Flamur Fetahaj emërohet nënkryetar i Gjakovës

15 dhjetor 2021 | 22:49

Flamur Fetahaj edhe zyrtarisht ka pranuar detyrën si nënkryetar i komunës së Gjakovës për mandatin e ri qeverisës.

Këtë e ka bërë të ditur vet Fetahaj përmes një postimi në Facebook, ku ka shkruar se është detyrë e privilegj për t’u shërbyer qytetarëve të Gjakovës.

“Sot, zyrtarisht, nga Kryetari Gjini, kam pranuar detyrën si Nënkryetar i Komunës së Gjakovës për këtë mandat të ri qeverisës. Faleminderit Kryetar për besimin!”.

“Kjo detyrë, është privilegj e mbi të gjitha përgjegjësi për t’iu shërbyer me nder bashkëqytetarëve të mi. Bashkë me Kryetarin Gjini dhe bashkëpunëtorët tanë, na presin angazhime dhe projekte me vlerë për Gjakovën tone”, ka shkruar Fetahaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeparlamentari Glauk Konjufca ka komentuar deklaratën e liderit të LDK-së,…