Flamuri i BE-së në gjysmështizë, EULEX-i nderon policin e vrarë, Afrim Bunjaku
25 shtator 2023
| 12:35
Një ditë pas vrasjes së policit Afrim Bunjaku nga grupet terroriste serbe në Banjskë të Zveçanit, në Kosovë është duke u mbajtur ditë zie për nderë të tij.
Pas institucioneve vendore, edhe EULEX-i e ka lëshuar flamurin e BE-së në gjysmështizë.
“Sot mbajmë zi për humbjen e rreshterit të Policisë së Kosovës Afrim Bunjaku, i cili u vra dje në krye të detyrës. Flamuri i BE-së është ulur në gjysmështizë në nderim të tij. Me mendje jemi pranë familjes, miqve dhe kolegëve të tij”, është thënë në njoftimin e EULEX-it.