Diturisë’ të inspiruar nga thënia e Petro Nini Luarasit, “Edhe 99 herë po të rrëzohemi duhet të ngritemi përsëri”. Me një ideal të fortë për ta mbrojtur arsimin shqip vendosën të gdhendin dhe ta lotojnë me kujdes fatin e tyre në mbrojtje të shkollës shqipe duke e bërë këtë ndikuan edhe në vendimet e të tjerëve. Të tillë konsiderohen paralindës të epokave dhe të atyre që hapin shtigje dhe ndërtojnë të ardhme arsimore, morale e kombëtare. Dihet si të konsiderohet dikush i këtyre përmasave, duhet të bëjnë veprime që nuk janë konvencionale, e që kalojnë nëpër privimin e sakrificave të mëdha. Eshtë e natyrshme që këto ndryshime në procesin arsimor nuk mund të bëhen vetëm nga nje individ, por kur rreth një ideje apo ideali të tillë bashkohen dhe shumë të tjerë, pra bëhen grup i organizuar atëherë ëndrra bëhet realitet i pritshëm. Vetëm atëherë vijnë ndryshime të mëdha që i japin kuptim shkollës shqipe, jetës dhe nxënësve. Në mesin e ikonave të diturisë ishin edhe profesorët Avdiu dhe Ejupi, të cilët duke qenë të ndërgjegjshëm për gjendjen e shkollës shqipe nën pushtimin e egër serb mbanin idealin e kohës duke i dhënëdrejtim shkollës shqipe. ”Epoka jonë është epoka e kritikës”, thoshte Kanti ose “gjithqka duhët të kritikohet” thoshte Diderot. Në fakt ajo që sot e shohim në institucionet arsimore është një pasivitet absolut, madje edhe një nënshtrim i plotë ndaj politikës! Në këtë mënyrë profesorët e lartcekur, dëshmuan pjekuri edukative, morale e kombëtare me vetdije shtet-formuese, duke qenë në shërbim të procesit arsimor deri në ditën e pensionimit.
Me nderime shoqërore, nga prof. Nexhmedin Hoxha