Flakë dhe tym në Prevallë afër vilave, largohen turistët
13 gusht 2024
| 08:15
Zona e Prevallës tash e disa javë po ballafaqohet me zjarrin e madh që e ka përfshirë atë pjesë.
Banorët po ndihen të rrezikuar shkaku që flakët kanë nisur t’iu ofrohen edhe shtëpive të banimit.
Madje disa thanë që nga Prevalla janë larguar edhe turistët.
Sabri Bunjaku nga Prevalla, tha mbreme se zjarri ka përfshirë atë vend, dhe se është afruar afër vilave, duke bërë kështu që turistët t’i braktisin ato.
“Në këtë moment janë afruar flakët afër vilave afër 200 metrave, në ora 10 ka ardhur një cisternë e zjarrfikësve, zjarri në Prevallë është përhapur me 5 gusht, në fillim nëse ishte intervenuar nuk do të vinte kjo gjendje, afër dy kilometra e ka shëmtuar Parkun Kombëtar”.