Flamujt e Kosovës “pushtojnë” Tokion
21 korrik 2021
| 10:41
Tashmë gjithçka është gati për Lojërat Olimpike të cilët nisin nesër dhe pritet të sjellin spektakël, ani pse zhvillohen në kushte të jashtëzakonshme për shkak të pandemisë COVID-19, shkruan Demokracia.com.
Kosova si kurrë më parë këtë herë prezantohet me 11 sportistë, dhe ata tashmë janë vendosur në Fshatin Olimpik derisa sot aty pritet të arrijnë edhe ekipi i xhudos dhe ai I boksit.
“Flamujt e vendosur në Fshatin Olimpik të Lojërave Olimpike Tokio 2020.
Në Fshatin Olimpik sot arrijnë edhe ekipi olimpik i xhudos dhe ai i boksit””, ka shkruar KOK-u. Sivjet me plotë të drejtë Kosova pret jo një medalje por më shumë, kjo fal formës së jashtëzakonshme të xhudistëve tanë.