Flamur Mrasori zgjedhet kryetar i Bordit të BQK-së
Bordi i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës me shumicë votash ka zgjedhur prof. dr. Flamur Mrasori për kryetar të Bordit të BQK-së.
Mrasori ka punuar në BQK për mbi 11 vite ku ka ushtruar funksione të rëndësishme, përfshirë funksionin e sekretarit të Bordit ekzekutiv të BQK-së dhe të këshilltarit të guvernatorit.
Gjatë periudhës së shërbimit të tij në BQK, ai ishte i përfshirë në të gjitha proceset e rëndësishme për realizimin e objektivave të BQK-së.
Si kryesues i Komisionit për Integrime Evropiane të BQK-së, Mrasori ishte pjesëmarrës në procesin e dialogimit të MSA-së ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian.
Po ashtu, Mrasori ishte pjesëmarrës i rregullt i delegacionit të BQK-së në takimet vjetore të Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe Bankës Botërore. Po ashtu, dy herë ka qenë zëvëndësguvernator i përkohshëm i Republikës së Kosovës në FMN gjatë takimeve vjetore.
Mrasori është profesor në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës.