Flamuj, pankarta e thirrje shoviniste nga serbët kundër Kosovës në ndeshjen me Slloveninë
Tifozët serbë para dhe gjatë ndeshjes Slloveni-Serbi kanë mbajtur flamuj e pankarta, teksa kanë brohoritur thirrje shoviniste kundër Kosovës.
Serbët këtë e kanë bërë si një lloj kundërpërgjigje pas thirrjeve të tifozëve (shqiptarë e kroatë) gjatë ndeshjes ndërmjet Kroacisë dhe Shqipërisë – gjë për të cilën ka kërcënuar Federata e Futbolli të Serbisë se do të largohen nga gara, nëse nuk ndëshkohen federata shqiptare dhe ajo kroate.
“Nuk ka dorëzim. Kosova është Serbi”, “Vrite shqiptarin”… ishin vetëm disa nga thirrjen që u dëgjuan nga tifozët serbë.
Ata kishin të veshur trengjyrëshin serb, ku ishte edhe harta e Kosovës si pjesë e Serbisë, teksa kujtojmë se Federata serbe e Futbollit pasi kishte njoftuar se në ndeshje do të lejohen vetëm famujt zyrtarë të Serbisë.
Ndryshe, Sllovenia dhe Serbia janë duke luajtur në grupin C, ku sllovenët kanë 2 pikë në vendin e dytë pas Anglisë, kurse serbët kanë vetëm 1 pikë në vendin e fundit në grup.