Flamur Maloku largohet nga Lëvizja Vetëvendosje
Flamur Maloku, asistent ligjërues në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”, në atë të Gjilanit “Kadri Zeka” dhe në Kolegjin Evropian “Juridica”, nga sot nuk do të jetë pjesë e Lëvizjes Vetëvendosje.
Për dorëheqjen e tij ai ka njoftuar përmes një postimi të publikuar në llogarinë e vet në “Facebook”.
“Kontributi im në letërsi ka për qëllim që studimet e bëra t’i kontribuojnë zhvillimit të letërsisë në veçanti dhe shoqërisë kosovare në përgjithësi. Edhe qëllimi im politik në Lëvizjen Vetëvendosje! ishte po ky, i njëjti; t’i kontribuoj Kosovës dhe popullit tim.Për arsye të ndryshme, unë nga sot e deklaroj dorëheqjen time nga Lëvizja Vetëvendosje!”, ka shkruar Maloku.
Deklarata e plotë e Flamur Malokut:
Miq e dashamirë,
Kontributi im në letërsi ka për qëllim që studimet e bëra t’i kontribuojnë zhvillimit të letërsisë në veçanti dhe shoqërisë kosovare në përgjithësi. Edhe qëllimi im politik në Lëvizjen Vetëvendosje! ishte po ky, i njëjti; t’i kontribuoj Kosovës dhe popullit tim.
Për arsye të ndryshme, unë nga sot e deklaroj dorëheqjen time nga Lëvizja Vetëvendosje!.
Duke mos u penduar asnjëherë për punën që bëj dhe duke ju falënderuar përzemërsisht për përkrahjen në çdo kohë, dëshiroj të theksoj se do të vazhdoj të punoj pareshtur dhe të merrem njëkohësisht me studimet e profesionit tim.
Veprimtaritë mund të ndryshohen, por idealet kurrë!
Me nderime,
Flamur Maloku
(M.Q / Epoka e re)