Flamuri amerikan i dhurohet imamit Labinot Maliqi për veprimet e tij proamerikane
Shoqata “Miqtë e Amerikës” ka organizuar aktivitetin e fundvitit, ku kryetari i kësaj shoqate, Agim Rexhepi, ia ka dhuruar një flamur amerikan me historiat, imamit Labinot Maliqi, njëkohësisht drejtor i “Qendrës së Kosovës për Paqe”, për veprimet e tij proamerikane.
Ky flamur ka qëndruar në shtizë te shtatorja e presidentit Bill Clinton më shumë se gjashtë muaj gjatë periudhës 2017- 2020.
Imami Labinot Maliqi ka thënë se është mirënjohës, pasi sipas tij ky flamur e ka bërë Kosovën shtet, dhe është garantues i shtetësisë së saj.
“Unë jam krenar ta mbajë këtë flamur në zyrën time. Jemi falënderues pafundësisht ndaj ShBA-së”, ka thënë Maliqi, raporton “EO”.
Ndërsa kryetari i shoqatës “Miqtë e Amerikës”, Agim Rexhepi, ka lavdëruar imam Maliqin, duke thënë se veprimet e tij kanë qenë efektive për të rinjtë.
“Labinoti ka bërë veprime shumë efektive. Sepse në këtë kohë kemi nevojë ta orientojmë popullin tonë në rrugën e drejtë” , ka thënë Rexhepi.