Flamur Neziri i bashkohet Prishtinës
Ish-portieri i mirënjohur Flamur Neziri i është bashkuar skuadrës së Prishtinës. Neziri ishte portier aktiv i 2 Korrikut dhe njëkohësisht ushtrues i rolit të trajnerëve të portierëve, kurse ka vendosur t’i bashkohet skuadrës që për një kohë të gjatë zhvilloi karrierën si futbollist.
“Ish-portieri i mirënjohur i skuadrës sonë, së fundi portieri aktiv i 2 Korrikut dhe njëkohësisht ushtrues i rolit të trajnerëve të portierëve, tani e tutje do të jetë pjesë e skuadrës sonë. ‘Muli’ duke qenë pjesë e Shkollës së futbollit FC Prishtina në cilësinë e trajnerit të portierëve, të më të rinjve, nga ‘duart e arta’, do të provojnë që t’i realizojnë ëndrrat e tyre drejt ngjitjes së majave në mes të shtyllave”, thuhet në njoftimin e Prishtinës.
Neziri me FC Prishtina në tre edicione (2010-2013) me klubin tonë ka regjistruar 84 paraqitje dhe katër trofe të fituar, dy tituj kampioni, një Kupë dhe një Superkupë të Republikës.