![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2019/10/veseli-e-shala.jpg)
Flamur Shala i LDK-së i bashkohet PDK-së
Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) i është bashkuar Flamur Shala, njeri prej personaliteteve të shquara të LDK-së në Prishtinë.
Lajmin e ka bërë me dije, kryetari i PDK-së, Kadri Veseli në llogarinë e vet në “Facebook”.
“Një prej personaliteteve kryesore të LDK-së, i cili ishte më i zëshmi në dekadën e fundit për Prishtinën, Flamur Shala, nga sot është pjesë e Partisë Demokratike të Kosovës. Ai ishte shef i grupit të asamblistëve të LDK-së, zëvendëskryesues dhe asamblist për shumë vjet në Kuvendin Komunal të Prishtinës. Partia Demokratike e Kosovës ka njerëzit më të dëshmuar, më të përgatitur, më të përkushtuar dhe më atdhetarë, që garantojnë cilësi në vendimmarrje për një të ardhme më të mirë. #PDK112”, ka shkruar Veseli.
/Epoka e re/
https://www.facebook.com/kadriveseliofficial/photos/a.215840038591210/1374085539433315/?type=3&theater